Kërkesat e shqiptarëve të Maqedonisë depërtuan në Kongresin Amerikan

Amerika

Kërkesat e shqiptarëve të Maqedonisë depërtuan në Kongresin Amerikan

Më: 4 nëntor 2018 Në ora: 06:01
LDSHM, SHBA/Evropë

Peter Roskam është përfaqësues i distriktit të 6 të shtetit të Illinois në Kongresin Amerikan që nga viti 2007. Momentalisht është udhëheqës i grupit të politikës së taksave , dhe njëri ndër më të rëndësishmit në komitetin për zhvillime të reja demokratike.

Te premten, me 2 nëntor, 2018, ne lokalet e restorantit " Seven Dwarfs" në Wheaton te pronarit Sedat Sadiku, Xhevat Prespa, kryetar, në prezencën e Ilaz Kadriut, Daniel Shure ( anëtar i Bordit të Odës Ekonomike izraelite-amerikane) dhe drejtorit te zyrës së kongresistit, i dorëzoi kërkesat e Lëvizjes "Besa" te cilat i perkrah fuqimisht LDSHM-ja dhe komuniteti shqiptar në Çikago. 

Fillimisht, Ilaz Kadriu e njoftoi kongresistin Roskam me situatën politike në Maqedoni me theks të veçantë me rrjedhat e përgjithshme pas dështimit të referendumit në Maqedoni. 

Z Kadriu në vazhdim ia bëri të ditur se shqiptarët në Ballkan janë me pro-amerikanë se të gjithë të tjerët së bashku, duke ilustruar situata konkrete ku shqiptaret, menjëherë pas rënies se komunizmit , me arsye u mbështetën nga Shtetet e Bashkuara te Amerikës, të cilët, që nga koha e Willson-it e gjer me sot me çlirimin e Kosovës dhe përkrahjen e UÇK-së gjate konfliktit te 2001-shit, akoma janë të angazhuar në atë pjesë të komplikuar të Ballkanit.

Pastaj, kongresisti Roskam u informua hollësisht me rrjedhat e referendumit duke filluar nga pyetja jokorrekte gjer në përfundimin dhe dështimin e tij.

Zgjidhja e problemit të emrit me Greqinë është në interes të dy shteteve dhe inkuadrimi i Maqedonisë në NATO dhe BE është politikë afatgjate dhe gjeopolitike e Amerikës, gjë që përkrahin fuqimisht dhe unanimisht edhe shqiptarët në Maqedoni , të cilët përfaqësojnë 1/3 e popullatës së përgjithshme në këtë shtet. Mirëpo, theksoi z. Kadriu, shqiptaret duan te shkojnë në NATO dhe ne BE si shqiptarë/ shtetas te MV e jo si maqedonas/ qytetare te MV, duke i treguar edhe letrën e njoftimit te RM ku në gjuhen angleze shkruan: NATIONALITY: MACEDONIAN.

Pak më vonë, në bisedë u inkuadruan kryetari i LDSHM-se Xhevat Prespa dhe Daniel Shure, te cilët hollësisht herë njeri e herë tjetri ia bënë të qartë kongresistit Roskam, se shqiptaret asnjëherë nuk do të heqin dorë nga etniteti i tyre dhe se ai popull i vjetër autokton jeton ne ata troje që kur është kurdisur jeta ne toke.

Ne këtë drejtim, të gjithë, z.Prespa , z.Shure, z.Kadriu dhe z.Sadiku e siguruan z. Roskam se kërkesat shqiptare janë shumë reale dhe të kapshme, pasi që shqiptaret dhe të tjerët kërkojnë të jenë të BARABARTË me maqedonasit. 
Shteti i Maqedonisë (veriore) është multietnk dhe vetëm në këtë formë mund të ekzistojë. Ky shtet nëse nuk i zgjidh problemet e mëdha, do te mbese vatër e krizave në të ardhmen ose do të mbese si konflikt i ngrire, me të cilin bashkësia ndërkombëtare do të merret pa ndërprerje.

Kongresisti Roskam u informua hollësisht lidhur me (mos)përdorimin e gjuhës shqipe në territorin e Maqedonisë.

Nga ai u kërkua që në mënyrë të shpejtë të intervenojë në State Departmentin Amerikan dhe në Ambasadën Amerikane ne Shkup, respektivisht te ambasadori Baily dhe të kërkojë nga ai që të përkrahi amendamentet e Besës të cilat kërkesa përkrahen edhe nga diaspora shqiptare në Amerike dhe Evropë. Amerika nëpërmes të ambasadorit duhet të përkrahi zërin e opozitës , në të cilën momentalisht ka besim edhe masa popullore.

I treguam po ashtu se gjer më tani amendamentet dhe kërkesat shqiptare përkrahen vetëm nga Besa dhe Aleanca për Shqiptaret, kurse nuk i perkrah pozita shqiptare për shkak të aferave korruptive te udhëheqësve të tyre, të cilët , në bashkëpunim me ish kryeministrin Gruevski dhe partinë e tij VMRO DPMNE, kanë keqpërdorur pozitat e tyre partiake dhe qeveritare duke e çuar vendin në kolaps ekonomik dhe politik.

Presioni duhet bërë në drejtim të kryeministrit Zaev, i cili gjatë zgjedhjeve të fundit premtoi gjithçka për të bërë asgjë! Maqedonia duhet te ekzistoje me maqedonas, shqiptarë, turq, bullgarë, greke, serbe, romë, boshnjakë dhe të tjerë të barabartë me kushtetutë dhe ligjërisht. Përndryshe ky vend i vogël ne të ardhmen do te ballafaqohet me shume probleme gjer në rrezikun e ekzistimit të shtetit.

Takimi konstruktiv me kongresistin zgjati më shume se dy orë. Ai u nda shumë i kënaqur me informacionet dhe kërkesat që ia dorëzuam dhe premtoi se që ditën e hënë do të angazhohet maksimalisht në kongres dhe më gjerë për të gjetur një zgjidhje adekuate për kërkesat e shqiptareve ne Maqedoni.

Sektori për informim i LDSHM-së SHBA/Evropë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat