Familja Bytyqi, lëshon deklaratë për nderimin me Urdhërin e Presidentit të Kosovës, "Heroi I Kosovës" tre vëllezërve Bytyqi – Agron, Ylli dhe Mehmet - Bota Sot
Familja Bytyqi, lëshon deklaratë për nderimin me Urdhërin e Presidentit të Kosovës, "Heroi I Kosovës" tre vëllezërve Bytyqi – Agron, Ylli dhe Mehmet

Amerika

E hënë, 15 tetor 2018

Familja Bytyqi, lëshon deklaratë për nderimin me Urdhërin e Presidentit të Kosovës, "Heroi I Kosovës" tre vëllezërve Bytyqi – Agron, Ylli dhe Mehmet

Beqir SINA - New York Nga Beqir SINA - New York Më 2 tetor 2018 Në ora: 16:44
Familja Bytyqi

New York City : Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kryeministri Ramush Haradinaj bënë të martën mbrëma një paraqitje të përbashkët në Nju Jork, ku ndodhen për takime në periferitë e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Rasti ishte dekorimi i tre vëllezërve Bytyqi: shtetasit amerikanë Agron, Mehmet dhe Ylli, që u vranë nga forcat serbe në vitin 1999, kur lufta në Kosovë sapo kishte mbaruar.

Vetëm një javë mbas kësaj ceremonie, është Familja Bytyqi, e cila ka lëshuar një deklaratë për urdhërin e Presidentit të Kosovës “Heroi i Kosovës” për të tre vëllezërve Bytyqi – Agron, Ylli dhe Mehmet Bytyqi, që u arrestuan në korrik 1999, pak pas mbarimit të luftës në Kosovë, kur kishin kaluar gabimisht kufirin në Serbi, dhe ku më pas u ekzekutuan.

Në dekleratën e familjes, thuhet se këtë javë tre vëllezërit Ylli, Agron dhe Mehmet Bytyqi u nderuan me urdhërin “Hero Kombëtarë i Kosovës” nga Presidenti i Kosovës, zoti Hashim Thaçi në një ceremony dinjitoze organizuar në qytetin e Nju Jorkut, ku mori pjesë edhe Kryeministri Ramush Haradinaj, ish-Presidentja Atifete Jahjaga, Ambasadorja Vlora Çitaku dhe Ambasadoria Teuta Sahatqija, stafi i saj, Butrint Ymeri, Lulzim Krasniqi, Ines Ymeri, dhe Albana Bylykbashi,
Po ashtu në këtë ceremoni morën pjesë edhe ish luftëtar të Batalionit Atlantiku, klerik të njohur të komunitetit shqiptar, lider dhe veprimtar shqiptar e amerikan.
“ Familja Bytyqi - është e nderuar dhe mirënjohëse ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, zotit Hashim Thaqi, për dhënien e këtij nderi ndaj bijve tanë dhe nderimit të familjes sonë, për sakrificën e tyre për liri. Duke pranuar këtë nder për aktin të cilin ata u flijuan për Kosovën e lirë, ne gjithashtu kujtojmë shumë heronj tjerë që u martirizuan, humbën jeten e tyre në emër të lirisë. Ashtu si shumë familje, familja jonë kurrë nuk dote ndalet derisa të ketë drejtësi për të gjithë ata që ranë për larine e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të luftojmë për drejtësi për bijtë dhe vëllezërit tanë, por edhe në frymën e drejtësisë për të gjithë të mbijetuarit dhe viktimat e kësaj lufte. Në emër të të gjitha viktimave dhe heronjve të rënë, përfshirë Ylli, Agron dhe Mehmet, ne me krenari e pranojmë urdhërin e Presidentit të Kosovës zotit Hashim Thaqi, : “Hero Kombëtar të Kosovës” thuhet në dekleratën e Familjes Bytyqi nga Nju Jorku.

Me këtë rast familja Bytyqi, shprehen se :”Ne gjithashtu do të donim të shprehnim mirënjohjen tonë për stafin konsullor të konsullatës së Kosovës, duke përfshirë Diplomatët e saj, :(Yleber Kryeziu,Ines Demiri, Butrint Imeri, Lulzim Krasniqi dhe Albana Bylykbashi); Këshilltari i Presidentit Hashim Thaçi, Artan Behrami”.
Zoti të bekoftë ju dhe familjet tuaja. Sinqerisht Familja Bytyqi, thuhet në deklerat në të cilën ata po ashtu dëshirojnë të falënderojnë të gjithë, pjesëmarrësit në këtë ceremony e mabjtur në Konsullatëne Përgjithshme të Kosovës në Nju Jork.

“Mirënjohje dhe faleminderim për të gjithë që erdhë për t'u bashkuar me ne në ndarjen e këtij rasti të veçantë, duke përfshirë anëtarin e Këshillit të Bashkisë së qytetit, zotin Mark Gjonaj, kandidatin Vedat Gashi, veprimtarin Harry Bajraktari, Dom Pjetër Popaj, Imam Tahir Kukaj, avokatin Isejn Marku, Motrat Qiriazi, Presidenten Isidoros Beti Tsamblakos, Agim Rexhaj, udhëheqësit e organizatës, Rrënjët Shqiptare Marko Kepi dhe Nick Beqi, Michael Lessing, Leut. Ilir Dautaj, Vjosa & Valon Nikçi, Gjergj Gjohn Lekaj, Profesoresh Tanya L. Domi, Deputeten Rudina Hajdari dhe ish Komnadatin Gani Shehu, dhe anëtarë të tjerë të Batalionit Atlantiku, gazetarët Beqir Sina dhe Halil Mula”.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test