Lazim Destani falënderon kongresisitin Eliot Engel

Amerika

Lazim Destani falënderon kongresisitin Eliot Engel

Nga: Beqir SINA – New York Më: 8 korrik 2018 Në ora: 14:44
Lazim Destani dhe Eliot Engel

Biznesmeni dhe filantropi i njohur shqiptar, Lazim Destani, në kuadër të aktivitetetve që shënuan 242 vjetorin e pavarësisë së SHBA, është nderuar me mirënjohje të veçantë nga Kongresi amerikan me inisiativën e kongresmenit Eliot Engel.

Destanit iu dorëzua më 4 Korrik 2018 çertifikata e Mirënjohjes si dhe Flamuri i Shteteve të Bashkauara, pasi më parë Dhoma e Kongresit kishte përkrahur propozimin e kongresmenit amerikan Engel që Destani të nderohet me këtë çmim të lartë të Kongresit amerikan.

Ceremonia e dorëzimit pranimit të Flamurit amerikan nga zoti Destani, u mbajt në Zyrën e kongresmenit amerikan në praninë e , zyrtarve të kësaj zyre, gazetarve të komunitetit dhe miqve të tij, përfshirë edhe mikun e përbashkët veprimtarin Harry Bajraktari .

Me këtë rast kongresisiti Engel e çmoi lart kontributin e Lazim Destanit për krijimin e lidhjeve e bashkëpunimit me SHBA-ës, jo vetëm në fushën e biznesit por edhe më gjerë.

Destani, me ty kthyer nga kjo vizitë e suksesshme lëshojë një deklerat për shtypin, në llogarinë zyrtare në rrjetin social Facebook, ku ai thotë se ndjehet i privilegjuar që u nderua me flamurin amerikan, një ditë pas Ditës së Pavarësisë së Amerikës, dhe ka faleminderuar në mënyrë të veçantë mikun e madh të shqiptarve në Capitol Hill – kongresisitin e Nju Jorkut, Eliot Engel.

Zoti Destani shkruan :”Sot ndihem shumë i lumtur që pranova flamurin e Shtetit Amerikan, që është valëvitur për nderin tim, në ditën e Pavarësisë së SHBA-ve, me 4 Korrik nga Kongresi Amerikan ne Capitol Hill Washington! Ky është një nga nderet më të veçanta që më është bërë deri tani.

E falenderoj mikun e shqiptarëve Kongresistin Eliot Engel për dorëzimin e këtij nderi si edhe për kontributin e tij të pashoq për çështjen shqiptare.

Populli shqiptar ka pasur fatin e jashtëzakonshëm që të ketë në krah një partner kaq madhështor, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe jam i bindur se besnikërisht do të vazhdojmë ta ruajmë këtë miqësi të përjetshme me ta.”

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat