Policia e Shtetit: Vetëm ai që nuk kishte vendosur rrip sigurie, vdes si pasojë e aksidentit në Oregonë

Amerika

Policia e Shtetit: Vetëm ai që nuk kishte vendosur rrip sigurie, vdes si pasojë e aksidentit në Oregonë

Nga: Beqir Sina Më: 15 gusht 2018 Në ora: 23:57
Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur të dielën në Baker City, në shtetin amerikan Oregon

Faqja online e ndihmave e cila po shfrytëzohet në këto rastet e fundit edhe për fatkeqësit e shqiptarve në Amerikë, shkruan se deri tani janë mbledhur afro 29 mijë dollar.

OREGONE : Një shqiptar ka humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur të dielën në Baker City, në shtetin amerikan Oregon. Viktima, sipas mediave lokale është 36-vjeçari Mitildit Lako, i cili jetonte në Illinois.
 
Lako ishte në pasagjer në një furgon tip “Ford”, që drejtohej nga një 53-vjeçar shqiptar, me banim po në Illinois.
 
Mjeti u godit nga pas nga një tjetër automjet mbrëmjen e 12 gushtit. Lako, i cili raportohet se e kishte vendosur rripin e sigurimit, mbeti i vdekur për përplasja.
 
Ndërsa shqiptari tjetër u dërgua në spital. Edhe drejtuesi i automjetet tjetër të përfshirë në aksident bashkë me një fëmijë që ishte pasagjer në të, mbetën të plagosur lehtë dhe u transportuan në spital, raporton media lokale “Argus Observer“.
 
Një burrë, i cili nuk mbante rripin e sigurimit, dhe udhëtonte me një automjet të tipit van-furgon pas një aksidenti të dielën u deklarua i vdekur, sipas Policisë së Shtetit të Oregonit.
 
OSP - Policia Shtetit të Oregonit tha se  iu përgjigj një telefonate për një aksident përplasje mes dy automjeteve në autostradën I-84 pranë qytetit Baker City, rreth orës 8:00 të mbrëmjes.
 
Ata thanë se ka qenë një ven -furgon, i drejtuar nga Stavri Plasari, 36 vjeç, nga qyteti Glen Ellyn, Ilinoit që po udhëtonte në perëndim në drejtim të autostradës I-84 dhe nuk është e qartë se ndaloi ose po ecte ngadalë në korsin e djathtë kur o godit nga pas nga një kamoiçinë.
 
OSP - Policia e Shtetit të Oregonit, nga hetimet e para rezulton se automjeti i drejtuar nga  Plasari u godit nga prapa nga një gjysmë kamion, i drejtuar nga Samuel Goedhart, 30 vjeç, nga qyteti Twin Falls, Inidana  .
 
Policia tha se pasagjeri në van - furgon, i cili u gjet i vdekur  është i identifikuar si Mitildit Lako, 53 vjeç, nga Elmwood Park, Ilinois, dhe mendohet se shkak I vdekjes ka ardhur nga pakujdesia e tij mbasi ai nuk kishte vendosur një rrip sigurie dhe ishte përplasur me fugonin, duke pësuar thanë ata lëndime vdekjeprurëse dhe u shpall i vdekur në vendngjarje.
 
Plasari u transportua në një spital në afërsi të akasidentit në qytetin Baker City.
 
Shoferi i kamionçinës Goedhart dhe një pasagjer i mitur u dërguan gjithashtu në të njëjtin spital me lëndime të lehta, sipas policëve.
 
Në faqen online “GoFundMe”, një platformë për mbledhjen e fondeve në rast fatkeqësisht apo ngjarje të rëndësishme të jetës, është kërkuar ndihmë për funeralin e shqiptarit. Aty, synohet të mblidhen 30,000 dollarë për të ndihmuar bashkëshorten dhe djalin 12-vjeçar të viktimës.
 
Faqja online e ndihmave e cila po shfrytëzohet në këto rastet e fundit edhe për fatkeqësit e shqiptarve në Amerikë, shkruan se deri tani janë mbledhur afro 29 mijë dollar.
 
“Mitilditi ka lindur në Pogradec, Shqipëri më 5 maj 1982 dhe ka ardhur në Çikago (Elmwood Park, IL) për një jetë më të mirë”, lexohet në njoftimin në GoFundMe

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat