Çështja çame, një çështje mbarëkombëtare shqiptare!

Amerika

Çështja çame, një çështje mbarëkombëtare shqiptare!

Nga: Beqir SINA - New York Më: 29 qershor 2018 Në ora: 19:15
Argjentinë

Në 74 vjetorin e gjenocidit dhe diskriminimit të shqiptarëve nga regjimet greke, duke synuar kështu vetëdijesimin e të gjithë kombit për çështjen çame, Hirësia e tij Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, e thënë ndryshe pasuese e kishës së Nolit, por në pjesën jugore të kontinentit, në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka kujtuar këtë datë me mesazhin : "I gjithë Kombi jemi Çamëri!!!”

Në mesazhin e tij, Arzobispo (Kryepeshkopi) Aleksandër i Argjentinës dhe Amerikës Latine, shoqëruar me një fotografi ku është bërë edhe simboli shqiptar i shqiponjës me dy pëllmbat e duarve, shkruan se :” Vëllazën e Motra, të nderuar Bashkatdhetarë:  ?Sot ësht? 74 vjetori i Genocidit Çam, (27 / 6 / 1944 - 20). Çamëria ka qenë dhe mbetet një vatër trimërie Shqiptare, një vatër diturie. Çamëria ose Thesprotia shtrihet nga lumi Pavël i vjetër deri në Prevezë, nga deti Jon në perëndim deri në malet e Pindit në lindje. Si pjesë etnike e Kombit Shqiptar, që është nga popujt më të vjetër të Evropës. "Te gjithe Kombi jemi Çamëri!!! ?”, thotë në mesazhin e tij në kujtim të kësaj dite Arzobispo (Kryepeshkopi) Aleksandër.

Ai thotë se:”Kjo është Dita e Genocidit grek, Dita e Dhimbjes së Madhe Mbarë Kombëtare... Nuk duhet harruar, duhet ta përkujtojmë me dhimbje këtë ditë. Ditë zije sot për kombin tonë!!! Harresa e kujtesës historike për popujt është vdekjeprurës!!! Mos ta harrojme edhe atë të vitit 1914!!! Sepse, Shqipëria jeton me Heronjtë dhe Martirët e tyre!!! Çameria është një plagë e hapur që kullon gjak në secilin prej nesh - në çdo damar shqiptari. Kjo datë sot është një Homazh për të gjithë ata Martirë që u masakruan!!! Nderim e respekt për të gjithe ata që u përzunë me forcë nga trojet e shtëpitë e tyre!!!

Nuk harrojmë!!! Çamëria është Shqipëri, nuk harrojmë!!! Rroftë Çamëria dhe Çamët!!! Lavdi dhe perkujtime të përjetshme Vëllezërve Çamë!!! Te rroj Çamëria!!! Të rroj Bashkimi Kombëtar!!! Respekt dhe përulje për të gjith Martirët e atij Genocidi grekë kundra Çameve, Vëllezërve Shqipëtar Autokton!!! Rroft Kombi Shqiptarë!!! Në Lavdinë e Kombit tonë Shqiptar përgjithmonë!!! Në jetë të jetëve, Rroftë Shqipëria dhe ata që e duan atë!!! Shpirti i Arbrit nuk vdes kurrë!!! I Liris së Llirisë!!! Autoctonus!!!

Ndërkohë, në fund të këtij mesazhi në kujtim të 74 vjetorit të Genocidit Çam - 24 Qershorit 1944,Arzobispo (Kryepeshkopi) Aleksandër thotë se :"Ështe e Shenjtë Çamëria, dhe Kombi Shqiptare, historia Jon, kultura dhe toka Jon...Qofshin të Bekuar!!!! Zoti e Bekoftë Shqipërinë dhe Shqiptarët!!!” Kryepeshkopi Aleksander i Shqipatërve Bir i Shqiponjës Arzobispo (Kryepeshkopi) Aleksandër i Argjentina dhe Amerika Latine rrënjët e tij zënë fill tek pasardhësit e Skënderbeut. Njëri nga prindërit mbante mbiemrin Muzakajt, ndërsa tjetri mbante atë Greco. Shumë shekuj më parë, familja e tij pat lënë Arbërinë e shkrumbuar nga luftërat dhe qe vendosur në Kozencë. Hirësia e tij Aleksandër, Kryepeshkop i Kishës Ortodokse të Shqiptarëve të Diasporës në Amerikën Latine, e thënë ndryshe pasuese e kishës së Nolit, por në pjesën jugore të kontinentit.
Shqiptarët e Argjentinës

Kjo kishë ka komunitetet e veta në Argjentinë, Brazil, Kili, Uruguai. “Dy janë qëllimet e punës sonë: të shërbejmë që shumë njerëz të ritakojnë besimin tek Zoti dhe t’i takojmë shqiptarët me vlerat kulturore të kombit tonë përmes simboleve dhe historisë. Madje, synojmë që të gjitha këto t’i bëjmë në shqip”, thotë Kryepeshkopi me seli në Buenos Aires të Argjentinës. Ai tregon se në këtë shtet dhe në gjithë Amerikën e Jugut ka shumë shqiptarë, shumë arbëreshë që kanë ikur nga Italia Jugore dhe janë vendosur atje. “Ne jemi me mijëra, por shumica është e asimiluar në vendin ku ka jetuar dhe e kanë harruar pothuajse lavdinë e origjinës shqiptare. Po luftoj për t’i ribashkuar, për t’iu kujtuar origjinën.
Amaneti i Kryepeshkopit

"Unë vij nga një familje me origjinë arbëreshe e jugut të Italisë. Paçka atyre shumë shekujve që kanë kaluar nga koha që familja ime la Shqipërinë, gjithmonë e kemi ruajtur edhe të folurën. Arbëreshët që jetojnë në Amerikën e Jugut e kanë humbur jo pak të folurën shqipe, gjuhën pra, e megjithatë po përpiqem ta rikthej vëmendjen tek ajo. Gjithnjë e kemi pasur në ndërgjegjen tonë, tokën e origjinës. Kjo koshiencë nuk ka humbur as përgjatë shekujve. Kjo është e rëndësishme për t’ia transmetuar edhe të rinjve tanë. Gjithnjë kam thënë se porta jonë është e hapur për të gjithë ata që kanë gjak shqiptar."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat