Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptaro-amerikan, vizitë Akademisë së Kosovës

Amerika

Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptaro-amerikan, vizitë Akademisë së Kosovës

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 20:06
Adnan Mehmeti

Adnan Mehmeti u prit nga kryetari i Akademisë, Akademik Nexhat Daci. Me këtë rast bibliotekës së Akademisë ai i dhuroi disa numra të revistës “Pena”, organ i SHSHSHA-së si dhe disa vëllime librash të shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë.

Në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Kosovës në Prishtinë, u organizua një takim pune në mes kryetarit të Akademisë, Akademik Nexhat Dacit dhe presidentit të Shoqatës së Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikanë, Adnan Mehmeti.

Meqenëse Shoqata të cilën e udhëheq Adnan Mehmeti, ka një shtrirje pothuajse në të gjitha Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në gjirin e saj ka një numër të konsideruar anëtarësh të cilët vinë nga të gjitha trevat shqiptare, ajo ruan në mënyrë konsekuente lidhjet edhe me atdheun. 

Prandaj, edhe ky takim pune, ishte në vazhdën e këtij aktiviteti por edhe një njohje me botimet e fundit të Shoqatës, siç është monografia e aktiviteteve të Shoqatës, Shoqata e shkrimtareve Shqiptaro Amerikane me autor Adnan Mehmetin si dhe me antologjinë “ROZAFA’S MILK” (Qumështi i Rozafës), në të cilën janë të prezantuar 19 poetë, anëtarë të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë. I shoqëruar me një parathënie, dhe i përgatitur nga profesoresha e letërsisë amerikane, Diane Durant, ky libër për herë të parë në historinë e letërsisë shqipe që krijohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tregon interesimin me ambicioz dhe më serioz të botuesve amerikanë për poezinë shqipe që krijohet në Amerikë. 

Antologjia në fjalë mund të konsiderohet si një ndër kurorat më të bukura të anëtarëve të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e cila është përzgjedhur dhe përgatitur me mjaft përkushtim dhe që i bën nder jo vetëm autorëve të prezantuar në të, por edhe letërsisë shqipe që krijohet në diasporë, në veçanti, dhe asaj shqipe, në përgjithësi.

President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, e njoftoi kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës në lidhje me aktivitetin e Shoqatës por edhe me objektivat dhe planet botuese të kësaj Shoqate të themeluar 17 vite më parë. Mehmeti i tha akademik Dacit se “Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë është një organizëm kulture, e cila me punën dhe aktivitetin e saj të palodhur e të vazhdueshëm, i ka dhënë dhe po i jep zhvillim artit të ri letrar që zhvillohet brenda diasporës shqiptaro-amerikane.

Gjatë këtyre viteve, Mehmeti i tha Akademik Dacit, se Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë është vlerësuar nga emra të njohur të letërsisë amerikane, në mesin e të cilëve edhe kandidatë për çmimin Nobel.

Ai, përpos librave të tij të shumtë, Akademik Dacit, për bibliotekën e Akademisë, ia dhuroi edhe disa kopje të revistës “Pena”, organ i Shoqatës si dhe disa libra që ndërlidhen me veprimtarinë e saj.

President i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, poeti nga Lugina e Preshevës, Adnan Mehmeti, po ashtu pati një takim në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë së Kosovës, ku u prit nga drejtori i Departamentit të Shkencës, Dr. Murteza Osdautaj me të cilin shkëmbyen biseda për përvojat e tyre në fushën e botimeve dhe studimeve letrare.

Po ashtu ai u takua edhe me Botuesin e Shtëpisë Botuese “Buzuku”, Abdullah Zeneli, dhe nga ana e tij u njoh në lidhje me ecurinë e punëve të botimit të vëllimit poetik “Piktura në fjalë” të poetës amerikane Carrie Hooper, libër i shkruar me shumë përkushtim në të dy gjuhët (shqip dhe anglisht) nga vetë autorja dhe i përgatitur dhe redaktuar me shumë përkushtim nga Adnan Mehmeti.

Botuesi Zeneli i tha kryetarit të Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë se botimi i këtij libri të rëndësishëm pritet të bëhet brenda pak ditësh. Duhet thënë se Hooper është një njohëse e mirë e gjuhës dhe e kulturës shqiptare.

Poeti dhe President i SHSHSH, Adnan Mehmeti, bëri një vizitë edhe në Institun e Historisë së Kosovës, por ai u takua edhe me Prof. Dr. Besim Muhadrin, autorin e monografisë në proces, me titull “Adnan Mehmeti-jehonë e zërit poetik ndër shqiptarët e Amerikës”, i e cila pritet të dalë nga botimi në shtator të këtij viti. Libri në fjalë është një studim i thelluar i Dr. Muhadrit mbi krijimtarinë e poetike të Adnan Mehmetit, e cila me siguri që do të zgjojë kërshërinë e lexuesit dhe të botës së studimit letrar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat