Arrestohet një prej vrasësve të dyshuar të shqiptarit në SHBA

Amerika

Arrestohet një prej vrasësve të dyshuar të shqiptarit në SHBA

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 13:56
Grei Frashëri

Policia amerikane ka arrestuar një person të dyshuar që ka marrë pjesë në vrasjen e 23-vjeçarit shqiptar Grei Frashëri. Sipas mediave amerikane, i arrestuari është Anthony Valentini 35 vjeç, i akuzuar për vrasje në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Anthony Valentini është person me precedent të mëparshëm penal, pasi ka qenë i arrestuar 10 herë për çështje droge. I arrestuari qëlloi disa herë me armë 23-vjeçarin Grei Frashëri, por plumbat nuk e zunë. Më pas shqiptari u godit me thikë në qafë nga një bashkëpunëtor i 35-vjeçarit të arrestuar, gjë që i shkaktoi edhe vdekjen. Krimi i rëndë ndodhi më 7 Shtator në rrugën 93 ST në Bay Ridge të Brooklyn në New York.

Sipas burimeve të mediave amerikane, dyshohet që vrasja të ketë ndodhur mosmarrëveshje që lidhen me çështjet e marijuanës, megjithatë kjo nuk është pistë zyrtare e hetimeve. Grei Frashëri kishte shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në moshën 3-vjeçare dhe aktualisht punonte në një kompani që instalonte kamera.

I riu shqiptar humbi jetën në vend, pavarësisht se ndihma e parë iu dha nga një agjent i shërbimit sekret amerikan, i cili ndodhej rastësisht në zonë. Policia amerikane kishte vënë në dispozicion edhe 2500 Dollarë për këdo që jepte informacione për vrasësin e 23-vjeçarit Frashëri. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat