Imam Gazi Aga : “Kolazhi i vlerave e bën të madhe Amerikën”

Amerika

Imam Gazi Aga : “Kolazhi i vlerave e bën të madhe Amerikën”

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 15:51
Imam Gazi Aga, ka shpërndar në rrjetet sociale dy fotografi nga nji ceremoni madhështore, e zhvilluar javën e kaluar në Qëndrën Kulturore “Nëna Tereze” - Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork

NEW YORK : Imam Gazi Aga, ka shpërndar në rrjetet sociale dy fotografi nga nji ceremoni madhështore, e zhvilluar javën e kaluar në Qëndrën Kulturore “Nëna Tereze” - Kisha Katolike “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, duke e shoqëruar njërën prej tyre, me një shprehje profetike : “E përcollëm me dua - lutje nderfetare për në Shqipëri, të madhin Mit’hat Frashëri. Ishte një event plot emocione”.

Imami shqiptar nga Waterbury - kordinator i Komunitetit Mysliman Shqipëri - SHBA, ka shkruar se:

“Njerëzit tanë e kanë vështirë të duan. Edhe ky kollos, Mit’hat Frasheri, e ka marre hisen prej kësaj. Reflektimi im gjatë gjithë eventit ishte se të gjithë të mëdhenjtë e kombeve kanë fatin e profeteve. Ata përbuzen, sulmohen, dëbohen, por megjithatë, kurrë nuk heqin dorë nga kauza e tyre”.
Kjo me pëlqen më shume te jeta e Mit’hatit, shkruan Imami i dalluar shqiptar, në qytetin e Waterburyt në Connecticet, i cili mori pjesë te dielen e kaluar në ceremoninë madhështore për përcjelljen e eshtrave të Mit’hat Farshërit per në atdhe, javën e kaluar.

Ai thotë se :” Pavaresisht vendit dhe gjëndjes që ishte, ai gjithmonë përpiqej dhe bënte dicka për kombin. Zoti e meshirofte, e faltë dhe e shperblefte per perpjekjet e sinqerta.”

Më pas në faqen e tij të Facebookut, duke postuar edhe një fotografi tjeter, nga ky event ku ai ka pozuar me togën e shoqërimit të arkivolit , ceremoninë zyrtare për përcjelljen e eshtrave të Mithat Frashërit, për në atdhe nga uniformat blu të Departamentit të Policisë së qytetit të Nju Jorkut, (policë me origjinë shqiptare), qe kan qene duke bërë edhe simbolin tonë kombëtar të shqiponjës me dy pëllëmbat e dorës, së bashku me Kryegjyshin Botëror të Teqes Bektashiane, Baba Mondin, ai ka shrkuar : “ Në ceremoninë për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit, kishte plot emocione dhe ngjyra të vlerave tona kombëtare, ku sipas tij një nga gjërat më të bukura dhe kuptimplote të ceremonisë, shkruan Imam Aga, ishte edhe vlerësimi zyrtar i shtetit te New Yorkut, për shqiptarët dhe Mid’hat Frashërin”.

Me tej ai spjegon se të gjithë policët e NYPD që morën pjesë në ceremoni ishin me origjinë shqiptare. Kolazhi i vlerave e bën të madhe Amerikën” thotë Imami shqiptar nga ëaterbury - kordinator i Komunitetit Mysliman Shqipëri për SHBA,. Imami shqiptar nga Waterbury - kordinator i Komunitetit Mysliman Shqipëri për SHBA.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat