Ndahet nga jeta Stan Dragoti: “Humbëm artistin e madh të Diasporës shqiptare në Amerikë”

Amerika

Ndahet nga jeta Stan Dragoti: “Humbëm artistin e madh të Diasporës shqiptare në Amerikë”

Beqir Sina - New York Nga Beqir Sina - New York Më 16 korrik 2018 Në ora: 14:37
Stan Dragoti

NEW YORK CITY : Pas vdekjes së regjizorit me origjinë shqiptare, Stan Dragoti, artistë, veprimtar, lider, dhe bznesmen të suksesshëm, filantrop të njohur shqiptar, miq e dashamir, të tij, kan shprehur dhimbjen e thellë për këtë humbje të artit dhe kulturës shqiptare në botë, duke lënë mesazhe ngushëllimi në rrjetet sociale, dhe duke u shprehur se  kemi humbur një figurë të rëndësishme shqiptare, të kultures dhe artit në SHBA, njeriun që promovojë nëpërmjet artit dhe kulturës Shqipërinë, tonë të dashur kudo në botë”
 
Pas lajmit të vdekjes së regjisorit hollivudian me origjinë shqiptare, Stan Dragoti, një reagim ka ardhur edhe nga miku i tij – Presidenti i kompanisë ECOLOG dhe I KF “Shkëndija nga Tetova zoti Lazim Destani, i cili publikojë, një fotografi të cilën ai ka nisur në vend të ngushëllimit.

Në mesazhet e tyre, bashkëatdhetarët tanë të shumtë, vazhdojnë të shprehin ngushëllimet e tyre, me këtë rast në rrjetet më të frekuentuara sociale Facebook, Tweeter, Instagram, për regjizorin hollivudian me origjinë shqiptare, të cilët thonë se ka qenë të hidhëruar kur nga rrjetet sociale mësuan lajmin mbi ndarjen nga jeta të Stan Dragotit.

Bashkëatdhetarët tanë, të shumtë në numër, këtu në Shtetet e Bashkuara, janë duke u shprehur dhimbjen e tyre,  se: "Humbëm një artist të shquar shqiptar në SHBA, një yll i Hollywood-it, i cili u ngjitë në majën e kulturës shqiptare, duke promovuar nëpërmjet artit dhe kulturës Shqipërinë, Kosovën gjatë luftës për çlirim dhe pavarësinë e saj, dhe New Yorku me simbolin e fashëm “I Love NY”. Kontribut i Stan Dragotit, artistit të shquar në Hollywood,SHBA, do të mbetet në zemrat e çdo shqiptari”

Kryeredaktori i gazetës shqiptaro amerikane Illyria, në Nju Jork, shkruajti një speciale përkujtimore me këtë rast duke kujtura se :” Në vitin 2007, me ndërmjetësimin e botuesit të gazetës “Illyria” Vehbi Bajrami, e intervistova për gazetën tone, Stan Dragotin. 

“Në atë kohë, ai ëndërronte të bënte diçka të ngjashme për Shqipërinë, si fushata e famshme “E dua Nju Jorkun” që i kishte dhënë dikur famën në botën e reklamave., shkruajti Ruben Avxhiu, duke shprehur me këtë rast edhe ngushëllimin e tij dhe të botuesit Vehbi Bajrami- Lamtumirë Stan!- I lehtë dheu i kësaj toke,!.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat