Deputetja Rudina Hajdari takime në Nju Jork, Universitetin Columbia dhe me miqtë e saj në SHBA - Bota Sot
Deputetja Rudina Hajdari takime në Nju Jork, Universitetin Columbia dhe me miqtë e saj në SHBA

Amerika

E hënë, 22 tetor 2018

Deputetja Rudina Hajdari takime në Nju Jork, Universitetin Columbia dhe me miqtë e saj në SHBA

Nga: Beqir SINA - New York City Më: 1 tetor 2018 Në ora: 15:01
Rudina Hajdari

Deputetja e Partisë Demokratike në Parlamentin e Shqipërisë zonja Rudina Hajdari, prej disa ditësh ndodhet në një vizitë në Nju Jork, ku mori pjesë në disa forume në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë vizitës në Nju Jork, ditën e parë zonja Hajdari u rikthye në Universitetin Columbia për të diskutuar për Ballkanin dhe politikat amerikane, në një audiotitorum me ish profesorët e saj dhe kolegët, diplomat të huaj që po vizitojnë këtë universitet prestigjozë.

Dje, deputetja e parlamentit të Shqipërisë Rudina Hajdari - në qytetin e Nju Jorkut, pati një takim miqësor me Kryetarin e Këshillit Shqiptar Amerikan zotin Haxhi Dauti dhe anëtarin e Bordit z. Kalosh Sela, ku ata folën gjatë mbi Referendumin e mbajtur dje në Maqedoni.

“Referendumi i 30 shtatorit, ndryshe ngase parashikohej, rezultoi zhgënjyes nga ana e pjesëmarrjes, pasi nuk votuan as gjysma e popullsisë” i thanë ata gazetës Bota sot, dhe shprehen shqetësimin e tyre se cilat janë pasojat negative të këtij rezultati? pasi kishte përfunduar procesi i votimit, duke listuar disa nga disfatat që i kanosen Maqedonisë nga rreziku i përfshirjes së Rusisë në këtë Referendum.

Sipas tyre: “Marrëveshja e 17 qershorit mes Maqedonisë dhe Greqisë, tashmë sapo kaloi testin e parë, me një mbështetje të gjerë nga Shtetet e Bashkaura dhe Bashkimi Europian, pra e thënë më shkoqitur vetëm me votën e shqiptarve dhe shumë pak të atyre forcave progresive maqedonase të cilat dolën në votime dhe i thanë Po këtij Referendumi historik, ku u përfshinë Brusselsi dhe Washingtoni”, ishin të mendimit Hajdari e Dauti, duke shtuar se : “Ndërsa, shqiptarët masivisht treguan sesa pro Amerikan janë dhe pro perendimor- Maqedonasit, i thanë dje Brukselit dhe Washingtonit me abandonimin e Referendumit, se ata janë akoma me mentalitetin e nostaligjinë cirilike dhe atë të lidhjes së tyre ideologjike, të ish Jugosllavisë, pra janë më shumë “pro Rusis?”.

Image

Rudina Hajdari, deputete e parlamentit shqiptar gjatë kësaj vizite ka folur në një tryez të rrumbullaktë në Universitetin Columbia

Profesoresha e njohur e këtij universiteti Tanya Domi dhe Rudina Hajdari u takuan sërish në Universitetin Columbia. Kësaj here jo më si profesoreshë dhe studente, por në një diskutim politik për zhvillimet e Ballkanit në erën e presidentëve Putin dhe Trump.

“Gjë që në fakt është një sfidë e madhe për të gjithë ne që jemi të shqetësuar për rajonin”, tha Profesoreshë Domi e cila është me origjinë shqiptare nga një familje e hershme në mërgim nga Kukësi.

“Gjërat i shoh ndryshe tani që ndodhem në Shqipëri në krahasim me kohën kur ndodhesha këtu si student”, u shpreh Rudina Hajdari.

E cila në Shqipëri, ka punuar prej vitit 2009 në Ministrinë e Jashtme. Atje ka vërejtur se çështjet që ka Shqipëria në politikën e jashtme kthehen në çështje partiake, cila parti e fiton liberalizimin e vizave, cila anëtarësimin në BE. Partitë përvetësojnë çështjet, që kanë të bëjnë me njerëzit dhe jetën e tyre.

Baza e NATO-s në Shqipëri

Kur ka punuar më vonë për NATO-n në Shqipëri, znj. Hajdari ka parë se çfarë do të thotë për një vend të vogël si Shqipëria, të jetë pjesë e një organizate të madhe.”Aty e vëren se ju jeni një vend shumë pak i rëndësishëm, në krahasim me vendet e tjera anëtare”. Ajo që bën një vend i vogël është të ndjekë politikat e vendosura, megjithëse vendet kanë statusin e të barabartit. Por,”politikanët në Shqipëri janë bërë më të zgjuar, dhe e dinë se nëse përdorin gjeopolitikën si mjetin për t’ i bërë të qartë Perëndimit se ky është një rajon shumë i rëndësishëm strategjik, atëherë ata mund t’ i bëjnë aleatët ta përdorin më shumë Shqipërinë në çështjet ushtarake. Shembull është plani për të krijuar një bazë ushtarake të NATO-s.
SHBA dhe Shqipëria.

Image

Pse tani? Sepse SHBA trembet nga ndikimi rus në Ballkan në përgjithësi. Dhe Rusia është në fakt rrezik për Shqipërinë dhe Kosovën, sepse ato kanë qëndrimin më proamerikan në Ballkan. Ato kanë adoptuar çdo politikë që ka të bëjë me sanksionet kundër Rusisë dhe shumë gjëra të tjera, shumë më tepër se vendet e tjera në rajon, thotë Rudina Hajdari. SHBA luan një rol shumë të rëndësishëm në Shqipëri dhe Kosovë. Por, mbas zgjedhjes së Presidentit Trump shihet një ndryshim i spektrit politik sepse „nuk dimë çfarë mendon Trump, nuk dimë çfarë janë politikat, çfarë kërkohet të arrihet,” thotë ajo. Unë e quaj këtë „vdekje të politikës së moralshme amerikane”. Më parë interesat e politikës kanë qenë siguria, të drejtat e njeriut, demokracia, sundimi i ligjit. Por, së fundmi janë ngritur pyetje për ndryshimet që disa funksionarë kanë bërë se si mund të zgjidhen konfliktet në Ballkan. „Kur flasim për një konflikt në Ballkan flasim për të gjitha shtetet, sepse secili nga konfliktet mund të ketë efekt domino në vendet e tjera. Më e papritura nga këto ndryshime ka qenë së fundmi për Kosovën,” vazhdon Rudina Hajdari.

Image

Kosova dhe SHBA

Me gjithë shqetësimet dhe interesin njerëzit nuk e dinë se çfarë po ndodh. „Ne patëm takimin Trump- Putin në Helsinki ku ata folën dy orë, por asnjë nuk e di për çfarë. Mungesa e transparencës së Presidentit amerikan na pengon të kuptojmë çfarë po ndodh,” thotë Znj. Hajdari. Jo vetëm me Kosovën por me shumë zona të nxehta në botë. Ne shohim një mënyrë të re të bërjes së politikës, atë me dyer të mbyllura. Tre vetë ulen për të marrë vendimet se si duhen bërë ndarjet dhe si duhen zgjidhur konfliktet e ngrira në Ballkan. Dhe të tilla janë shumë. „Cili do jetë fati i Maqedonisë, ai i Bosnjë Hercegovinës nëse do të ndodhë një këmbim territori midis Kosovës dhe Serbisë?” shtron ajo pyetjen.

Trump është duke folur për një „paketë” për Ballkanin, „por asnjë nuk e di çfarë përmban kjo paketë”. Nga njëra anë ju dëgjoni çfarë thotë presidenti Thaçi e cila është krejt e kundërt nga ajo që po thotë presidenti Vuçiç. Ata vetëm premtojnë se do të arrijnë një marrëveshje. Por asnjë nuk e di për çfarë është ajo marrëveshje. „Ajo që duhet kuptuar është se narrativa është komplet tjetër kur zyrtarët flasin me ndërkombëtarët, dhe krejt tjetër kur flasin me lokalët, mediat lokale,” thotë ajo.

Kjo është një nga shqetësimet që ka kapur secilin në Ballkan. Edhe studiuesit vetë kanë parë se kanë të bëjnë me një ndarje të qartë etnike, ose tendencë për të ndarë Ballkanin sipas etnive. Kërkush nuk e di kush do të jetë atje për t‘ u marrë me pasojat që do të ketë nëse një marrëveshje e tillë arrihet.

E gjithë kjo ndodhi pas takimit Trump- Putin dhe kërkush nuk e di se si do ndahen territoret ose zonat e influencave të tyre kur vjen puna tek Kosova dhe Bosnjë Hercegovina. Ne nuk e dimë çfarë do të ndodhë në pesë vjetët e ardhshme. Sepse kur flasim për Ballkanin nuk flasim vetëm për SHBA, por edhe për Rusinë, Turqinë, Kinën dhe Shtetet e Gjirit.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test