“Kryeqyteti” i botës: 30 kuriozitete që ndoshta nuk dini për Nju Jorkun

Amerika

“Kryeqyteti” i botës: 30 kuriozitete që ndoshta nuk dini për Nju Jorkun

Më: 20 nëntor 2018 Në ora: 16:26
Nju Jorku

NEW YORK (nga American Eye 18/11/2018) Më 26 korrik 1788, Nju Jork, u bë shteti i 11-të në Shtetet e Bashkuara. Ishte Giovanni da Verrazano, lundrimtar italian në shërbim të Francës, i cili zbuloi Gjirin e Nju Jorkut më 1524.
Pastaj, Henry Hudson, anglez i punësuar nga holandezët, arriti aty më 1609 dhe lundroi deri në lumin që tani mban emrin e tij, Hudson. Po atë vit, pjesa veriore e Nju Jorkut u eksplorua për Francën nga Samuel de Champlain. Në vitin 1624, i pari vendbanim i përhershëm hollandez, u themelua në Fort Orange (tani Albany).

Një vit më vonë Peter Minuit bleu Ishullin Manhattan nga indianët për pak para dhe themeloi koloninë holandeze të Nju Amsterdamit, e cili iu dorëzua anglezëve më 1664 dhe mori emrin Nju Jork.

Sot shteti Nju Jork renditet i gjashti në SHBA për prodhim; industritë kryesore janë shtypi dhe botimi, pajisjet elektronike, dhe instrumentet. Konventat e biznesit dhe turizmi janë gjithashtu burim i rëndësishëm të ardhurash. Shteti i Nju Jorkut është i pasur me ferma bujqësore e blegtorale, dhe është prodhues kryesor verës.

Pse Nju Jorku quhet ”Big Apple”?

Emri “Big Apple” (Molla e Madhe) u përmend për herë të parë nga Xhon Fixherald, redaktor i sportit të hipizimit në gazetën “New York Morning Telegraph”, sipas shprehjes së dy stallierëve afroamerikanë nga Nju Orlinsi, që i referoheshin në këtë mënyrë hipodromit të Nju Jorkut. Ishte janari i vitit1920. Ficxheralldit i pëlqeu shprehja dhe e përdori atë në gazetë, duke iu referuar gjithmonë hipodromit. Dhe ai e quajti rubrikën e tij të garave me kuaj “Rreth Mollës së Madhe”.

Një origjinë e diskutueshme

Në vitin 1930, një grup muzikantësh zezakë të xhazit filluan të quanin “Big Apple” lagjen e Harlemit dhe më në përgjithësi qytetin e Nju Jorkut, për shkak se ishte kryeqyteti i xhazit në botë. Në vitin 1971, Çarls Zhille, presidenti i zyrës së turizmit, e përdori këtë term në fushatën për promovimin e metropolit. Megjithatë origjina nuk është e qartë: disa besojnë se ajo është një shprehje tipike mes muzikantëve të xhazit, të tjerë se qe një vallëzim.
Vetëm kohët e fundit i është dhënë autorësia e plotë e këtij pseudonimi gazetarit Xhon Fixherald. Në vitin 1997, kryebashkiaku i atëhershëm Xhuliani kërkoi ta rikujtojë duke e quajtur “Big Apple Corner”, qoshen në jugperëndim të rrugës 540 West dhe Broadway, ku pati jetuar gazetari në vitet 1934- 1963.

25 gjëra që duhet të dini qytetin e Nju Jorkut

Por Nju Jorku është më shumë se Big Apple, Statuja e Lirisë dhe Parku Qendror. Më poshtë janë disa fakte që nuk i keni dëgjuar për Nju Jorkun.

1 – Nju Jorku mund të jetë një xhungël betoni, por ka më shumë hapësirë të gjelbërt nga sa besoni ju. Rreth 29 mijë hektarë, apo 14% e qytetit është me parqe.
2 – Qyteti gjithashtu ka 14 milje vijë bregdetare.
3 – Nëse ndonjëherë e keni menduar, është e ligjshme të ecësh nëpër Nju Jork topless.
4 – Në fillim të shekullit të 19, sistemi i kanalizimeve të Nju Jorkut kryesisht përmbante plot derra që hanin plehra.
5 – Pse taksitë në Nju Jork janë të verdha? Sepse në vitin 1907, një shitës makinash sugjeroi të verdhën pasi ishte ngjyra më e lehtë për t’u parë në distancë.
6 –Banka Federale e Rezervës së Nju Jorkut zotëron rezervën më të madhe të arit në botë. Kasaforta ndodhet 70 metra poshtë nivelit të rrugës dhe përmban mbi 80 miliardë dollarë flori.
7 – Në vitin 2011, turistët sollën rreth 31 miliard dollarë në ekonominë e qytetit.
8 – Nga 1889 deri më 1926, mbi 16 milionë emigrantë hynë në portin e Nju Jorkut në Shtetet e Bashkuara. Rreth 30% e amerikanëve mund të gjurmojnë të paktën një paraardhës në Ellis Island.
9 – Për shkak të problemeve me zinë e bukës së patates dhe probleme politike, deri në 1855 më shumë irlandezë të lindur në Irlandë jetonin në Nju Jork, sesa në kryeqytetin e Irlandës. Qyteti i Nju Jorkut është ende sot shtëpia e më shumë njerëzve me origjinë irlandeze sesa kryeqyteti i Irlandës.
10 – Manhattan do të thotë “ishull i kodrave”.
11 – Kur Parku Qendror u ndërtua, u kërkua shumë barut për pastrimin e zonës, më shumë se sa ishte përdorur në Betejën e Getisburgut.
12 – Sot, afro 40% e njujorkezëve kanë lindur jashtë Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
13 – Qyteti është një nga vendet më të larmishme gjuhësore në planet. Aty fliten më shumë se 800 gjuhë.
Më shumë kinezë jetojnë në Nju Jork, se sa në çdo qytet tjetër jashtë Azisë. Dhe më shumë hebrenj jetojnë atje se çdo qytet tjetër jashtë Izraelit. Një dëshmi për multikulturalizmin e qytetit.
14- Shumë njerëz gabimisht mendojnë për Manhattanin si tërësinë e Nju Jorkut. Në fakt, Manhattani është vetëm një nga pesë qarqet e Nju Jorkut. Të tjerët janë Bronx, Queens, Brooklyn dhe Staten Island.
15 – Një herë u sugjerua që Nju Jorku të merrte emrin Brimaquonz – bashkim i 5 emrave të njësive bashkiake.
16 – Kur u ndërtua Ura e Bruklinit, njujorkezët ishin të frikësuar se do të shembej. Për t’i qetësuar qytetarët, vunë 21 elefantë të kalonin mbi urë.
17 – Bruklin ishte vendi i Betejës së Ishullit të Gjatë, një nga disfatat më të mëdha të Shteteve të Bashkuara gjatë Luftës Revolucionare.
18 – Në vitin 1625, Peter Minuit bleu majën jugore të Manhattan për më pak se 1000 dollarë nga amerikanët vendas. Ndërsa qiraja atje s’ka qenë kurrë më e lirë.
19 – Nëse ju hani në një restorant të ri çdo ditë për 12 vjet, akoma nuk do t’i kesh vizituar të gjitha restorantet në qytetin e Nju Jorkut.
20 – Square Park në Uashington mund të njihet si qendra e kampusit të Universitetit të Nju Jorkut, por më parë kanë qenë varreza pas ekzekutimeve të shumta publike që janë bërë kohë më parë.
21– Parku Kombëtar i Niagara Falls u bë një nga parqet e para në pronësi kombëtare kur Nju Jorku krijoi rezervën e Niagarës në vitin 1880. Të tre ujëvarat tërheqin 10 milionë turistë çdo vit. Zona e Ujëvarave të Niagarës ka 2 hidrocentrale që janë në gjendje të prodhojnë 2 milionë kilovat energji, e cila është e mjaftueshme për të furnizuar pjesën më të madhe të Nju Jorkut dhe Ontarios jugore, në Kanada.
22 – Bronks u themelua nga Jonas Bronck në vitin 1636 si tokë bujqësore.
23 – Performuesit që dëgjohen nëpër metro, nëse duan të njihen zyrtarisht nga MTA, duhet të bëjnë audicion.
24 – Me 34 linja dhe 468 stacione, pista e metrosë së qytetit është më e gjatë se njëqind milje.
25 – Spektatorët në Times Square lënë pas rreth 50 ton plehra.
26  – Nëse Bruklin do të ishte qytet më vete, do të kishte popullsisë e katërt më të madhe në vend.
27- Shumë njerëz të famshëm e kanë Nju Jorkun shtëpinë e tyre. Këta përfshijnë Donald Trump, Hillary Clinton, Jennifer Lopez, Mariah Carey, Denzel Washington, Adam Sandler, Eleanor Roosevelt, Franklin D. Roosevelt, Tom Cruise, Theodore Roosevelt, Maria Callas, Ualt Uhitman, dhe shumë të tjerë.
28- Republika Franceze i dha Statujën e Lirisë SHBA-së në vitin 1885, si dhuratë që përkujtonte 100 vjetorin e pavarësisë së SHBA dhe vazhdimin e miqësisë mes dy shteteve. Statuja u transportua në më shumë se 300 copa, në 214 arka, dhe u deshën 4 muaj për t’u montuar në vendin e saj të tanishëm, në ishullin Bedloe të Nju Jorkut.
29- Nëse Nju Jorku do të ishte një vend i vetëm, do të renditej si ekonomia e 16-të më e madhe në botë, duke qenë pak më e vogël se ekonomitë e Kanadasë dhe Spanjës. Ekonomia e Nju Jorkut është ekonomia e dytë më e madhe në SHBA.
30 – Nju Jorku ishte kryeqendra e parë e Shteteve të Bashkuara kur u ratifikua kushtetuta. Xhorxh Uashington u betua si presidenti i parë kushtetues i SHBA në ballkonin e Bashkisë së vjetër.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat