Reagime nga SHBA, për Adem Demaçin

Amerika

Reagime nga SHBA, për Adem Demaçin

Nga: Beqir Sina Më: 27 korrik 2018 Në ora: 23:18
Adem Demaçi

"Adem Demaçin e kam takuar shumë herë në Amerikë dhe në Prishtinë, kur vizitoja Kosovën. Demaçi për ne do të mbetet gjithnjë simbol i rzistencës dhe njeri me karakter të pamposhtur.Shpirti i tij pushoftë në paqe! "shkruan Harry Bajraktari
NEW YORK : Të shumtë ishin shqiptarët në SHBA dhe Kanada, miq, shok dhe dashamirë të tij që e mësuan me dhimbje dhe hidhërim të madh vdekjen e Adem Demaçit. Në mediat sociale ata e cilësuan vdekjen e Demaçit ditën e Enjte – 25 Korrik, si një goditje e rëndë dhe një humbje e madhe, për Kosovën.

Harry Bajraktari, një veprimtar i shquar i çështjet kombëtare, shkruan se Iku Adem Demaçi-Baca. Pas veti la Kosovën e lirë e të pavarur. Ai ishte një atdhetar e hunmanist i veçantë që do të mbahet mend gjithnjë për rezistencën e tij ndaj të padrejtave që iu bënë shqiptarëve nën Jugosllavi dhe Serbi. Kurrë nuk u pajtua me regjimin që bëri aq shumë dhunë mbi shqiptarët, jashtë Shqipërisë Londineze.

“Për këtë rezistencën, ai u burgos dhe mbajti 28 vjet burg. Nuk u dorëzua dhe nuk u mposht kurrë. Demaçi ishte intelektual, atdhetar dhe luftëtar në beteja të shumta për të drejtat e njeriut dhe nuk u quajt rastësisht "Mandela i Ballkanit". Europa demokratike e vlerësoi lart rezistencën e tij si disident kundër shkeljes të të drejtave njerëzore e kombëtare të shqiptarëve nën Jugosllavi dhe ia ndau çmimin më të madh "Saharov", shkruan Bajraktari.
Ish themeluesi dhe botuesi I gazetës shqiptaro amerikane Illyria, shkruan se në vitin 1992 Baca Adem erdhi në New York. Gjatë qëndrimit të tij në

Amerikë, qesh me fat ta njoh dhe t' i organizoj një pritje në gazetën Illyria. E informova për punën që bënim ne, që gazeta të paraqiste të vërtëtën para opinionit amerikan për Kosovën në gjuhën angleze, krejt ndryshe nga ajo që ishte propaganduar për kohë të gjatë nga Serbia. Për punën tonë shprehu shumë mirënjohje.

“Rexhep Krasniqi, udhëheqës i "Shqipërisë së Lirë", intelektual i njohur që ishte shkolluar në Vjenë para Luftës së Dytë Botërore, pasi kishte dëgjuar se Adem Demaçi do të vizitonte gazetën Illyria, erdhi për ta takuar. Z. Krasniqi në atë kohë ishte shumë i lodhur dhe për ta parë simbolin e rezistencës ishte ngritur nga shtrati. Në redaksi erdhën edhe shumë bashkatdhetarë të tjerë, në mesin e tyre edhe z. Qazim Emra, një ushtarak i Mbretit Zog, tregon Bjaraktari .
Adem Demaçin e kam takuar shumë herë në Amerikë dhe në Prishtinë, kur vizitoja Kosovën.
Demaçi për ne do të mbetet gjithnjë simbol i rzistencës dhe njeri me karakter të pamposhtur.
Shpirti i tij pushoftë në paqe! Shkruan Harry Bajraktari - New York, 2018

Ndërkohë, njeriu më I afër I Adem Demaçit, në SHBA, vperimtari Shaqir Gashi – Belushi, thotë se është i tronditur nga lajmi per vdekjen e Adem Demaçit;
Dhe, shkruan duke publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, se :”Thonë se epokat e ndryshojnë njerëzimin , por të rrallë janë ata njerëz si Adem Demaçi që i ndryshuan epokat.

Ishte ndryshe, ndryshe nga çfar jemi mësuar të shohim e të lexojmë.

Nuk ishte vetëm shkrimtar, vetëm veprimtar i çështjes kombëtare , vetëm i ditur, vetëm patriot ,vetëm i përndjekur politik, i kishte të gjitha, ishte unik.
Na bashkoj të gjithëve , na dha kurajo të besonim në të pamundurën dhe të luftonim për atë çfar ishte e drejtë.
Vitet që i kaluam bashkë në New York dhe vende tjera të botës në shërbim të përhapjes së kauzës shqiptare do të mbesin pikë kthese në fitoren e luftës për liri.

Vepra e tij do të studiohet në shekujt e ardhshëm, ndërsa ne të gjallët do jemi krenar që punuam bashkë për çështjen kombëtare.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës , Miku im.
Ngushëllime familjes Demaçi,
Ngushëllime diasporës në Amerikë dhe në botë të cilët e përjetojnë rëndë çdo humbje të Kosovës,
Ngushellime të gjithë popullit shqiptar” thotë Shaqir Gashi – Belushi – New York 26 Korrik 2018

“Fort i dashtun baca Adem Demaçi,” I drejtohet në një mesazh ngushëllimi gazetari I Zërit të Amerikës, Shaqir Salihu, duke sjellur në kujtimet e tij dhe një intervistë(https://soundcloud.com/shaqir-salihu/voa_adem-demachi_1990) nga të parat kur Adem Demaçi sapo doli nga burgu ja dha Zërit të Amerikës, dhe ai e përgaditi për microfnin e zërit amerikan të lirisë , Zërin e Amerikës ku ai shërbente.
“Ti ishe i pari në historinë e Kosovës, pas Luftës së Dytë Botërore, që kërkove të drejtën e popullit shqiptar në Kosovë. Ishe ideologu, apostulli dhe arkitekti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Aromë atdheu, njeriu që sakrifikoi më së shumti për lirinë e Kosovës e për të drejtat e shqiptarëve, simboli më sublim i çështjes shqiptare, zëri i ndërgjegjes së një populli të vuajtur, do të shkruante një poet për Adem Demaçin.

Baca Adem ishte shembulli i brezit tim se si duhet edhe të vdesësh për liri. Unë krenohem që e kisha mik dhe që pata nderin ta kem mysafir në shtëpinë time këtu në Washington për plot një javë, në prill të vitit 1992. Kur sapo kishte dalë nga burgu, Zëri i Amerikës bëri një intervistë me Adem Demaçin, në të cilën mjaft kthjelltësisht ai shprehu vizionin e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

I shpreh ngushëllimet më të ndjera familjes dhe gjithë popullit shqiptar për këtë humbje të jashtëzakonshme!
Prehu në paqe o vëlla i dashur! " Kosova nuk do të të harrojë kurrë’Shaqir Salihu Virginia 26 Korrik 2018

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat