Harry Bajraktari falënderon ish-ambasadoren Haley për kontributin e dhënë ndaj Kosovës

Amerika

Harry Bajraktari falënderon ish-ambasadoren Haley për kontributin e dhënë ndaj Kosovës

Më: 21 tetor 2018 Në ora: 08:08
Harry Bajraktari falënderon ish-ambasadoren Haley për kontributin e dhënë ndaj Kosovës

Ambasadorja në largim e Shteteve të Bashkuara në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley ishte e nderuara e radhës në Darkën e Përvitshme të Al Smithit, që organizohet në Neë York nga Arkdioqeza Katolike.

Darkat Vjetore Alfred E Smith, në Neë York, kanë fituar kaq shumë emër, saqë prej vitit 1960, dy kandidatët kryesorë për zgjedhje presidenciale ,arrin pjesë të dy në darkën e radhës. Në 2016, si Donald Trump ashtu edhe Hillary Clinton morën pjesë dhe folën në këtë darkë, të ulur afër njëri-tjetrit, me Kardinalin Timothy Dylan në mes.

Disa vëzhgues e shohin republikanen Nikki Haley, ish-guvernatorja e parë grua e Karolinës së Jugut dhe figurë e shquar e komunitetit indiano-amerikan, si një kandidate të fortë të ardhshme për Presidente të Shteteve të Bashkuara.

Me gjithë spekullimet pas dorëheqjes së bujshme nga posti i ambasadores në OKB, Haley ka mohuar se ka ndër mend të kandidojë, duke nënvizuar se në 2020 do të mbështesë rizgjedhjen e Presidentit Donald Trump.

Fjalimi i saj në mbrëmjen Al Smith ishte e mbushur me humorin që karakterizon zakonisht këto fjalime po edhe me thirrje për një rikthim në retorikën civile dhe hedhjen poshtë të ekstremizmit në politikën amerikane.

Në sallën e famshme të ballos, në Hotelin Hilton, ndodheshin edhe disa shqiptaro-amerikanë.

Mes tyre, çifti i veprimtarëve, Harry Bajraktari dhe Lisa Milicaj u takuan, shkëmbyen fjalë dhe bënë fotografi së bashku me Ambasadoren Nikki Haley dhe bashkëshortin e saj, Michael.

Si e ka zbuluar vetë ambasadorja, gjatë një pritjeje të Konsullatës së Kosovës, në Neë York, Michael Haley është shqiptaro-amerikan, nip emigrantësh nga Shqipëria.

Të nesërmen, në rrjetet sociale, Harry Bajraktari postoi fotografitë që shoqërojnë këtë shkrim dhe u shpreh se pati rastin ta përgëzonte Ambasadoren Haley për punën e saj si Përfaqësuese e Shteteve të Bashkuara në OKB dhe për ndihmën e veçantë që ka dhënë për çështjen e Kosovës.

Akti i saj i fundit, si ambasadore përpara se të jepte dorëheqjen ishte kërkesa që OKB t’i japë fund UNMIK-ut, si një mision të cilit i ka skaduar me kohë afati tani që Kosova është e pavarur, me paqe të garantuar nga NATO, me një status përfundimtar e të pakthyeshëm.

Ajo argumentoi se bota është e mbushur me konflikte të hapura dhe OKB nuk ka pse shpenzon më kot, në këtë vend ku konflikti është mbyllur.

Ambasadorja Haley gjithashtu ka refuzuar të mbajë seancën tremujore për Kosovën në Këshillin e Sigurimit, kundër dëshirës së Serbisë, Rusisë e Kinës që duan ta mbajnë të hapur debatin për republikën e re në Evropë.

Presidenti Trump nuk e ka vendosur ende se kush do ta zëvendësojë Ambasadoren Haley. Kushdo që të zgjidhet, sipas ligjit, do të duhet të marrë miratimin e Senatit Amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat