“Catalunya pels Catalans”: Lindja e një kombi

Analiza

“Catalunya pels Catalans”: Lindja e një kombi

Nga: Simone Cattaneo Më: 7 dhjetor 2017 Në ora: 14:06
Flamuri katalan

Zanafilla e nacionalizmit katalanas është e pandashme nga evolucioni i gjuhës dhe i letërsisë, të menduara si instrumenta afirmimi gjeopolitik. Etapat e këtij rrugëtimi historik. Raporti me Madridin dhe Brukselin. 1898 si element themelues.

Për ta kuptuar zhvillimin e ndjenjës katalaniste dhe të idesë të një kombi katalanas gjatë ‘800 mund të merret një prej shprehjeve më të njohura të prologut të Antonio de Nebrija tek “Gramática de la lengua castellana” (1492) e tij: «Gjuha qe gjithmonë shoqe e perandorisë». Pohimi përmbledh një formulim eksplicit të ligjit të më të fortit deri në aspektin gjuhësor dhe praktikisht në Katalonjë, të paktën nga Decretos de nueva planta (1707 – 1716) të miratuara nga Filipi i V-të, kastiliançja është konsideruar shpesh si pasojë e një imponimi të dëshiruar nga një pushtet i jashtëm, që sidomos në sferën juridike e kulturore tentonte të degdiste të folmen autoktonte në një rol dytësor. Megjithatë, një gjuhë mund të bëhet edhe një instrument rezistence dhe shpërblimi. Katalanishtja gjatë ‘500, ‘600 dhe ‘700 kishte hyrë në një fazë dekadence dhe megjithëse në shekullin e XIX-të flitej pothuajse nga e gjithë popullsia, nga pikëpamja letrare dhe sociale dhuk gëzonte prestigj të madh.

Pastaj, shikimi i intelektualëve dhe politikanëve ishte drejtuar kryesisht nga ngjarjet kombëtare, nga momenti që Spanja po kalonte një periudhë të trazuar, e shënuar nga pushtimi napoleonian (1808); nga tentativat e Oborrit të Kadiksit (1810 – 1814) për t’i dhënë jetë një monarkie kushtetuese; nga restaurimi absolutist i Ferdinandit të VII-të; nga i ashtuquajturi 3 vjeçar liberal (1820 – 1823), i ndërprerë nga ndërhyrja e «100000 fëmijëve të Shën Luigjit» që rivunë në fron sovranin dhe së fundmi nga mbretërimi i Isabelës së II-të, i dalluar prej tensioneve të vazhdueshme midis liberalëve e konservatorëve që ushqyen luftërat karliste (1833 – 1839, 1846 – 1849, 1872 – 1875) midis mbështetësve të vajzës së Ferdinandit të VII-të dhe xhaxhait të saj Carlos María Isidro të Burbonëve. Katalonja ishte pasqyrë e tensioneve spanjolle.

Në Barcelonë do të ndodhin përplasje dhe përleshje të ndryshme, nga e famshmja crema dels convents e 25 korrikut 1835, në të cilën u dogjën manastire dhe u vranë klerikë të ndryshëm, deri më 3 dhjetor 1842, kur Gjenerali Espartero do të urdhërojë të bombardohet qyteti për të detyruar të dorëzohet junta qeverisëse e dalë nga një rebelim i klasave popullore barcelonase. Nga kështjella e Montjuïc u lëshuan më shumë se 1000 bomba që shkaktuan 20 të vdekur dhe të dëme në pothuajse 500 ndërtesa. Ky reagim nuk ndihmoi në përmirësimin e raporteve midis monarkisë dhe qeverisë qendrore, aq sa më shpërthimin e luftës së dytë karliste Ramón Cabrera, në komandën e trupave armiqësore ndaj Isabelës së II-të, arriti që të sigurojë mbështetjen e katalanasve republikanë, progresistë dhe demokratë nën thirrjen «Katalonja është e lodhur nga aktet arbitrare e qeverisë së Madridit». Duke filluar nga kushtetuta e 1845, e prirur që të krijojë një shtet më solid dhe më koheziv, do të ketë deri në 1868 një periudhë stabiliteti relativ, por që përkon me një peshë më të vogël politike të Katalonjës. Emblematike në këtë kuptim janë “Ley Moyano” (1857) dhe “Ley del notariado” (1862), që përcaktojnë përdorimin e detyrueshëm e kastiljançes në mësim – në shumë shkolla injorohen dispozitat qeveritare – dhe në hartimin e çdo dokumenti noterial. Ligje të imponuara katalanasve që shikojnë t’u dobësohen dy prerogative të gjykuara si të padiskutueshme, pasi frut i një tradite shekullore. Në një kontekst të ngjashëm në valën e romanticizmit në modë në Europë dhe i përhapur në Katalonjë nga revistat “El Europeo” (1823 – 1824) dhe “El Vapor” (1833 – 1837), nis të marrë formë në disa qarqe një interes i gjallë për historinë mesjetare dhe për ecurinë e katalanishtes, duke i dhënë jetë një ripërpunimi simbolik nëpërmjet figurës së «trovatore»-s. Dy shembuj të kësaj tendenca ndaj rrëmimit apo rileximit të së kaluar, në vazhdën e romaneve historike të Walter Scott, janë “Memorias para ayudar a formar un diccionario crítico de los escritores catalanes” (1836) i Peshkopit Félix Torres i Amat de Palou dhe “Los condes de Barcelona vindicados” (1836) i Pròsper de Bofarull. Por bëhet fjalë për dy libra, që megjithëse shqyrtojnë tema lidhur me Katalonjën, redaktohen në kastiljançe pikërisht për një çështje dinjiteti letrar.

Gjithsesi, klima ishte e favorshme ndaj një rigjallërimi kulturor, e paralajmëruar në mënyrë të veçantë nga Joaquim Rubió i Ors, pedagog Letërsie Spanjolle në Università di Valladolid e më pas Rektor në atë të Barcelonës, që midis 1839 dhe 1841 boton një seri poezishë mbi “Diario de Barcelona” në mbrojtje të përdorimit të katalanishtes, duke arritur në fund në prologun e librit “Lo gaiter del Llobregat” (1841), që të propozojë një pavarësi letrare të legjitimuar nga përhapja e gjerë e saj në epokn mesjetare dhe prej majave të arritura nga disa autorë (Ramon Llull, Ausiàs March dhe Joanot Martorell). Prej këtyre premisave, të mbështetura nga akademikë të ndryshëm spanjollë të prirur ndaj një lloj rikuperimi të shpirtit të Mesjetës, por me synimin që t’i japin një shkëlqim të ri katalanishtes së shkruar, do të lindin në 1859 të quajturat “Jocs forals”, konkurime poetike të organizuara me mbështetjen e Komunës së Barcelonës nën lemën Fides, Patria, Amor. Temat më të përsëritura të kompeticioneve të të prezantuar do të jetë marrëdhënia komplekse midis Spanjës dhe Katalonjës, mbrojtja e veçantisë gjuhësore të kësaj të fundit nëpërmjet argumentesh historike, filozofike apo sentimentale dhe, në një moment të dytë, refuzimi i centralizmit apo ekspozimi i projekteve lidhur me identitetin e ardhshëm katalanas. Kulmi i përmbledhjes së një gjuhe të kulturuar, e pajisur me një plasticitet dhe një muzikalitet me hapin e kohës do të arrihet në 1877, kur Jacint Verdaguer triumfon në “Jocs forals” me poemën epike “Atlàntida”, të cilën do ta pasojë në 1886 një tjetër vepër e madhe e tij, “Canigó”, kushtuar malit me të njëjtin emër të Pirenejve, e konceptuar prej tij si simbol i një kombi të bashkuar e të mbajtur nga vlerat kristiane. Ai që kishte lindur si një lloj konkursi poetik për të rikthyer në jetë salltanetet e lashta shumë shpejt u bë një fenomen më i gjerë dhe u shtri në brendësi të shoqërisë e të politikës, duke nxitur një vetëdijësim në rritje të rrënjëve dhe kërkesën për autonomi më të madhe.

Nëse Barcelona në 1854 dekreton heqjen e mureve që mbanin nën fre dëshirat e saj për ekspansion demografik e industrial – të plotësuara së fundi prej projektit urbanistik të propozuar nga Ildefons Cerdà në 1860 – katalanishtja bën të njëjtën gjë, duke e hequr nga shpina pluhurin e shekujve për të fituar një modernizëm që i mundëson, pavarësisht kastiljanizimit të sforcuar të dëshiruar nga Madridi (apo ndoshta pikërisht për shkak të tij), të transformohet në një gjuhë transversal, në gjendje që të përdoret nga të gjitha shtresat e popullsisë dhe në çdo fushë të kulturës. Asistohet praktikisht në një rritje të entuziazmit katalanist, për shembull, në botimet periodike – “Lo Verdader Català” (1843), “Calendari català” (1865), “Lo Gay Saber” (1868), “La Renaixensa” (1871), kurse në 1879 do të dalë “Diari Català”, gazeta e parë e shkruar në katalanisht e themeluar nga Valentí Almirall – dhe në botime, me tentativa të ndrojtura për të menaxhuara kolana të tilla si “Biblioteca catalana” (1872), “Biblioteca recreativa” (1874) apo “Biblioteca popular catalana” (1893). Në këtë periudhë edhe teatri rifiton një vitalitet të madh falë Frederic Soler, i njohur me pseudonimin Serafí Pitarra, që duke ndjekur gjurmët e Josep Robrenyo përdor parodinë për ta forcuar monopolin teatrak të kastiljançes dhe për të kontribuar në konsolidimin e një skene autoktone, suksesi i të cilës do të sanksionohet nga “Terra baixa” (1896), dramë e Àngel Guimerà e përkthyer dhe e ripropozuar në mjaft gjihë jashtë kufijve spanjollë.

Kurse gjinia letrare më në vështirësi do të jetë romani, i privuar nga një traditë e qëndrueshme dhe nga një industri botimesh e duhur, pasi do t’i duhet të ndeshet me korrentet europiane në një zhvillim që e çon nga kuadri i thjeshtë i zakonit në realizëm dhe natyralizëm. Evolucioni, që ecën parallel me një përhapje progressive të katalanizmit – veçanërisht i dukshëm tek Carles Bosch de la Trinxeria – është meritë e shkrimtarëve si Antoni de Bofarull, Joan Pons i Massaveu dhe Marià Vayreda. Por do të jetë Narcís Oller me “La papallona” (1882), “L’escanyapobres” (1884) dhe “La febre d’or” (1890 – 1892) që do ta ngrejë në lartësinë e modelit të propozuar nga Émile Zola. I vlerësuar jashtëzakonisht nga shumë intelektualë dhe autorë bashkëkohorë (Emilia Pardo Bazán, Juan Valera, Marcelino Menéndez Pelayo dhe José María de Pereda), do të mbajë një letërkëmbim të dendur me Benito Pérez Galdós që do të kërkojë ta bindë të shkruajë në kastiljançe, duke mbështetur ndoshta një absurditet për një romamcier të këmbëngulë që të përdorë një gjuhë të përdorur nga pak dhe të lexuar nga akoma më pak njerëz. Përgjigja e Oller nuk pranon replica dhe e përfaqëson mirë situatën gjuhësore të Katalonjës së asaj kohe: ndjekës i parimeve zoliane, për të do të ishte qesharake të dëgjohej një këshillë e tillë, pasi aty ku jeton dhe vëren realitetin të gjithë shprehen në katalanisht.

Në terrenin politik ujërat janë po aq të turbullta dhe fiton gjithnjë e më shumë consensus një rajonalizëm, i djathtë dhe i majtë, i destinuar që të ndryshojë drejt pozicionesh federaliste dora dorës gjithnjë e më radikale, të shoqëruara nga rivendikime gjuhësore, që duke filluar nga «revolucioni i lavdishëm» (1868), kërkojnë zyrtarizimin e bashkëzyrtarizimin e gjuhës katalane. Në debatin lidhur me formën e qeverisjes më të përshtatshme për të mbushur boshllëkun e pushtetit të krijuar nga mërgimi në Francë i sovranes Isabela e II-të, në Katalonjë mbizotëron opsioni i federalizmit republikan, ndërsa në pjesën tjetër të Spanjës shikohet me sy të mirë një regjim monarkik që do të sjellë në fron një mbret të huaj, Amedeon e Savojës, shumë shpejt i bindur që të abdikojë (1873) përballë një situate të papërtypshme.

Do të shpallet kështu republika, por e çara midis katalanasve dhe spanjollëve do të zgjerohet më tej atëhere kur projekti federal i paraqitur në Cortes nga Francesc Pi i Margall, eksponent i Partido Republicano Federal, do të refuzohet. Në territoret katalanase do të ketë protesta, të mbytura me arrestime e deportime, deri në përfundim të përvojës republikane. Restaurimi burbon, me hyrjen në Barcelonë e Alfonsit të XII-të me 9 janat 1874, do të rivendosë një qetësi në dukje falë funambolizmit politik të kryetarit të qeverisë Antonio Cánovas del Castillo, që nëpërmjet zgjedhjeve të udhëhequra do të krijojë një sistem alternime midis partisë konservatore dhe asaj liberale. Por në Katalonjë era federaliste frynte fort dhe në 1880 Valentí Almirall mbledh Kongresin e I-rë Katalaniste, nga ku do të lindë në 1882 Centre Català, një shoqatë shkencore dhe artistike e kryesuar nga Frederic Soler. Një vit më vonë do të mbahet Komgresi i II-të Katalanist dhe lajmërohet nevoja e konceptimit të një linje politike që çmarkohet nga hegjemonia spanjolle. Kështu, në janarin e 1885, do të arrihet në një mbledhje me përfaqësuesit e entiteteve ekonomike, politike dhe kulturore që do të ketë si objektiv hartimin e një dokumenti për t’ia paraqitur Alfonsit të XII-të ku të pasqyrohen kushtet e Katalonjës. Por “Memoria en defensa de los intereses morales y materiales de Cataluña” nuk do të çojë asgjëkundi, pasi vdekja e papritur e mbretit në marsin e 1885 do të ndërpresë çdo traktativë të mundshme.

Megjithatë Almirall nuk dorëzohet dhe në 1886 boton vëllimin “Lo catalanisme”, ku mbron opsionin federalist. Për të, kastiljanë dhe katalanas nuk do të mund të shkrihen kurrë, pasi posedojnë karaktere të kundërta; tezë e provuar nga diferencat gjuhësore – faktor dallues jo themelor, por me siguri ndër më të dukshmit – që qëndron në bazën e një papajtueshmërie të tillë, pasi, sipas gjykimit të tij, nga një gjuhë varet domethënia e një populli. I bën apel kështu asaj ndjenje përkatësie dhe godet mbi butona veçanërisht të ndjeshme të nevojës së përdorimit të katalanishtes në çështjet juridike dhe të mësimdhënies: do të bëhet e famshme shprehja «En la llengua dels vencedors se’ns mana, se’ns judica, se’ns ensenya». Zgjidhja e vetme do të ishte një konfederatë shtetesh e ngjashme me atë amerikane, e përdorur veç të tjerash për të hequr paralelizma midis shkeljeve të pësuara nga ish kolonitë angleze dhe ato të vuajtura nga Katalonja. Pavarësisht përçarjeve të lindura në gjirin e Centre Català, që do të çojnë në lindjen e Lliga de Catalunya, midis viteve 1885 dhe 1891 formohet një front i përbashkët kundra unifikimit të kodit civil spanjol që arrin t’i kushtëzojë reformën sipas vullnetit të katalanasve. Nga kjo fushatë shfaqet Unió catalanista (1891), organizatë që mbledh qendra të shumta apolitike katalaniste, sekretar i së cilës do të jetë avokati i ri Enric Prat de la Riba, një njeri kyç në vendosjen e fateve të ardhshme politike e letrare të Katalonjës. Unió catalanistapromovon qysh nga fillimi mbledhjen e një asambleje për të hedhur bazat e një kushtetute rajonale katalanase, sidomos të projektit të statutit të autonomisë, i njohur me emrin Bases de Manresa, pasi mbledhja do të zhvillohet në këtë qytet nga 25 deri më 27 mars 1892. 17 pikat e debatuara parashikojnë zyrtarizimin e katalanishtes (deri në raportet me shtetin spanjoll), kontrollin e plotë e legjislacionit në të gjitha aspektet e tij, taksat, prerjen e monedhës, emërimin e Gjykate Supreme të Katalonjës, abrogimin e shërbimit të detyrueshëm ushtara (i zëvendësuar me rekrutimin vullnetar apo nga një dëmshpërblim në para), ekzistencën e një trupe policie katalanase dhe një mësim të bazuar mbi kulturën e territorit.

Veç kësaj, në 1892 shfaqet në revistën “L’Avenç” (1881 – 1893) një artikull i Jaume Brossa në të cilin kritikohet gjuha tashmë e vketëruar e eksponentëve të renaixença dhe ftohet që të adoptohet një qasje e re estetike. Edhe një herë akoma arti katalanas provon që të ruajë hapin e korrenteve europiane dhe nën emrat e mëdhenj të Friedrich Nietzsche e Charles Baudelaire, përveç influencës së simbolizmit dhe të estetizmit të Oscar Ëilde e të Gabriele D’Annunzio, fillon modernizmi, tendencë që ekzalton kapacitetin e artistit, të qënit vizionar i pajisur me një ndjeshmëri shpesh në contrast me anonimatin e shoqërisë së uniformizuar. Jashtë është zakon që të asociohet ky moment kreativ me emrat e Antoni Gaudí, ndoshta të Josep Puig i Cadafalch e të Lluís Domènech i Montaner. Por nuk është vetëm arkitektura ajo që rishikon normat e saj: ka ndryshime të forta edhe në gjirin e pikturës e të letërsisë, i së cilës është një përfaqësues i shkëlqyer Santiago Rusiñol, shumë i aftë si me penel, ashtu edhe edhe me penë, dhe promotor i të famshmeve Festes modernistes të Sitges, pol përhapës i atomsferës që mbizotëronte në Europën e fundshekullit.

Por individualizmi dhe ideali i një kreativiteti kryesisht qëllim në vetvete nuk distancohen nga çështja katalanase: debati është më i gjallë se kurrë, siç e tregojnë faqet e botimit periodik “Catalònia” (1898), në të cilin konvergojnë preimsat e rinovimit si politik, ashtu edhe artistik. Në këtë klimë nuk është i huaj përfaqësuesi më i rëndësishëm i modernizmit letrar, poeti Joan Maragall, që nga pozicione borgjeze më shumë se nga të moderuara i bën jehonë ndjenjës kombëtare – për të katalanishtja iste gjuha e emocioneve, ndërsa kastiliançja e gjykimeve – dule përdorur gjini popullore ose duke i dhënë hapësirë në brendësi të poetikës së tij impenjimit civil. Shembuj të këtij qëndrimi janë “El comte Arnau”, një poemë në të cilën, sidomos në pjesën e parë (1900), kërkohet që të kapet thelbi i nacionalitetit katalanas, apo shumë e njohura “Oda a Espanya” (1898), ku dënon në mënyrë të vendosur shpërdorimin e jetëve njerëzore gjatë luftës hispano – amerikane (1898) të kryera nga një shtet, viktimë e marrëzive të madhështisë së tij, që jo vetëm nuk dëgjon zërin e urtë e «bijve» katalanas që synojnë të thërrasin në dialog për të shmangur derdhjen e gjakut tjetër: «Ku je Spanjë? Nuk të shoh asgjëkundi./ Nuk e dëgjon zërin tim tingëllues?/ Nuk e dëgjon këtë gjuhë që të flet në mes të rreziqeve?/ Nuk di më t’i kuptosh bijtë e tu? Lamtumirë, Spanjë».

Pikërisht me ngjarjet e lidhura me 1898, annus horribilis që çon në humbjen e kolonive të fundit spanjolle të Përtejoqeanit, shkon aspekti i flamurit aktual independentist katalanas, mbi të cilin përveç klasikes Senyera me rripa verdhë e kuq ndodhet një trekëndësh blu me yllin e bardhë në qendër: në fakt është ruajtur në qendrën katalaniste Santiago de Cuba nga nacionalistë katalanas, në favor të pavarësisë së ishullit, kishin marrë konceptimin e flamurit kubanez. Tashmë kriza e ish perandorisë, e detyruar që t’i shikojë në reduktim ambiciet e veta dhe të pyesë veten për fatin që e pret, përplaset në mënyrë intensive mbi një Katalonjë të karakterizuar nga rritja e brengës sociale dhe nga konsolidimi i një nacionalizmi, që megjithëse në masë të madhe konservator e borgjez, tërheq gjithnjë e më shumë simpati dhe rrezaton nga Barcelona në pjesën tjetër të rajonit, duke ofruar kështu, nëpërmjet Lliga regionalista de Catalunya të Francesc Cambó, një alternativë të vyer ndaj Partido Republicano Radical të Alejandro Lerroux. Veç kësaj, nga tribuna e Avenç, modernistët kishin këmbëngulur qysh nga 1890 për nevojën e uniformimit përfundimtar të katalanishtes si nga pikëpamja ortografike, ashtu edhe ajo gramatikore, kusht i domosdoshëm për modernizimin e vendit. Mbështetës të zjarrtë të kësaj iniciative janë Joaquim Casas i Carbó dhe Jaume Massó i Torrents, me të cilët do të bashkëpunojë inxhinieri Pompeu Fabra. Aspirate e një sezoni të ri politik dhe reforma gjuhësore do të konvergjojnë në një lëvizje, që për nga natyra e saj, mbështetet mbi një simbiozë të plotë midis menaxhimit të pushtetit dhe të kulturës.

Në fillim të shekullit të XX-të modernizmi tashmë po ezaurohej dhe në 1911, me vdekjen e Maragall, ia la vendin noucentisme, një vijë melodike dytësore frut estetikash heterogjene, por të kontrolluara nga pak parime që mbështesin prioritetin e intelektit dhe të funksionalitetit mbi ndjenjën dhe mbi ekzaltimin dekorativ, të frymëzuar në një masë klasike të zhytur në një realitet industrial dhe urban. Është zakon që të përkohet dalja e noucentisme me dy tekste të botuara në 1906: në “Veu de Catalunya” (organ i Lliga regionalista) u shfaq një shkrim i shkurtër dhe naiv i Eugeni d’Ors, guri i parë i të famshmit të tij “Glosari”, ndërsa Enric Prat de la Riba çon për botim “La nacionalitat catalana”, libër në të cili, duke u rilidhur me “Lo catalanisme” e Almirall, përmbledh themelet e ideologjisë nacionaliste, duke e zëvendësuar termin «rajon» me «komb» i konsideruar prej tij, në sintoni me historiografinë dhe filozofinë e epokës, më natyral dhe në gjendje të pasqyrojë më mirë karakterin homogjen të një kolektiviteti. Duke ndjekur këtë kriter bashkon në mënyrë të pazgjidhshme konceptet e gjuhës dhe atdheut: duke e sintetizuar mendimin e tij në sloganin e thjeshtë, por efikas, «Catalunya pels catalans», propozon që ta zgjidhë problemin spanjoll nëpërmjet një federatë shtetesh kombëtare.

Sikur të mos mjaftonte, në 1906, në vijim të akuzave për separatizëm të ngritura nga Lerroux përLliga regionalista dhe për të ndërtuar një bllok katalanist në gjendje që të fitojë zgjedhjet në Katalonjë, i drejtohet një koalicioni, Solidaritat catalana, që përmbledh Lliga, republikanët, federalistët, karlistët dhe Unió catalanista. Në 1907 suksesi në provincialet dhe rajonalet është dërrmues dhe po në këtë vit Prat de la Riba zgjidhet President i Deputazione të Barcelonës, organizmit të ngarkuar me qeverisjen e provincës me të njëjtin emër. Megjithatë Solidaritat catalananuk do të zgjasë gjatë: mosmarrëveshjet e brendshme do t’i çojnë partitë që e përbëjnë të paraqiten të vetme në lokalet e 1909, duke ia dhuruar fitoren radikalëve të Lerroux. Në fund të korrikut, për shkak të thirrjes nën armë të rezervistëve për t’u dërguar në Marok që të bënin një luftë të re koloniale, në rrugët e Barcelonës zhvillohen manifestime dhe greva që degjenerojnë në një rebelim të dhunshëm antimilitarist dhe antiklerikal – do ta shkatërohen nga 80 ndërtesa fetare dhe do të vriten 3 priftërinj – që do të shtypet vetëm pas 7 ditësh. Divergjencat lidhur me sa ka ndodhur gjatë «javës tragjike» e përçajnë më shumë krahun katalansit dhe në 1910 disa disidentë të Lliga i japin jetë Unió federal nacionalist. Por Prat de la Riba, falë prestigjit dhe karizmës së tij, është i aftë që të mbledhë rreth evetes një grup të mirë intelektualësh, duke ju injektuar entuziazmin drejt një sistematizimi të historisë dhe të kulturës katalanase që mundëson një zhvillim modern të markës «kombëtare». Katalizatori i kësaj ndjenjë është pikërisht D’Ors, që me gloset e tij dikton afatet dhe modalitetet e ndërthurjes midis ideologjisë dhe krijimit artistic – këmbëngul mbi mundësinë e një hopi cilësor nga nacionalizmi në imperializëm – duke dalë si mësues dhe guidë e shkrimtarëve të tjerë të epokës. Rezultati i një përzierje të ngjashme është i dukshëm në veprën e tij “La ben plantada” (1911) ku nëpërmjet simbolit të një gruaje të jashtëzakonshme kompozon portretin e një Katalonje ideale e mitike, padrone absolute e fatit të saj.

Një hap themelor në drejtimin e unitetit katalanas, pas një serie të gjatë traktativash me qeverinë e Madridit, bëhet në 1914, atëhere kur asistohet në inkorporimin e 4 zonave– Barcelona, Lleida, Girona dhe Tarragona – nën një institucione të vetëm, Mancomunitat, nga ku varet (brenda disa limiteve) administrimi i të gjithë territorit. Me 6 prill Prat de la Riba emërohet President i entit të rid he, besnik i parimeve të shpalosura tek “La nacionalitat catalana”, nuk heq dorë nga lidhja tashmë e konsoliduar midis politikës dhe kulturës; bile ia stimulon lidhjet duke krijuar apo fuqizuar një skemë të dendur infrastrukturash dhe shoqatash. Për shembull, në 1914 ndodh hapja e shkollës së parë që parashikon përdorimin ekskluziv të gjuhës katalanase, Escola del Bosc, akoma sot aktive dhe e ndodhur në zonën turistike të Montjuïc, përkrah arkitekturës shumë të bardhë racionaliste të Fundació Joan Miró. Procedohet me forcimin e rolit të Institut d’estudis catalans (i themeluar në 1907 dhe i të cilit, nga 1911, do të jetë sekretar Eugeni D’Ors), lindin Biblioteca de Catalunya dhe rrjeti relativ i bibliotekave popullore, organizohet një juntë e ngarkuar më menaxhimin e muzeumeve, inaugurohen institute për mësimin e arteve e zanateve si Escola de bibliotecàries, Escola industrial, Escola de bells officis, Escola d’infermeres, Officina d’estudis jurídics.

Në qendër të zgjedhjeve të bëra nga Prat de la Riba është natyrisht bindja se duhet përdorur katalanishtja si factor kohezioni shoqëror dhe i ndjenjës së përbashkët kombëtare; jo më kot të gjitha masat e marra futen në jë tentativë më të gjerë për të fiksuar një standard gjuhësor nëpërmjet normave ortografike e gramatikore referuese që u japin fund varianteve, lëkundjeve të përdorimit dhe dykkuptimësive të pranishte atëhere në të folme dhe në tekste. Në 1913 Pompeu Fabra shpall Normes ortogràfques dhe në 1918 krijon Gramàtica catalana, duke kurorëzuar kështu një process të nisur thuajse 3 dekada më parë në faqet e “Avenç”. Ky standardizim progresiv do të jetë i mundur edhe prej veprës së shkrimtarëve të spikatur noucentistes, sidomos potetë si Josep Carner (i lidhur me Institut d’estudis catalans dhe afër qarqeve katolike dhe katalaniste), autor i përmbledhjes “Els fruits sabrosos” (1906). Vepra përshkohet nga një ndjeshmëri e pazakontë poetike që i hap dyert e kontemporatitetit poezisë katalanase, të cilës do t’i jenë interpretues të gjallë Carles Riba ose, tashmë të zënë me sfidat e imponuara nga avangardistët europianë, Josep Vicenç Foix dhe Joan Salvat-Papasseit.

Vdekja e papritur më 1 gusht të 1917 e Prat de la Riba i paraprin shkërmoqjes së frontit katalanas dhe në mos tamam ezaurimit të noucentisme, një zbehjeje të tij, ku do të kontribuojnë edhe largimi gjeografik e politik i D’Ors e di Carner në 1920, përçarja e radhës në Lliga regionalista (me formimin e Acció catalana dhe në 1922, nën shtytjen e Francesc Macià, të Estat català) dhe vështirësia e masave urbane të punëtorëve, gjithnjë e më të shumtë në numër, për të individualizuar një parti në gjendje që t’i përfaqësonte plotësisht. Pa llogaritur mosmarrëveshjet e brendshme dhe tensionet sociale që e masakronin Spanjën, në reperkusione të forta në Katalonjë dhe në një Barcelonë të transformuar në fuçi baruti nga përleshjet midis grupeve anarkike, sindikatave dhe bandave të armatosura apo vrasës në varësinë e biznesmenëve të dnryshëm. Midis viteve 1918 dhe 1919, nën shtyjen e Francesc Cambó, të Lliga dhe të Mancomunitat, nacionalizimi katalanas kishte përjetuar një moment të shkurtër shkëlqimi, duke arritur të debatojë në seli parlamentarë, për herë të parë në historinë e tij, zyrtarizimin e katalanishtes dhe, me miratimin e qeverisë spanjolle, të përkëdhelë mundësinë e hartimit të projektit të një statuti autonomie.

Në 1923 diktatura e Gjeneralit Miguel Primo de Rivera, e mbështetur nga sovrani Alfonsi i XIII-të me shpresën e rivendosjes së rendit në vend, provon që të zbehë sadopak ethen katalanase, aq sa në 1925 Mancomunitat do të shpërbëhet. Por tashmë, siç demonstrohet nga lindja e krenarisë katalanase gjatë Republikës së II-të dhe luftës civile, apo nga lindja e saj nën gërmadhat e frankizmit, bazat janë hedhur dhe gramatika e Pompeu Fabra, ashtu si ajo e Nebrija më shumë se 400 vite më parë, certifikonte qëndrueshmërinë e një gjuhe që mund të ishte shoqëruese në mos e perandorisë, e një identiteti të rigjetur kulturor. Ose, atëhere kur shoqërohej me konceptin e një atdheu të humbur, të idealizuar e të shtypur, të një nacionalizmi pakashumë të papërmbajtur.

(Simone Cattaneo është Profesor i Letërsisë Spanjole Bashkëkohore dhe i Gjuhës Katalane pranë Universita degli Studi të Milanos)/Bota.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat