STAMFORD CT : Skifter Këlliçi është shkrimtar, studiues dhe publicist i njohur në Shqipëri dhe diasporë. (për më shumë, mund të klikoni në Wikipedia "Skifter Kellici", shqip dhe anglisht). Midis veprave më të rëndësishme të tij është edhe romani me temë amerikano-shqiptare "Shtatori i gjëmës së madhe", kushtuar tragjedisë se 11 Shtatorit të vitit 2001 në Amerikë, botuar në vitin 2011 në Tiranë.
Një pjesë të mirë të këtyre ngjarjeve autori i ka përjetuar vetë, sepse në atë periudhe ka punuar në Aeroportin "Logan " të Bostonit, nga ku u nisën terroristët.
Ndër personazhet kryesore të këtij romani, viktima të kesaj tragjedie, janë edhe tre shqiptarë, Rrok Camaj, Mon Gjonbalaj dhe Simon Dedvukaj.
Romani është vleresuar shumë nga kritika shqiptare, dhe për përmbajtjen dhe nivelin e lartë artistik, vlen të botohet dhe në SHBA. Por duhet përkthyer në anglisht. Shpërblimi për përkthyesin mund të jetë nga 6-7000 dollar.
Besojmë se biznesmenë amerikano-shqiptare dhe dashamirës të tjere të artit dhe letërsisë do të ndihmojnë që të realizohet përkthimi dhe pastaj nga një shtëpi botuese amerikane, me botimet e saj, edhe botimi i kësaj vepre, botim i cili do të shënonte një ngjarje të rëndësishme, mendojmë edhe në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane në fushën kulturore.
Kontributin e secili ne $ (dollar) çdo njeri mund t'a dërgojë në adresën e mëposhtme të fondit:
https://www.gofundme.com/fond-per-perkthim-libri-ne-anglisht
Bashkangjitur po dërgojme dhe një përmbajtje të shkurtër të romanit "Shtatori i zi" të shkrimtarit të njohur Skifter Kellici dhe foton e ballinës së tij.
Shoqata e Shkrimtareve Shqiptaro-Amerikane - Stamford Connecticut - 30 Korrik 2018.