Ismet Beqiri, zhvillojë një vizitë të suksesshme në Nju Jork

Amerika

Ismet Beqiri, zhvillojë një vizitë të suksesshme në Nju Jork

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 17 korrik 2018 Në ora: 18:55
Ismet Beqiri

NEW YORK : Në një vizitë disa ditore në Nju Jork, i ftuar të marr pjesë në Forumin e Lartë Politik për Zhvillim ECOSOC, në Selinë e Kombeve të Bashkuara, forumin e organizuar lidhur planifikimin urban, në shtete të ndryshme, në këtë rast të Rep.së Kroacisë dhe Çekisë, ndodhet Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga rradhët e LDK-së, Ismet Beqiri Sekertar i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Takim ky i zhvilluar fund-javën e kaluar në kuader të Konferences ECOSOC,që u mbajt në selinë e OKB-së në Nju Jork, tha Beqiri në një intervistë të gjatë me televizionin ALBTVUSA nga Detroiti, "Ishte nder për mua të jem në Selinë e Kombeve të Bashkuara,ku Kosova padyshim meriton dhe shpresojm të jetë anëtare e OKB-së” në një të ardhme të afërt.”

Ai në këtë intervistë që do të trasmetohet së shpejti, foli edhe mbi takimet e zvilluara në Nju Jork, duke shfrytëzuar vizitën e tij për të bërë lobizëm për njohjen e Kosovës, nga shtetet që nuk e kanë njohur deri tani, si dhe njohu bashkëbiseduesit shqiptar dhe të huaj me disa nga mundësit e investimeve në Kosovë.

Ai gjithashtu iu pergjigjë edhe pyetjeve lidhur me situatën politike në Kosovë, demarkacionin, çështjen e Mitrovicës, vizave, dhe imazhit të Kosovës, me sjjellet e opozitës, gjatë mandatit të partisë së tij, dialogun e ri me Beogradin në vazhdimin e mandatit të Presidentit Thaqi, dhe foli për mundësinë e shkruajes në zgjedhje të reja, ku si tha Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës:

Partia jonë është shumicë dhe është gateshme të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, “aksion” ky që pritet të nisë mbas shtatorit”.
Ndersa duke folur me tej per viziten ai tha se “Këto ditë ndodhem në New York, SHBA,në vendin e demokracisë. Si e do rendi vizitën e nisa në Konusllatën tonë në New York, ku u prita nga Ambasadorja,shefja e misionit tonë zonja Teuta Sahatqia dhe stafi i saj, i mrekullueshem, tha ai duke shtuar se “u informova për punën dhe sfidat e Konsullatës së Republikës, e cila me plot gojën mund të thuhet se po kryenë punën e “Misionit” të Kosovës, në Nju Jork”, tha Deputeti i Kuvendit të Kosovës Ismet Beqiri per ALBTVUSA.

Në kuadër të kësaj vizite, Ismet Beqiri, tha se zhvillojë disa vizita në komunitet ku pati takime të rëndësishme, ndër të cilat ai veçonë ato me anëtarin e Këshillit të Bashkisë së Nju Jorkut, Mark Gjonaj, dhe veprimtar e lider të shquar, biznesmen e afariste , studente te dalluar të diasporës shqiptare, në SHBA.

“Ndjenjë e veqantë me qenë në Selinë e ....VATRA-s.Një histori e tërë pune, vuajtje sakrifice, kontributi për kombin tone”, la shënimin e tij në librin e vizitorve në shtëpinë e Vatrës, 106 vjeçare, bashkësisë shqiptare, të themeluar e të udhëhequr nga kollosët e kobit tonë, Noli, Konica, Peci, Kirka e të tjerë.

-Poashtu në Konsullaten e Kosovës në New York, Beqiri, thotë se u takova me Ilir dhe Fatos Bytyqi, takim i vecante me dy vëllezër të Yll,Mehmet dhe Agron Bytyqi, të vrarë para 19 vitesh nga kriminelët e regjimit serb.

“Bashkëbisedim vëllazror! Edhe pas sa vitesh,vrasësit nuk kanë dal para drejtësisë.Shteti amerikan dhe Kosova të vazhdojnë me angazhim të shtuar deri në dënim të kriminelëve, se vetëm kështu ata dëshmorë prehen në paqe dhe familjarët e tyre sado pak do të ndjehen më të lehtësuar.Obligim edhe i yni të bejmë punën tonë në këtë drejtim për këtë dhe shumë raste tjera.” tha Ismet Beqiri.
Në vijim të vizitës së tij zyrtare, Ismet Beqiri, i shoqëruar nga ambasadoria Teuta Sahatqija dhe diplomatët e Kosovës, pati nderin të takonte anëtarët e organizatës "Paqe dhe Shpresë", kryesuar nga znj. MimozaDajçi, e cila foli për pozicionin mbështetës të SHBA-ve, dhe kontributin e diaspores ndaj Kosovës.

Ismet Beqiri, u takua gjithashtu edhe me Rrjetin Shqiptaro-Amerikan të Sipërmarrësve (APEN) dhe ka diskutuar plane dhe nisma emocionuese per të ardhshmen! 

“Ne e falënderuamë APEN-in për përkushtimin e saj ndaj komunitetit dhe nxitjen dhe zhvillimin e mëtejshëm të zhvillimit profesional të shqiptarve në Diaspor”, tha ai.

Alban Nimani i cili është një artist i talentuar në audio dhe artet vizuale, ku puna e tij në zhanrin alternativ i ka fituar shumë çmime prestigjioze! Ishte visitor i Konsullatës së Përgjithshme të Kosovës, i cili pati rastin të takohet edhe me Deputetin e LDK, Ismet Beqiri.

Te varrezat në Yonkers, Nju-Jork, nën emblemën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pushojnë eshtrat e vëllezërve Mehmet, Agron dhe Yll Bytyqi, dëshmorë të kombit, të cilët brutalisht u vranë nga pjesëtarë të MUP-it serb, në qershor të vitit 1999.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, z Ismet Beqiri, takua pjesëtarët e batalionit “Atlantiku”, komandatin e tyre Gani Shehu dhe disa ish luftëtar të këtij batalioni, në hotelin Ramada – Yonkers NY, prej nga ky batalion 19 vjet më parë edhe u nis për të luftuar krah për krah bashkëkombësve në radhët e UÇK-së, me të cilët u bisedua për zhvillimet në Kosovë dhe Shqipëri, si dhe për tema që e preokupojnë diasporën në ShBA. 

Më pas, së bashku me prindërit e djemve Bytyqi, Ahmet dhe Bahrije, si dhe Ilirin villain e tyre, dhe ish bashkëluftëtarët e tyre, u nisën për te varrezat, për të nderuar veprën dhe sakrificën e tyre me homazhe shtetërore dhe me vendosje të kurorës me lule.

“Të dashur miq, shkruajti në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, Ismet Beqiri,: “Takimi me anëtarët,ish luftëtarët e Batalionit Atlantiku në krye me z.Gani Shehu.,Kryetar i Shoqatës Atlantiku....dhe familjen,prindërit dhe vëllaun e vëllezërve Bytyqi,tre dëshmorëve të UÇK-së,të vrarë para 19 vitesh nga kriminelët e regjimit serb, ishte një bashkë-bisedim vëllazëror me këta njerëz të mrekullueshëm që lanë rehatinë e jetës në Amerikë dhe shkuan në luftë për çlirimin e vendit.

Takimi me prindërit,familjarët e vëllëzërve Bytyqi ishte emocionues,por qëndrimi i tyre të bënë krenar. Edhe pas sa vitesh,vrasësit nuk kanë dalë para drejtësisë. Shteti amerikan dhe Kosova të vazhdojnë me angazhim të shtuar deri në dënim te kriminelëve,vetem kështu ata deshmorë prehen në paqe dhe familjaret e tyre sado pak do të ndjehen më të lehtësuar. Obligimi yni të bejmë punën tonë në këtë drejtim,për këtë dhe shumë raste tjera. Të gjithë së bashku bëmë homazhe te varret e tre dëshmorëve Yll, Agron dhe Mehmet Bytyqi.”
Lavdi jetës dhe veprës së tyre, shkruan Ismet Beqiri.
Babai i tre vëllezërve, Ahmet Bytyqi, i falënderoi Ismet Beqiri, dhe Ambasadoren Sahatqija, me gjithë stafin e saj, për vizitën dhe u shpreh se është i nderuar që ai dhe Konsullta e Kosovës, bashkëluftëtarët e tre djemeve të tij, erdhën dhe nderuan veprën e bijve të tyre, duke e bërë të paharrueshme vepërën e tyre për lirinë e Kosovës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat