Ia ktheu imazhin New Yorkut, por nuk arriti edhe Shqipërisë

Amerika

Ia ktheu imazhin New Yorkut, por nuk arriti edhe Shqipërisë

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 17:07
Regjisori amerikano-shqiptar Stan Dragoti ka ndërruar jetë

Regjisori amerikano-shqiptar Stan Dragoti ka ndërruar jetë. Ai kishte një plan të madh për Shqipërinë.

Dëshironte të bënte një seri filmash për Shqipërinë, për t’i treguar botës kulturën, bukuritë, gjendjen aktuale dhe historinë e vendit nga ku e kishte prejardhjen.

Ai është regjisor i shumë filmave të njohur në botë, por njihet ,ë së shumti për punën që bëri për t’i kthyer imazhin New Yorkut.

Në një kohë ku ky vend kaq i madh, kishte mbetur shumë keq dhe të gjithë thoshin se e urrenin, Dragoti realizoi një reklamë e që nga atëherë të gjithë e pëlqejnë.

Reklama që ai bëri, funksioni gjithandej.

I LOVE NY është llogoja që ai bëri, ia bashkëngjiti një muzikë të mirë dhe vuri në pah gjërat e mira të këtij vendi.

Këtë qëllim kishte edhe me Shqipërinë.

Disa vite më parë, ai ka qenë për vizitë edhe në Shqipëri, ku edhe nisi së bashku me producentë dhe bashkëpunëtorë të tij, disa projekte për të promovuar dhe nxitur zhvillimin e turizmit shqiptar. Por, nuk u realizuan.

Filmat do i transmetonte në Histori Channel, që ka miliona shikuesm.

Me këtë kompani kishte kontratë disa vite dhe çfarëdo që punonte ai, ata e transmetonin.

Imazhi i Shqipërisë për të ishte shumë i rëndësishëm.

“Projekti për të bërë të njëjtën gjë me Shqipërinë është ambicioz dhe aspak i lehtë. Shqipëria vuan për imazh të mirë. Të huajt nuk kanë ide të qartë për Shqipërinë, që nga vitet e errëta. Nëse sot njerëzit nuk flasin për ty, atëherë nuk ekziston”, deklaroi ai kohë më parë.

Artisti i njohur i Hollywoodit me origjinë shqiptare, u nda nga jeta në moshën 85 vjeçare.    

I ndjeri ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Los Angelos, Kalifornia.

U lind në New York, vjen nga një familje tepelenase, që kanë emigruar shumë herët në SHBA.

Studioi në shkollën e arteve vizuele.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat