Hiqet nga kalendari për kohë të pacaktuar mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Amerika

Hiqet nga kalendari për kohë të pacaktuar mbledhja e Këshillit të Sigurimit për Kosovën

Më: 1 gusht 2018 Në ora: 20:24
Vlora Çitaku

Mbledhja e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ku duhej të paraqitet raporti i rregullt tremujor i sekretarit të përgjithshëm të KB-ra  Antonio Manuel de Oliveira Guterres, për situatën në Kosovë, periudha Tri mujore (Maj Qershor Korrik) hiqet nga kalendari i Këshilit të Sigurimit, duke thyer rregulloren njofton Bota sot, me korespondetin e saj në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
Burimi zyrtar është marr sipas ueb-faqes zyrtare të Kombeve të Bashkuara ku thuhet se nuk do të mbahet muajin Gusht , mbledhja e rradhës së Këshillit të Sigurimit  për Kosovën njofton Ambasadorja Teuta Sahatqija - Konsulle e Pergjthshme e Republikës së Kosovës në New York.
 
Ajo pohoi për "Bota sot" se:”Mbledhja ishte planifikuar të mbahet të simbas rradhës më javën e fundit të këtij muaji, por ajo është hequr nga kalendari zyrtar i axhendës për këtë tremujor dhe nuk dihet se kur do të mbahet “.
Amabasadorja Sahatiqija, shkuajti ne faqen e saj  se : “Agjenda e muajit Gusht e Keshllit te Sigurimit nen udheheqjen e Britanise
Raportimi i UNMIKut eshte heqe nga agjenda me c’rast eshte thyer rregulli i raportimit te rregullt 3 mujor”

Ne kete informacion ajo ka falimenduar shume  per qendrueshmerine dhe principilitetin e Ambasadoren Karen Pierce dhe gjithe diplomacine Britanike se bashku me Ambasadoren Nikki Haley Misionet mike te SHBA, Ambasadoren Delattre te Frances dhe te gjithe te tjereve, ne Keshilin e Sigurimit.
“Kjo paraqet nje hap shume te rendesishem ne raport me Kosoven dhe mundesine e ndryshimeve pozitive ne KB, eshte nje fitore e madhe per te cilen kemi punuar se bashku shume kohe me Ambasadoren tone ne Washington Vlora Citaku” shkruan Ambasadorja Tetuta Sahatqija, duke pergezuar edhe stafin e saj diplomatic Ylber Kryeziu, Albana Bylykbashi, Ines Demiri, Butrint Ymeri, dhe Lulzim Karsniqi.

Sekretari i Përgjithshëm i KB   António Manuel de Oliveira Guterres, e ka dorëzuar raportin e fundit më 20 maj 2018. Në atë debat  të rradhës që shkoi ai u bëri thirrje udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë që të intensifikojnë përpjekjet e tyre për të gjetur një zgjidhje dhe të vazhdojnë dialogun mes tyre.
 
Jo zyrtarisht mësohet se kan qen autoritetet në Prishtinë të cilat kanë kërkuar që Këshilli i Sigurimit t’i heq  mbledhjet për Kosovën për shkak se ka shtetin e saj dhe institucionet  të Kosovës.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat