Një shqiptare hap biznes me synimin për të ndihmuar refugjatët

Amerika

Një shqiptare hap biznes me synimin për të ndihmuar refugjatët

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 23:22
Lina Zdruli, një profesioniste e re shqiptare në Uashington, e vendosi të hapë një biznes të ri, të bazuar tek ndërgjegja sociale, që ofron një produkt të ëmbël dhe të shëndetshëm.

Kriza globale e migracionit është një nga sfidat më të rëndësishme me të cilën përballen tani udhëheqësit. Numri i madh i azilkërkuesve në vendet perëndimore vitet e fundit ka ngritur pyetje të ndryshme: si do të integrohen azilkërkuesit në shoqëri? A janë në gjendje tregjet e punës në këto vende të ofrojnë mundësi për një jetë të pavarur për refugjatët dhe imigrantët?

Por çdo sfidë, ofrohen edhemundësi. Lina Zdruli, një profesioniste e re shqiptare në Uashington, e vendosi të hapë një biznes të ri, të bazuar tek ndërgjegja sociale, që ofron një produkt të ëmbël dhe të shëndetshëm. Ajo ka vendosur që të punësojë vetëm gra refugjate. Kolegia jonë Joana Allamani, bisedoi me Lina Zdrulin rreth kompanisë së saj “Dafero”, rolit të saj si sipërmarrëse e re, dhe se planet për të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat