22 vjeçari shqiptar vritet brutalisht në Florida

Amerika

22 vjeçari shqiptar vritet brutalisht në Florida

Më: 23 shtator 2018 Në ora: 13:49
Dhimitri Andoni

Një i ri shqiptar, vetëm 22 vjeç, është përplasur për vdekje në një nga rrugët e Floridës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa po kthehej nga shkolla ditën e enjte.

I riu shqiptar, në lëvizje e sipër në autostradë ndaloi për të ndihmuar një person tjetër, i cili ishte aksidentuar nga një motor, por më pas, Dhimitri Andoni, u përplas nga një kamion.

Mjeti po drejtohej nga një përdorues droge, ku sipas raportimeve, ai kishte paguar lirinë për 100.000 mijë dollarë.

Pas përplasjes, drejtuesi i kamionit i rrëmbeu makinën të riut, ndërsa kamionin e la në një cep të rrugës duke ia mbathur nga vendi i aksidentit.  Sipas raportimeve, policia ka bërë të mundur arrestimin e drejtuesit të kamionit, Dana Byrd, i cili goditi për vdekje shqiptarin nga Devolli.

Image

Dhimitri ishte një shembull për rininë shqiptare, ku krahas punës, ai ishte edhe një student i shkëlqyer në profilin e bankave, studimet e së cilës do i mbyllte në muajin qershor.

Motra e të ndjerit  i tha “BalkanWeb” se ishte shoku i vëllait të saj, ai i cili lokalizoi  makinën e vëllait me GPS, në kohën kur nuk dinin asnjë adresë për njeriun e shtëpisë.

Shqiptari, tashmë i ndjerë, siç shprehet edhe motra e tij, ishte një ndihmes i jashtëzakonshëm për të gjithë shqiptarët që jetonin në zonën ku vepronte edhe ai, pasi i ndihmote për të marrë patentën.
Trupi i pajetë i shqiptarit ndodhet në polici, ndërsa familjarët do të bëjnë tërheqjen e tij ditën  e nesërme. Autoritetet amerikane kane kërkuar të marrin në pyetje edhe personin e aksidentuar për të cilin 22-vjeçari shqiptar ndali makinën për t’i ardhur në ndihmë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat