Dy fotografi që bënë xhiron e botës dhe shkruan një histori të shqiptarve të Amerikës

Amerika

Dy fotografi që bënë xhiron e botës dhe shkruan një histori të shqiptarve të Amerikës

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 26 gusht 2018 Në ora: 16:47
Fotografite me John McCain

Fotografitë e mija që janë bërë : e para në vitin 1998 kur John MCcain, mori mbështetjen e fuqishme të shqiptarve me në krye  mikun e tij Joe DioGuardi dhe bashkëshorten Shirli Kloyes DioGuardi, aty ku u vendos një stage e ngritur aty për aty në mënyrë krejt spontane nga shqiptarët në mes të rrugës përball hotelit Hayat në afërsi të stacionit qendror të trenit në New York, Grand Central në Mahattan bënë xhiron e botës dhe shkruan një histori të shqiptarve të Amerikës.

 Menjëherë sapo u publikuan në newtwork këto dy foto u "përpinë" u përvodhën nga media më e madhe në botë New York Times, CNN, ABC, BBC e tjer e tjer, media shqiptare dhe ajo serbe .

 Mbasi ishte fotoja e Heroit amerikan kandidati për President John MCcain, i cili erdhi me autobusin e fushatës së tij presidenciale dhe mbajti një fjalim të zjarrrt për Kosovën, duke ngritur peshë zërin e shqiptarve në mes të Nju Jorkt, që u pushtua për disa minuta nga thirrjet e fuqishme Free Kosova - Free Kosova- USA USA - You are Hero - You are Hero! 

Miku i madh e shqiptarve e la fushatën dhe foli për Kosovën 20 minuta shkruajti New York Times, duke shoqëruar artikullin me fotografinë time të cilën po e ri publikojë në kujtim të këtij miku të madh të shqiptarëve.

Fotografia e dytë është e bërë në rrugën e 5th Avenue (854 Fifth Avenue New York City)dhe 68 Street, aty ku gjendet  Misioni i Përhershëm i Republikës së Serbisë në Kombet e Bashkuara - Nju Jork, bëhet fjalë për demostratën më e madhe shqiptarve në Amerikë, por që nuk ka të bëj me John MCcain.

Ajo është realizuar po nga unë në Prill 1998, ditën kur mbi 15 mijë shqiptar morën pjesë në një demostrat për Kosovën të udhëhequr nga Xhozef DioGuardi dhe Shirly Kloyes DioGuardi në mes të Nju Jorkut.

Demostrata nisi në mes të rrugës 42 Street dhe 1th Avenue e 2 Avenue , dhe pas një ore proteste shqiptarët marrshuan përgjatë rrugve mes e përmes qytetit të Nju Jorkut, deri sa mbrritën përball Misionit të Përhershëm i Republikës së Serbisë në Kombet e Bashkuara - Nju Jork, ku në mënyrë demostrative para kamerave të televizioneve amerikane dhe boterore dogjën flamurin e Serbisë në shenjë proteste.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat