Erjon Veliajn e “poshtërojnë” keq artistët dhe anëtar të komunitetit shqiptar nga SHBA

Amerika

Erjon Veliajn e “poshtërojnë” keq artistët dhe anëtar të komunitetit shqiptar nga SHBA

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 28 korrik 2018 Në ora: 16:14
Artistet dhe anëtaret e komunitetit shqiptar nga SHBA

Erjon Veliaj, kryebashkiak i Tiranës, ka rënë përsëri preh e sulemeve që e “pushtërojnë” atë, madje komentuesit e rrjeteve sociale e kan sharë dhe ofeduar atë duke degjeneruar me fjalë nga fjalori ordiner që përdorin në dy rrjetet sociale më të përdorshme për shqiptarët, Facebook e Twitter.

Shkas për këtë është bër qysh dje, kur ai duke “pozuar” duke folur sikur të ishte Kryeministër i vendit mbasi Presidenti Ilir Meta, u tha se e ka kthyer për rishqyrtim në parlament ligjin që parashikon ndër të tjera shembjen e teatrit dhe ndërtimin e një teatri të ri. (Ndër të tjera në argumentimin ligjor që ka parashtruar presidenti, thuhet se ky ligj bie ndesh me standarded dhe vlerat europiane si dhe parashikimet e marrëveshjes se Stabilizim Asociimit).

Bujar Alimani një regjizor i njohur në Shqipëri, Europë dhe SHBA, për suksesin e tij, është njeri prej atyre, që ka udhëhequr edhe lëvizjen “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” në komunitetin artistëve shqiptar në Nju Jork, së bashku me një grup kolegësh, që nga dita e parë kur u ngritë zëri public ndaj kundërshtimit të prishjes së ndërtesës se Teatrit Kombëtar.

Alimani, dje në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, reagojë menjëherë ndaj decelerates së Kryetarit të Bashkisë Erjon Veliaj, duke e quajtur atë shembullin më i keq dhe i degraduar i të riut shqiptar të viteve 2000; servil, themeluesi i industrisë së manipulimit publik.

Bujar Alimani shkruan : "Erion !Je shembulli më i keq dhe i degraduar i të riut shqiptar të viteve 2000; servil, themeluesi i industrisë së manipulimit publik, je ai që përdor fëmijët si aksesorë të daljes në media, je i riu i rritur në prehërin e ambasadorëve, pasuruar me paratë e tyre qysh në moshën 24 vjeç dhe i ikur nga Mjafti duke zhdukur 5 milion dollarë me historinë e kompjuterit. Sot na përmend qytetarinë dhe zhvillimin."

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili nuk e ka rastin e parë, kur ai merr vet mbi vete, rolin e protagonisitit në ngjarje që tërheqin vemendjen në Shqipëri, nuk i ka shpëtuar kësaj rradhe, edhe komentit të analistit nga SHBA, Ilir Demaliaj.

Analisti i njohur nga Florida, SHBA, Demaliaj, në rrjetin social Facebook, shkruan “Prishja e Teatrit do të jetë varri juaj”. Ai më tej thotë se fill pas mosdekretimit të ligjit nga Ilir Meta për mosprishjen e Teatrit Kombëtar, kanakari i KM dhe mëkëmbësi tij në Bashkinë e Tiranës E.V, lëshoj një ultimatum drejtuar presidentit, popullit Tiranës: "Teatri do të shëmbet dhe kjo tani është çeshtje kohe. Vetëm se na vononi 40 ditë".

“Nuk po zgjatem KM që fole nëpërmjet gojës së qelbur të kanakarit tënd, por po ju themë ty dhe kanakarit tënd, :“MOS GUXONI TI HIDHNI LOPATËN E FUNDIT TIRANËS HISTORIKE SI TRASHËGIMI KULTURORE DUKE PRISHUR TEATRIN SE DO TË VARROSENI VETË.”

Ndërsa për lakejtë "artistë" që ju pëmëndni, mos të shqetësohen për vonesën se do të kenë teatrin e ri, po i bëj thirrje për herë të fundit të distancohen jo nga ky turp, por nga ky krim me një thënie B. Breht, " Ai që nuk njeh të vërtetën është budalla. Por ai që e njeh dhe e quan të gënjeshtërt është kriminel". Guljelm Radoja nga sheshi i Teatrit në Tiranë, ka një mesazh të qartë për të tërë: në fund, qytetaria do triumfojë!

Një shënim në uebfaqen “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” në rrjetin social Facebook, është ai i aktorit të njohur Guljem Radoja, i cili thotë :"Pas 30 vitesh thashë, do kthehem atje ku më hoqën me shqelma. Dhe gjeta në këtë oborr, gjeta një xhungël dhe po xhungël e lashë që kur dola në pension.

Kisha bërë be që nuk do vij më në këtë oborr. Erdha, jo se u bë ajo që u bë sot, po i thashë Kaçit do vij të jap përgjigje dikujt që tha mbrëmë “ku i keni figurat që ju mbështesin”.

I them atij burri :
Ja ku më ke mua!
Jam Guljelm Radoja, qytetari Guljelm Radoja’..."
"Ne jemi te vendosur per ta cuar kete ceshtje deri ne fund sepse humbja e kesaj kauze do jete nje zhgenjim i madh per shoqerine shqiptare. Deri ne fund do te perdorim mjetet me te skajshme demokratike. Kjo eshte nje rezistence per te ardhmen e femijeve te mi qe une kam vendosur ta ndertoj ne Shqiperi...", shkruan një nga udhëheqësit kryesorë të lëvizjes “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” në Tiranë Robert Budina.

Enida N. Bozheku thotë se asnjeri nuk është vetëm : “Nuk jeni vetëm! Sa të kemi mundësi do bëjmë deri në fund!”. Në mbështetje të asaj çfarë ka shkruar Budina, është shfaqur, edhe Ben Milo, i cili shkruan “Sa mire do ishte Berti, por shpirti yt i ndjeshem nuk ben per ate vend te shendrruarr ne nje vend servilash te pacipe e bythlepirsa te kollarisur , amatorizmi tani eshte bere universitet dhe firmos diploma ...... veshtire vella veshtire te besh kryengritje ne nje vend pa moral , te lene ne balte dhe te lene vetem ne skene .........Une jam me ty qe nga 80’ e per sempre”.

Ndërsa, Ergys Mërtiri, Sociolog, shkruajti se : “Gjatë këtyre muajve rezistencë për mbrojtjen e teatrit qeveria dhe bashkia nuk kanë lënë gjë pa bërë: Propagandë, manipulime, mashtrime, përçarje mes artistësh, kërcënime, miklime protestuesish, përdorim njerëzish, sulme nën brez ndaj atyre që nuk u rreshtuan në anën e saj… Në këtë betejë ata kanë gjithëçka në dor përveç të drejtës dhe ndershmërisë. Ata kanë pushtetin, paratë, mediat, institucionet, një tabor me militantë dhe, mbi të gjitha, indiferencën e një populli të përgjumur. E prapë nuk po ia dalin!

Numëri i komeneteve në uebfaqen “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” në Tiranë, dhe komunitetin artistëve shqiptar në Nju Jork, i ka kaluar të një mijë vetave dhe vazhdon të rritet, sidomos këtu nga SHBA, dhe Europe, ku jetojnë e punojnë një numër i madh artistesh shqiptar, të cilët thonë se janë unik dhe të pa lëvzshëm në mbështetjen e tyre të madhe që po u japin kolegeve të tyre , në Tiranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat