Fushatë për shpërndarjen e librave të gjuhës shqipe në SHBA - Bota Sot
Fushatë për shpërndarjen e librave të gjuhës shqipe në SHBA

Amerika

E hënë, 22 tetor 2018

Fushatë për shpërndarjen e librave të gjuhës shqipe në SHBA

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 10:09
Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber

Gjuha shqipe është një prej faktorëve më të rëndësishëm në ruajtjen dhe mbrojten e identitetit tonë dhe si e tillë mbetet një prioritet i veçantë i punës sonë të përditshme.

Ambasadorja e Shqipërisë në SHBA, Floreta Luli-Faber thekson se, në kushtet e reja të shoqërisë, sfida jonë e përbashkët është përçimi dhe kultivimi i identitetit tonë kombëtar, duke filluar nga pasuria më e madhe kombëtare “gjuha shqipe”.

Ndaj, Ambasada në Uashington, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor ka ndërmarrë fushatën për vizitën e shkollave dhe shpërndarjen e librave të mësimit të gjuhës shqipe. Ndalesa e parë është Texas në Dallas, ku përurorohet Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane, me një kurikulë të pasur programore.

Më pas vijojmë në Filadelfia Nju Jork Nju Xhersi Konektikat Boston, ndërsa faza e dytë do të vijojë me shkollat e tjera në SHBA ku mësohet gjuha shqipe, thekson Faber.

Me këtë rast, i urojmë të gjithë fëmijëve suksese në këtë vit të ri shkollor dhe shprehim mirënjohjen e thellë për mësuesit dhe drejtuesit e shkollave që bëjnë një punë të jashtëzakonshme dhe japin një kontribut të çmuar në kultivimin dhe ruajtjen e identitetit tonë kombëtar tek brezat e së ardhmes, shprehet ambasadorja Faber.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test