TV Ilirët në Çikago - Bota Sot
TV Ilirët në Çikago

Amerika

E martë, 13 nëntor 2018

TV Ilirët në Çikago

Nga: Skënder Karaçica Më: 15 tetor 2018 Në ora: 13:41
Skënder Karaçica

Në TV Ilirët në Çikago ka nisur Emisioni politik dhe kombëtar,,FOL SHQIP,,me redaktorin Gëzim Muhaj,ku po marrin pjesë me angazhimet e tyre intelektualë e veprimtarë shqiptaro-amerikanë në Çikago.

Diaspora shqiptare në Amerikë tash e një shekull ishte një zë i fuqishëm për çështjen shqiptare në Ballkan për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës në përkrahjen e shtetit amerikanë(Senati dhe Kongresi)në Uashington me administratën e miqësisë së përjetshme amerikane dhe gardianë i Lirisë dhe Pavarësisë së Kosovës.

Në tryezën e sotme TV Ilirët në Çikago dhe tema bosht aktualiteti politik në Kosovë dhe dialogu Kosovë-Serbi,ishte tema e debatit që u organizua me të ftuarit udhëheqja e SHSHA-së(Skënder Karaçica,drejtor ekzekutiv-Mahmut Skenderi,sekretar)dhe veprimtari Arbër Ajeti,u debatua për aktualitetit të rrjedhës së dialogut Kosovë-Serbi karshi rrafshit që ka marrë tashti tryeza në Bruksel në relacionet shqiptaro-serbe dhe shtetndërtimi i Republikës së Kosovës.

Për një shekull diaspora shqiptare në Amerikë ka participunuar nga vetvetja për kthesat historike në shekullin e kaluar për çështjen shqiptare në Ballkan për lirinë e pavarësinë e Kosovës,u tha zëshëm në tryezën e TV Ilirët në Çikago.

Emisioni informtativo-politik TV Ilirët ,,FOL SHQIP,,do të emetohet çdo të shtunë në ekranin e këtij mediumi në gjuhën shqipe,thotë redaktori Gëzim Muhaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test