Krajanët në New York mbajtën Piknikun Veror

Amerika

Krajanët në New York mbajtën Piknikun Veror

Nga: Beqir SINA - New Jersey Më: 25 qershor 2018 Në ora: 22:14
Pikniku Veror

Shoqata " Kraja" mbajti dje ( e diel 24 qershor) piknikun vjetorë, ku disa qindra krajan, me familjet e tyre u bën bashkë në një ditë argetimi, ku nuk munguan lojra sportive (turnir në mini- futboll, volejboll etj), këngë e valle nga kjo trevë - Muzikë "Live" dhe "DJ" si dhe ushqim tradicional " qevapa", "byrek" "pizza" dhe pije freskuse, të gjitha këto falas nga Shoqata dhe sponsorizuesit krajan.

Pikniku veror tashmë i bërë tradicional i organizuar nga Shoqata Atdhetare Kraja u mbajtë të Dielen me 24 Qershor 2018 në Parkun Natyror "Craigmeur Recreation Complex" në Green Pond Rd Newfoundland, New Jersey . Pikniku fillojë në orën 9 të mengjesit dhe përfundojë në orën 6 të mbrëmjes.

Krajanët me familjet e tyre këtë të diel sfiduan kohën e cila për fat të mirë megjithë një rrebesh shiu (30 minuta në mesdrek) ishte mjaft e bukur në këtë ditë, duke kaluar disa çaste mjaft të kënaqshme me njeri tjetrin si pjesë e komunitetit krajan në zonën Tri-Shtshit.

Në fjalën e mirëseardhjes nënkryetari I kësaj shoqate, duke i uruar bashkëvendasve të vet një ditë pushimi të gëzuar, tha se :"Kraja dhe qytetaret e sajë kanë qenë faktor i rendësishem i orës historike kombëtare dhe luftetar të pa kompromis ne mbrojtjen e vlerave tona kulturore. Komuniteti krajan poashtu ësht faktor i rendesishën në New York City dhe më dinjitet perfaqson vlerat e kulturore shqiptare,".

Image

Ndërsa, ai faleminderojë zevendes abasadorin e Republikes së Kosovës zotri Lulzim Krasniqi, Imam i Qendres Islame Shqiptaro-Amerikane ne Queens Zotri Edin Gjoni, dhe të gjithë krajanët që kishin ardhrur në piknikun tradicional të organizuar nga Shoqata Kraja me seli në New York, një falenderim i veçantë drejtojë për sponsoret e piknikut për perkrahjen e vazhdueshme perkrahje pa të cilën nuk do të jet e mundur kjo ditë, tha ai duke permendur sponsorizuesit : Unique iron Works me pronar zotri Skender Popin - Kanaqi painting & renovation me pronar Zotri Sami Kanaqin - Tuscan Table me pronar zotri Xhevat Koliqin- Franks Pizza me pronar zotrinjt Bahri Vuka dhe ILmi Milla- Famous Rays Pizza më pronar vllezrit Agim dhe Lulzim Cana.

Pikniku, të dielën, më 24 qershor, në mjediset piktoreske në Parkun Natyror "Craigmeur Recreation Complex" në Green Pond Rd Newfoundland, New Jersey, me një natyrë shumë të ngjashme me bukurit natyrore të krahinës së trevës, ishte një ndër më të mëdhenjtë në komunitetin shqiptarë.

Edhe, këtë diel ashtu si vitet e kaluara në piknik u mblodhën së bashku familjet krajane, që nga orët e para të mëngjesit, me dëshirën e madhe për t’u takuar me njëri tjetrin, ku më të gëzuarit ishin të vegjlit (fëmijët e shkollës) të rinjtë e të rejat deri tek më të moshuarit, kudo vërehej një gëzim i papërshkruar te pjesmarrësit.

Ata u mblodhën në një ditë si kjo për të kaluar së bashku një ditë të gëzuar, ku ata shpalosën disa nga vlerat karakteristike të krahinës. Për anën sportive, kulturore dhe artistike, në këtë piknik u kujdesen, ish-sportistë të njohur krajan, të cilët mbajtën edhe një turne te futbollit te vogel me disa ekipe me lojtar nga Kraja dhe zonat per rreth saj.
Përveç kësaj, në këtë piknikë Shqiptarë, një kënaqësi e veçantë e mbushur me ngjarje të tjera familjare, duke kombinuar sportet dhe aktivitetet për fëmijë me një atmosferë pikniku shumë e ngjashme ajo me piknikët masive që kan mbajtuar krajanët në natyrën e mrekullueshme të Krajës, çdo sesion pranveror dhe veror kur ata ishin në vendlindjen e tyre.

Image

Pikniku Pranveror, thanë pjesëmarrësit, ishte një moment i shkëlqyer, dhe në të kanë rastin të bashkohen në një ambient kaq të bukur natyrorë, të gjithë shqiptarët si një familje e madhe në mërgim.

Arkatari I Shoqatës "Kraja" Hamid Alaj, ish kryetari i kësaj shoqate, e cila ka rritje të madhe në anëtarësin e saj dhe aktivitetet e shumta që organizon në komunitetin shqiptar në zonën e Tri-Shteshit,drejtojë trurnirin e futbollit në këtë piknik dhe solli disa të dhëna të turnirit në futboll të vogël në piknikun e Shoqatës "Kraja" :

Organizatorët-mbikqyrësit e turnirit

1.-Hamid Alaj
2.-Agim Cana
3.-Adnan Huti
Ekipet pjesmarrëse:
1.-Arbneshi
2.-Ftjani
3.-Veliqi
4.-Ostrosi
5.-Besi
6.-Muriqi
7.-Brisku
8.-Skje
9.Martiqi
10.-Boboshti
Grupi I
1.-Ftjani
2.-Veliqi
3.-Arbneshi
4.-Skje
5.-Martiqi
Grupi II
1.-Besi
2.-Muriqi
3.-Ostrosi
4.-Brisku
5.-Boboshti
Rezultatet e ndeshjeve
1.-Ftjani - Veliqi 4:0
2.-Besi - Muriqi 0:0
3.-Arbneshi - Skjeja 0:1
4.-Ostrosi - Brisku 1:4
5.-Boboshti - Muriqi 0:3
6.-Martiqi - Ftjani 2:0
7.-Veliqi - Arbneshi 1:2
8.-Besi - Ostrosi 0:0
9.-Skje - Martiqi 0:1
10.-Brisku - Boboshti 3:0
11.-Arbneshi - Ftjani 0:2
12.-Ostrosi - Boboshti 3:0
13.-Veliqi - Skje 0:1
14.-Besi - Boboshti 3:0
15.-Arbneshi - Martiqi 0:1
16.-Muriqi - Ostrosi 2:0
17.-Veliqi - Muriqi 0:3
18.-Besi - Brisku 0:3
19.-Ftjani - Skje 0:2
20.-Brisku - Muriqi 1:1

Kualifikimi

Grupi I
1.-Martiqi
2.-Skje

Grupi II
1.-Brisku
2.-Muriqi

Gjysëmfinalja
1.-Brisku - Skje 0:0 (pen. 2:3)
2.-Muriqi - Martiqi 3:0

Finalja
1.-Skje - Muriqi 2:0

Fitues i turnirit
1.Skje

Lojtari më i mirë u shpall lojtari i ekipit te Muriqit, Ali S. Hoxha

Portieri më i mirë u shpall portieri i ekipit fitues Skje, Xhevat Demiri

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat