Dr. Nail Draga: “Diaspora shqiptare paraqet faqe të ndritur në historinë e popullit shqiptar"

Amerika

Dr. Nail Draga: “Diaspora shqiptare paraqet faqe të ndritur në historinë e popullit shqiptar"

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 1 shtator 2018 Në ora: 17:11
Intervistë me këngëtarin dhe autorin e librit Haxhi Zeneli:"Me këngë nga vendlindja në Amerikë"

Me rastin e promovimit të librit të artistit dhe veprimtarit të njohur në SHBA, Haxhi Zeneli, "Me këngë nga vendlindja në Amerikë", i sapo ai u kthyer në Nju Jork, nga një sesion pushimesh në vendlindjen e tij – Anën e Malit, zhvilluam një intervistë në të cilën ai flet për këtë promovim mbresalënës, me vlera artistike, plot dashuri, e mall të madh për vendlindjen e tij.
 
Në këtë promovim për të përuruar librin e tij të parë, dhe njëkohësisht për të premtuar projekte të reja! ai kishte bërë bashkë në Kompleksin "LAMIGA", në fshatin Kyrthë - Ana e Malit, personalitetet e kësaj treve, miq, shokë, dashamirë, këngëtar, instrumentist, gazetar e intelektual të ndryshëm të këtyre trevave : Anamalit, dhe Malësisë, (Ulqinit e Tuzit) së kësaj pjese shqiptare të administruar nga Mali i Zi, por edhe prej  Malësisë së Mbishkodrës, Shkodrës, Kosovës, si dhe disa bashkëvendasit e tij, të mërgatës shqiptare në SHBA, ku ai vet me dy vëllezërit e tij Xheladinin e Sammy,, jetonë për më shumë se tre dekada,
 
 Moderatorja e kësajë mbrëmje ishte gazetarëja nga "Tv-Teuta",Ulqin,Dafina Teliqi,e cila lexojë edhe pjesë nga libri së bashku me aktorin Shefqet Luca. Ndërsa, në këtëtakim folën Redaktori i këti libri Dr.Nail Draga,i cili përshëndeti diasporën,duke cituar pjesë nga parathënja e librit se:"diaspora shqiptare paraqet faqe të ndritur në historinëe popullit shqiptar".( Foto albumi crediti Din Zeneli)
 
 Çfarë ju motivojë më shumë që librin ”Me Këngë Nga Vendlindja në Amerikë” ta promovonit për her të parë në vendlindjen tuaj ?
 
Motivimi im për ta bërë promovimin e librit tim në vendlindje:"Me Këngë Nga Vendlindja në Amerikë",pikrisht fillojë nga titulli i këti libri,ku çdo gjë fillojë nëvendlindje!.Aty ishin nismët e para të karierës sime si këngëtar dhe nga rrethanat e krijuara të asajë kohe të pa durueshme,unë u largova,duke marr me vete vetem një shirit me këngë popullore shkodrane,për ta hjek mallin e vendit tim në mërgim,dhe nga këtu më lindi ideja e titullit të librit,"Me Këngë Nga Vendlindja në Amerikë"
 
Ku, kur u mbajtë ky promovim?
 
Promovimi i librit u mbajtë me 28.08.2018 në Anë të Malit-Ulqin në kompleksin "Lamiga".
 
Kush morën pjesë ,nga personalitetet e kësaj ane?
 
Edhe pse ishte një sezonë turistike mjaft e ngjeshur me shumë angazhime,në promovimin e këti libri,morën pjesë shumë njerëz nga vendi por edhe nga diaspora.Tëpranishëm nga diaspora ishin:zotri,Mark Shkreli veprimtar,Kolë Zagrada aktivist,kontribues,Zef Gjokaj, aktivist, kontribues,gazetari i radios në Chicago Illinois,në gjuhen shqipe zotri Nazim Cuca etj.Nga Shkodra e pranishme ishte edhe këngëtarëja e mirënjohur e këngës shkodrane Mukadez Çanga,nga teatri "Migjeni"Sabah Baxha,drjetoti i shkollës së muzikes në Ulqin Cufo Lika,Dom Gabriel Grabanica famullitar,si dhe disa nga mediat shqiptare që veprojne në Mal të Zi.
 
Kush mbajti kumtesa dhe çfarë u tha rreth librit tuaj dhe ju si bashkëvendas e artistë ?

Moderatorja e kësajë mbrëmje ishte gazetarëja nga "Tv-Teuta",Ulqin,Dafina Teliqi,e cila lexojë edhe pjesë nga libri së bashku me aktorin Shefqet Luca.

Në këtë takim folën Redaktori i këti libri Dr.Nail Draga,i cili përshëndeti diasporën,duke cituar pjesë nga parathënja e librit se:"diaspora shqiptare paraqet faqe të ndritur nëhistorinë e popullit shqiptar".Ai foli për librin duke cituar se ky botim është i pari në këtë vend të këti lloji,ku flet për rolin e folklorit në ruajtjen e traditave të shqiptarëve tëkëtyre anëve.

Pastaj mori fjalën,Recinzenti i këti libri,Prof.Ali Salaj,korrespodent i Zërit të Amerikës dhe krye redaktor i Kohës Javore.Por ndër të gjithë të pranishmit,kisha veçuar një mikun tim nga Malisheva(Kosovë),Habib Zogaj,gazetar,shkrimtar i disa librave,dhe njëkohësisht edhe drejtor i Radio Malishevës,që tani është invalid i luftës,ku edhe pse ka aftësi tëkufizuara me këmbët,ai enkas kishte marr rrugën e gjatë drejt Ulqinit i shoqëruar nga dy djemt e ti,Kushtrimin dhe Nezirin,që të ishin pran nesh në promovimin e këti librit,ku ati ju dha fjala përshëndetëse,i cili me një fjalim prekës duke e krahasuar autorin e këti libri(Haxhi Zenelin),me personazhin"Adili tek libri i Jakov Xoxës,Lumi Vdekur".Ai pra Adili merr çiftelin me vete,kurse Haxhiu merr gjithë këtë thesar,e kultivon,interpreton,dhe së fundmi e boton në një përmbledhje.

Kush e përshëndeti ?

 Takimin e përshëndetën disa prej tyre,siç ishte gazetari Ibrahim Berjashi,këngëtari Shaban Gjekaj si nismëtar i këngëve të para nga këto anë të inçizuara në Radio Prishtinë të asajë kohe,mandej Haxhi Taipi,mësuesi më i vjetëri i Anës Malit që ka dhënë një kontribut të madh këtyre trevave,ku për kontributin e ti e kam shkruar edhe në librin tim.Të pranishmit i përshëndeti edhe musafiri nga Shkodra Asim Kruja,djali i kompozitorit të ndjer të këngëve më të njohura shkodrane Shefqet Kruja.
 
Si u pritë libri juaj ”Me Këngë Nga Vendlindja në Amerikë” mbas këtij promovimi?
 
Libri u pritë me shumë interes,ku pas fjalimeve të mbajtura unë si autori i librit i ndava më se 90 libra për miqët e mi që kishin ardhur në këtë mbrëmje.
 
A do të bëni të njëjtën gjë edhe me shqiptarët e Amerikës?
 
Një promovim i tillë për këtë libër do ishte me interes edhe për shqiptarët këtu në Nju Jork, sepse edhe ata janë pjesë e këti libri,por me që çdo gjë këtu është me shpenzimet e autorit ku kërkon një angazhim tëmadh,kjo nuk do ishte e mundur pa përkrahjen e ndonjë shoqate.Në vendlindje ky organizim u bë nga të tjerët,ku kisha shfrytzuar rastin që ti falenderojë:Dr.Nail Dragën si administrue i programit,si dhe në anën teknike Din Zenelin por edhe të tjerët.
 
Ky është libri i parë dhe i "fundit" ? apo keni ndonjë suprizë tjetër
 
Shpresojë që ky libër mos të jet i fundit!.Unë kam edhe një libër tjetër që jam duke punuar,por mvaret se sa angazhime kam,sepse unë merrem edhe më këngën ku duhet ti kushtojë kujdes që mos të ngeli pas nëkompozimet e reja të këngëve të mirëfillta shqiptare,pas asajë kënge që bëra vitin e kaluar:"Kem një Gjuhë kem një Flamur".
 
Urime dhe suksese
 
Ju falemnderit dhe shifemi në takimet e radhës me projekte të reja.
 
Libri “Me këngë nga vendlindja në Amerikë” i autorit Haxhi Zeneli: 
 
 Në libër autori, i cili vetë është këngëtar popullor, trajton rëndësinë e artit dhe muzikës në ruajtjen e ekzistencës së popullit shqiptar në Anën e Malit, Ulqin dhe në trevat tjera shqiptare në Mal të Zi, në një kohë kur çdo gjë në gjuhën shqipe i pengonte pushtetit dhe armiqve të shqiptarëve. 
 
 Ai flet për kontributin e posaçëm të disa këngëtarëve dhe shoqërive kulturore artistike, në vendlindje e më pas në diasporën shqiptare në SHBA, për ruajtjen e folklorit burimor dhe traditave kulturore kombëtare. Duke qenë vetë protagonist i disa ngjarjeve në të kaluarën, ai pasqyron po ashtu përjetimet e veta dhe të shokëve të tij mbi këto ngjarje. 
 
Një pjesë të veçantë të librit e zënë këngët e dasmave në Anë të Malit dhe disa këngë popullore sipas ahengut shkodran, të cilat Zeneli i këndon me pasion. 
E gjithë kjo punë dhe angazhim i tij, siç thotë autori në hyrje të librit, ka për qëllim përkujdesin ndaj artit dhe kulturës kombëtare.
 
Redaktor i librit është dr. Nail Draga, recensentë Isa Alibali dhe Ali Salaj, lektor Sabri Halili, redaktor teknik Gazmend Çitaku, kurse kopertina është punuar nga piktori Agron Ujkashi. Libri është shtypur në shtypshkronjën IVPE – Cetinë. 
 
Haxhi Zeneli ka lindur në Shtodër të Anës së Malit. Shkollën e Lartë Ekonomike e ka kryer në Pejë. Me këngën popullore ka filluar të merret që i ri dhe dallohet për interpretimin e këngëve popullore shkodrane. Në vitin 1982 është pranuar si këngëtar në Radio Prishtina, kurse pas kthimit në vendlindje, për një kohë udhëhoqi SHKA “Buna” – Katërkollë duke ndikuar në gjallërimin e jetës kulturore në Anë të Malit. Në vitin 1985 emigroi në Nju-Jork të SHBA-së, ku jeton dhe punon. Është pjesëmarrës në shumë koncerte, festivale mbarëkombëtare dhe veprimtari të tjera muzikore në vendlindje dhe diasporë. Deri më tani ka inçizuar katër albume me këngë popullore. 
 
Ky është libri i tij i parë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat