SHSHA në Çikago: Në Maqedoni asnjë fjalë për çështjen e (pa) zgjidhur shqiptare

Amerika

SHSHA në Çikago: Në Maqedoni asnjë fjalë për çështjen e (pa) zgjidhur shqiptare

Nga: Skënder Karaçica Më: 25 qershor 2018 Në ora: 19:18
Skënder Karaçica

Pjesa e politikës shqiptare (BDI)në koalicion me (LSM) në Maqedoni,marrëveshjen rreth kontestit të emrit në mes Athinës dhe Shkupit e ka pritur me një entuziazëm të veçantë,thuhet në qasjen ndaj intervistës së Bujar Osmanit,z/ministër në qeverinë e Zoran Zaevit,dhënë BBC News(në gjuhën serbishte).

Për këto vite që nga pavarësia e Maqedonisë nga ish-Jugosllavia dhe të konfliktit të vitit 2001,

politika aktuale si ,,liderë,, i popullit shqiptar në hapësirën e vet etnike e ka lënë në margjinat e kohës dhe jashta kodeve të Kushtetutës(vetëm)si pakicë me pakicat tjera pa ndonjë përspektivë të barazisë kombëtare

në fatin e katër faqeve të Marrëveshjes së vdekur të Ohrit,që përmes qasjes aktuale të SHSHA-së në Çikago,i kundërshton disa mendime atuziaste të z/ministrit Bujar Osmani dhënë BBC News.

Nuk e kuptojmë z.Bujar Osmani që në paraqitjet e tij publike në shtypin e BE-së dhe të rajonit si zyrtar i lartë shqiptar në institucionet e shtetit maqedonas,deri me tash nuk e ka thënë asnjë fjalë për çështjen e (pa)zgjidhur shqiptare dhe,në rrjedhë të politikës aktuale ai sikur dëshiron të arsyetojë ,,besimin politik,,të regjimit aktual të Zoran Zaevit dhe të bashkëqytetarëve maqedonas në ,,ruajtjen e identitetit,,(sic!)karshi marrëveshjes ,,historike,,në mes Athinës dhe Shkupit,thuhet në qasjen politike të SHSHA-së në Çikago.

Edhe kësaj radhe,Bujar Osmani në intervistën e tij për BBC News më shumë ka ,,hedhë dritë,,në relacionet politike të marrëveshjes dhe për çështjen e ,,identitetit,,

të bashkëqytetarëve të tij maqedonas dhe asnjë fjalë për popullin e dytë shumicë të shqiptarëve etnikë në Maqedoni që me këtë marrëveshje,,historike,,nuk do të fitojnë asgjë as më pak e as më shumë sesa statusi aktual i pakicës me pakicat tjera në këtë shtet multinacional,SHSHA ia përkujton Bujar Osmanit në Shkup.

Ndonëse faktori politik shqiptar në Ballkan,

janë të ndarë në vijat politike dhe çështjen kombëtare e kanë lënë në këndin e vdekur të skenës ,,demokratike,,atëherë diplomacia relevante e BE-së po vendos standarde të dyfishte për popullin shqiptar që më shumë është duke dhënë të drejta për pakicën serbe në Kosovë sesa për popullin e dytë shumicë shqiptare në Maqedoni më përbërjen kombëtare mëse 40 përqind,që me këtë marrëveshje Athinë-Shkup dhe ndryshimet e Kushtetutës do të mbetët në pozitën e pakicës pa ndonjë të ardhme të afirmimit dhe të barazisë kombëtare në hapësirën etnike në Maqedoni,kështu ia përkujton SHSHA Bujar Osmanit që në intervistën dhënë BBC News e ka huqur fund e krye,thuhet në këtë qasje nga Çikago.

Për fund SHSHA në Çikago i bënë thirrje publike faktorit politik shqiptar në Maqedoni(BDI)që të shqyrtojë propozimin shkencor-historik të profesor Jusuf Buxhovi që me ndryshimet e Kushtetutës në dritën e marrëveshjes Athinë-Shkup të vëhet në rend dite Maqedonia dykombëshe dhe avancimin i çështjes shqiptare jo pakicë kombëtare,por pjesë kushtetuese shtetformues nëse dëshirojmë që ky shtet artificial pa gjuhë e identitet të qendrojë në këmbë si shtet dykombësh me popullin dytë shumicë shqiptare,thuhet nga Çikago dhe porosi për z/ministrin Bujar Osmani në Shkup.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat