"Merita Halili dhe Raif Hyseni - Me këngë dhe Firzamonikë, promovojnë Shqipërinë në Amerikë"

Amerika

"Merita Halili dhe Raif Hyseni - Me këngë dhe Firzamonikë, promovojnë Shqipërinë në Amerikë"

Nga: Beqir SINA New York Më: 14 gusht 2018 Në ora: 15:55
Merita Halili dhe Raif Hyseni

Prej vitesh, këngëtarja e njohur e muzikës popullore Merita Halili dhe bashkëshorti i saj, Raif Hyseni, jetojnë dhe punojnë në Amerikë. Këtë verë ata për të 20 vitë me radhë kanë marrë pjesë në kampin verore “Balkan Camp” në Mendocino të Kalifornisë së Veriut dhe maleve Catskill të Nju Jorkut, një kamp ky si thotë Raifi, “Ka dy seminare njëri në perëndim dhe tjetri në lindje të SHBA-ve, dhe, janë smeinaret më të mëdha në Amerikë dhe shumë intensive të cilat zgjasin nga një jave ditë ku marrin pjesë student, kërkues, studiues nga e mbare bota mbi muzikën e Ballkanit gjegjësisht të muzikës Shqiptare”

Ata i thanë gazetarit tonë në Nju Jork, Beqir SINA, se : “Ne në kampin verore “Balkan Camp” në Mendocino Kalifornisë së Veriut dhe maleve Catskill të Nju Jorkut përfaqësojme të gjithë Shqipëtarët kudo që jetojn në Ballkan. Ne jemi atuokton dhe shpalosim vlerat e muzikës Shipëtare, dhe si të tillë ne vazhdojme të jemi më të këkrkuarit në kët seminar, për kët tregon edhe numri istudentëve që studijone muziken, këngën, dhe vallet Shqipëtare dhe eshte ansambli më madh prej se ky seminar ka filluar aktivitetin e vet gati 36 vite më parë."

Për më shumë lexoni të plotë intervistën:

Maestro a mund të na tregoni diçka rreth kampeve verore “Balkan Camp” në Mendocino Kalifornisë së Veriut dhe maleve Catskill të Nju Jorkut?

Këto dy seminare njëri në perëndim dhe tjetri në lindje të SHBA-ve janë smeinaret më të mëdha në Amerikë dhe shumë intensive të cilat zgjasin nga një jave ditë ku marrin pjesë student, kërkues, studiues nga e mbare bota mbi muzikën e Ballkanit gjegjësisht të muzikës Shqiptare.

Si përzgjidheni dhe sa pjesmarrje keni ju dhe Merita me një ansambël i përbërë nga joshqiptare por që dashurojnë muzikën shqiptare?

Ne jemi të vetmit ne SHBA që kët punë e bëjmë, tash gati 20 vite me një përkushtim, dhe përgjegjësi shumë te lartë artistike dhe profesionale. Ne çdo vit përzgjidhemi nga bordi i organizatës, dhe të gjithë të interesuarve ua përcjellim këngët, vallet dhe instrumentalet që ne i përcaktojmë për një seminar. Për kët vit ne zgjothëm “Valle Instrumentale folklorike nga Kosova”, si dhe këngët “Nina Nana”( ninulle nga Shqipëria e Mesme), “E po gushë bardha si dëbora” ( këng nga Jugu i Shqipërisë), “O n’atë fushë t’mejdanit” (Shqipërisë se Mesme), si dhe “Na ka çu Dudija leter hajde n’Mitrovice” (Këngë nga Kosova). Kët vit për herë të parë solla edhe klasën time nga Montclair State University që të japin një koncert dhe unë bëra prezentimin e klases nga Montclair State University si dhe njohjen mes dy klaseve tona ate të universitetit dhe të seminarit.

Si do ti përshkruanit instrumentet, vallëzimin, dhe këndim e “The Great Albanian-American Ensemble,” në “Balkan Camp” në Mendocino Kalifornisë së Veriut dhe maleve Catskill të Nju Jorkut?

Në ansamblin tonë çdo këngëtar, muzikant, apo valltar është i mirë se ardhur pa marrë parasysh në ç’farë instrumentesh ata luajn qofshin ato instrumente me tela, harqe, frymore, perkusione apo me tastier. Pasi që ne caktojmë reportuarin, Merita punon me këngëtaret, unë i orkestroj te gjitha këngët dhe vallet, ndërsa me valle punon valltarët shumë të talentuar dhe të përgaditur z. Steve Kotansky, dhe z. Susan Kotansky.

Si arrini ju të luani me fillestarët dhe pa përvojë të mëparshme në një ansambël kaq të madh dhe jo shqiptar?

Kemi dy lloj kategorish të anëtareve. Disa anëtarë te ketij ansambli janë muzikant të kalibrit të lartë professional që do të thote ata e lexojnë notën, ndërsa disa të tjerë këngët dhe vallet i mësojne me vesh, ndërsa mosha e anëtarëve të ansamblit varijojnë prej moshës 8 vjeçare deri në moshën 80 vjeçare dhe marrin pjesë nga po thuajse çdo shtet i Amerikës, duke përfshirë Japnonin, Indin, Meksikën e vende të tjera.

Ansamblet e muzikës ballkanike të rinj dhe të mëparshëm në këtë kamp, sa kan arritur për të ndarë idetë dhe përvojat?

Janë shume të interesuar për muzikën Shqipëtare gjegjesisht ate Ballkanike. Ata orgaznizojnë udhëtime, koncerte ne Amerikë nga vendet që ata vijnë dhe muzikën që ata e mësojne nga ne ata e perfromojnë me orkestrat e tyre. Kështu që muzika jonë e mirëfillt Shqipëtare ruhet me një dëshirë shumtë madhe nga jo Shqipëtaret.

Çfarë përvojë dhe a është kjo një mundësi unike për ju të bashkoheni në një festë të muzikës, valleve dhe traditave - muzikës popullore dhe vallëzimit të Shqipërisë, Bosnjës, Bullgarisë, Kroacisë, Greqisë, Kosovës, Maqedonisë, Rumanisë, Serbisë dhe Turqisë?

Ne këtu perfaqësojme të gjithë Shqipëtarët kudo që jetojn në Ballkan. Ne jemi atuokton dhe shpalosim vlerat e muzikës Shipëtare, dhe si të tillë ne vazhdojme të jemi më të këkrkuarit në kët seminar, për kët tregon edhe numri istudentëve që studijone muziken, këngën, dhe vallet Shqipëtare dhe eshte ansambli më madh prej se ky seminar ka filluar aktivitetin e vet gati 36 vite më parë.

A është “Balkan Camp” në Mendocino Kalifornisë së Veriut dhe maleve Catskill të Nju Jorkut, një përvojë e jashtëzakonshme mësimore për të zbuluar edhe talente të reja?

Po, është sepse ka shumë fëmijë që kanë lindur dhe janë rritur në kët kamp dhe kan vazhduar studimet e tyre në universitete të ndryshme në Amerikë dhe përvojën që ata kan marrë, është një përvojë shumë e pasur qoftë muzikalisht, apo përvojë kulturore, sociale, gjuhësore, gjeografike, dhe tradicionale. Pjesëmarrja në këto seminare të fëmijëve por sa kan lindur e deri sa jnë rritur ata i ka bërë më të aftë profesionalisht, dhe më të pregaditur në çdo aspect.

Përveç udhëzimeve në teknikat vokale, instrumentale dhe valle, muzikën popullore tradicionale dhe bashkëkohore, çfarë ofroni tjetër në “Balkan Camp” në Mendocino Kalifornisë së Veriut dhe maleve Catskill të Nju Jorkut, nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare?

Për veq këngeve dhe valleve, padyshim që ne flasim edhe për vendet tona. Ne falsim për gjuhën, kostumet, historinë, gjeografinë, kulturën, traditën, kontributin e Shqipëtrareve që i kanë dhënë shkences, artit, muzikës, sportit, shoqërise, e njerëzimit ne nivelet më të larta botërore.

Shumë të faleminderit z. Sina!

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat