Kosnett ambasador i ri i SHBA-ve në Kosovë, ja kush është diplomati veteran - Bota Sot
Kosnett ambasador i ri i SHBA-ve në Kosovë, ja kush është diplomati veteran

Amerika

E martë, 23 tetor 2018

Kosnett ambasador i ri i SHBA-ve në Kosovë, ja kush është diplomati veteran

Beqir Sina Nga Beqir Sina Më 22 shtator 2018 Në ora: 16:46
Diplomati veteran Philip Kosnett, u takua në Nju Jork, me një grup të veprimtarëve të komunitetit shqiptar në SHBA

Diplomati i karrjerës Philip S. Kosnett nga Virxhinia, i cili në fund të këtij viti pritet të jetë pasardhës i Greig Delawies si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, mbrëm në qendër të Nju Jorkut, u takua me një grup anëtarësh të komunitetit shqiptar,( lider, veprimtar, afarist, gazetar dhe artist ), përfshirë edhe kandidatin për Asambleist të shtetit të Nju Jorkut, avokatin Vedat Gashi, njofton Bota sot nga Nju Jorku, ku u mbajt dhe takimi.

Në këtë pritje në lokalin “Ben & Jack”, ishin të pranishëm ndër të tjerë, edhe veprimtari i dalluar Harry Bajraktari, ish Drejtori Egzekutivë i Këshillit Kombëtar Shqiptar Amerikan, z. Avni Mustafa, humanistja Albana Krasniqi, Aktori shqiptar Shpend Xani dhe Besa Gashi – Xani, Dr. Sulejman Çelaj, veprimtarët Bleron Baralliu, Uk Lushi, Valon Nikçi, afaristi Avni Gecaj, dhe gazetari Halil Mula.

Ndërkohë, që në cilësinë e mikëpritësit mirëseardhjen dhe shërbimin diplomatik në Kosovë, ja urojë Harry Bajraktari, Avni Mustafaj e drejtoi këtë takim informal dhe miqësor, kurse, të gjithë pjesëmarrësit u përfshinë në diskutime, të cilat u mbyllën me një fjalim të perzemërt të ambasadorit Philip S. Kosnett i cili shoqërohej nga zyrtari i Departamentit të Shtetit - Department's Kosovo Desk Officer Ilan A. Goodman.

Image

“Takim i shkëlqyer dhe produktiv sonte në New York City me ambasadorin e ardhshëm të Amerikës në Republikën e Kosovës, Philip S. Kosnett. Kosova është me fat dhe e bekuar të ketë një mik si Amerika” shkruajti në llogarinë e tij pas këtij takimi Uk Lushi I cili qe njëri prej pjesmarrësve.

Kosnett më së fundi në karjerën e tij diplomatike, ka qenë i ngarkuar me punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-ve në Ankara.
Gjatë karrierës së tij në Shërbimin e Jashtëm, ai ka punuar në tetë misione të SHBA-ve në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit.

Pjesa më e madhe e karrierës së Kosnett ka qenë e fokusuar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik.
Ai ka shërbyer si zëvendës zhef misioni në Uzbekistan dhe në Islandë; si dhe në pozita politike, politiko-ushtarake dhe ekonomike-tregtare në Afganistan, Irak, Kosovë, Hollandë dhe Japoni.

Në Uashington ai ka punuar në zyrat e Departamentit të Shtetit për Evropën, kundër-terrorizmit, politiko-ushtarake, të Inteligjencës dhe Kërkimeve, etj.

Kosnett është diplomuar në në Universitetin e Harvardit. Ai është nderuar me 10 çmime të Departamentit të Shtetit, ka marrë Medaljen e Zyrës së Sekretarit të Mbrojtjes për Shërbim Civil të Jashtëzakonshëm dhe Medaljen Departamentit të Këmbësorisë për Shërbim Civil të Shkëlqyer.

Image

Kosnett flet turqisht, rusisht, holandisht dhe japonisht.

Diplomati veteran Philip Kosnett, thotë se qëndrimi amerikan lidhur me zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka ndryshuar, kështu të paktën raportojë Zëri i Amerikës nga Senati amerikan, duke ndjekur senancën e miratimit.

Zëri I Amerikës tha se zoti Kosnett, i emëruar nga presidenti si ambasador i ardhshëm amerikan në Kosovë, doli të enjten e kaluar para Komisionit të Senatit për Marrëdhënie me Jashtë. Senatori Chris Murphy e pyeti diplomatin lidhur me takimin që kishte zhvilluar në fund të korrikut ministri i jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç me këshilltarin e Shtëpisë së Bardhë Jared Kushner dhe komentet pas takimit kur zoti Daçiç u shpreh se qëndrimi amerikan është tani “më pranë qëndrimit tonë” gjë që ka zgjuar shumë spekullime lidhur me ndryshime në qëndrimin amerikan.

Senatori pyeti lidhur me spekulimet për mundësinë e mbështetjes nga Shtetet e Bashkuara për idenë e shkëmbimit të territoreve. Senatori kërkoi të dinte se çfarë instruksionesh kishte marrë diplomati lidhur me qëndrimin amerikan dhe nëse ky qëndrim kishte ndryshuar kohët e fundit.

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar. Ne mbështesim dialogun e ndërmjetësuar nga BE mes dy vendeve. Mendojmë se ka rëndësi kritike që të dyja vendet të avancojnë për të kapërcyer tensionet e vjetra. Ne besojmë se është me rëndësi kritike që dy vendet të jenë në gjendje të diskutojnë ide të reja. Kjo nuk është fjalë-kod për të mbuluar idenë e shkëmbimit të territoreve. Ne duam të shohim se çfarë idesh do të paraqesin dy qeveritë. Synimi ynë strategjik afat-gjatë është të shohim stabilitet në rajon, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të vjetra mes dy vendeve në forma që forcojnë lidhjet e dy vendeve me Perëndimin,” tha zoti Kosnett.

Në prezantimin e tij, i emëruari i Presidentit Trump renditi prioritetet e tij si ambasadori i ardhshëm amerikan në Kosovë, ku në radhë të parë ai veçoi shtimin e dialogut me Serbinë. “Përparësia më imediate për Shtetet e Bashkuara është normalizimi i marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë. Kjo do të fuqizonte stabilitetin rajonal dhe do të shtronte terrenin për integrimin e dy vendeve në Bashkimin Evropian.

Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht dialogun mes dy vendeve dhe intensifikimin e bisedimeve të nivelit të lartë. Nëse konfirmohem, tha zoti Kosnett, do të nxis Kosovën të punojë për një zgjidhje që përmirëson jetët dhe garanton sigurinë e të gjithë qytetarëve të saj,” tha zoti Kosnett, raportojë Zëri I Amerikës.

Trump ka emëron ish të ngarkuarin e punëve të SHBA në Turqi për ambasador në Kosovë duke e konsideruar  atë "individin e kualifikuar" të SHBA.

Ndërkohë, në biografinë e tij mësojmë simbas rrjeteve të elektronike të obesrvimit se Philip S. Kosnett është një oficer i lartë i shërbimit të jashtëm në karrierën amerikane, i cili ka projektuar dhe zhvilluar lojëra për Jagdpanther, SPI dhe Metagaming në vitet 1970 dhe 1980, ndërsa ishte një shkollë e mesme dhe një studente kolegji.

Në korrik 2018, Kosnett u propozua nga Presidenti Trump, dhe në shtator u konfirmua nga Senati, të jetë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë në Republikën e Kosovës.

Që nga bashkimi me Shërbimin e Jashtëm në vitin 1983, Kosnett ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së Departamentit të Shtetit në pozicionet që kanë të bëjnë me antiterrorizmin, bashkëpunimin e sigurisë dhe menaxhimin e krizave, duke përfshirë më së fundi:

2016-2018, zëvendës shefi i misionit / ngarkuar me punë në Ambasadën e SHBA në Ankara, Turqi.
2011-2014, zëvendës shefi i misionit në Ambasadën e SHBA në Tashkent, Uzbekistan.
2009-2010, këshilltar politik-ushtarak në Ambasadën e SHBA-së në Kabul, Afganistan.
2008-2009, zëvendës këshilltar politik-ushtarak në Ambasadën e SHBA-së në Bagdad, Irak.
2007-2008, këshilltar i politikës së jashtme të komandës së përgjithshme, Korpusit Shumëkombësh-Irak.
2004-2007, zëvendës shefi i misionit / ngarkuar me punë në Ambasadën e SHBA Reykjavik, Islandë.
2004, administrator provincial për Najaf, Irak, nën autoritetin e përkohshëm të koalicionit.

Ai shërbeu më herët në Kosovë, Hollandë, Japoni dhe Turqi, si dhe disa poste në Uashington që kryesisht merreshin me çështjet e sigurisë evropiane dhe ndërkombëtare. Ai u diplomua në Harvard në vitin 1982.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test