Mirë se vini në Oqeanin e ri Indian

Analiza

Mirë se vini në Oqeanin e ri Indian

Nga: David Brewster Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 08:40
“Aktorët e rinj po krijojnë një ambient më shumëpolar dhe kompleks në Oqeanin Indian”

Mjedisi strategjik në Oqeanin Indian po ndryshon me shpejtësi. Vitet e fundit kemi parë rivalitet strategjik midis të fuqive të mëdha si Kina dhe India, ndërsa ato zgjerojnë rolet e tyre në rajon. Tani po shohim gjithashtu aktorë të rinj që konkurrojnë për të ndërtuar zonat dhe blloqet e tyre të ndikimit në Oqeanin Indian.

Këto zhvillime mund të parashikojnë fillimet e një rendi strategjik të ri në Oqeanin Indian – një rajon shumë më kompleks dhe shumëpolar, ku një numër fuqish të mëdha dhe të mesme konkurojnë për ndikim dhe pozicionim. Megjithëse Shtetet e Bashkuara mbeten fuqia më e madhe ushtarake në rajon, gjithnjë e më shumë duhet të merret me një mjedis shumë më kompleks, në të cilin nuk do të ketë gjithmonë një rol udhëheqës.

Prania Ushtarake e Zgjeruar e Kinës në Oqeanin Indian

Nuk është çudi që ndryshimi më i madh në mjedisin strategjik rajonal po shkaktohet nga Kina. Kina është përjashtuar prej kohësh nga Oqeani Indian nga faktori gjeografik. E bllokuar nga qasja e lehtë tokësore drejt oqeanit, aksesi detar i Kinës në Oqeanin Indian është i gjatë dhe i pasigurt. Por duke pasur parasysh nivelin e varësisë së Kinës nga nafta e huaj dhe interesat e tjera në rajon, është konsideruar pothuajse e pashmangshme që Kina do t’i kushtojë shumë më tepër vëmendje Oqeanit Indian në një periudhë afatgjatë.

Por Kina po lëviz më shpejt nga sa shumë prisnin, duke ndërtuar një rol ushtarak në Oqeanin Indian. Kjo përfshin zhvillimin e një rrjeti të bazave detare dhe ushtarake rreth bregut të Oqeanit Indian, duke filluar me Xhibuti (të hapur vitin e kaluar) dhe një bazë të re që do të ndërtohet në ose afër Gwadar në Pakistan. Bazat e tjera kineze kanë gjasa të ndërtohen në Afrikën Lindore dhe ndoshta në Oqeanin Indian Qendror/Lindor. Një rrjet bazash – të llojeve dhe madhësive të ndryshme – do të ndihmojë në maksimizimin e mundësive të Kinës për t’iu përgjigjur kontingjenteve që ndikojnë në interesat e saj, duke përfshirë mbështetjen për operacionet kundër piraterisë, evakuimet jo-ndërlufutese, mbrojtjen e shtetasve dhe pronave kinezë dhe potencialisht ndërhyrjeve në shtetet bregdetare të Oqeanit Indian ose vende të tjera të rajonit.

Nuk ka gjasa që Kina do të jetë në pozitë për të sfiduar dominimin e SHBA-ve në Oqeanin Indian për disa vite në vijim. Por do të jetë e gatshme të përfitojë nga mundësitë strategjike ose të futet në ndonjë vakuum të perceptuar të fuqisë.

India është veçanërisht e alarmuar nga prania në rritje e Kinës në rajon dhe po përgjigjet. Kjo përfshin ndërtimin e bazave operative ose objekteve të stërvitjes në ishujt Andaman dhe Nicobar të Indisë – pranë ngushticës së Malacca – si dhe në shtetet ishullore të tilla si Seychelles dhe Mauritius. Finalizimi i fundit i një marrëveshjeje shkëmbimi logjistik midis Indisë dhe Francës gjithashtu hap potencialisht baza franceze në Oqeanin Indian Perëndimor (të tilla si në Xhibuti dhe Réunion) për përdorim nga India. Zhvillimi më i fundit është një marrëveshje midis Indisë dhe Omanit, sipas të cilës marina indiane do të ketë qasje në portin e Duqm në Oman për logjistikë dhe mirëmbajtje. Marrëveshja mund të përfshijë gjithashtu zhvillimin e objekteve të magazinimit të naftës pranë Duqm për t’u përdorur si pjesë e rezervës strategjike të Indisë.

Lëvizjet e Kinës, dhe përgjigjet e SHBA-ve dhe Indisë, kanë bërë që disa analistë të shqetësohen për një “Luftë të re të Ftohtë” që do të zhvillohet në Oqeanin Indian. Edhe pse administrata Trump ka shpallur së fundmi strategjinë e saj të re “Strategjia e Lirë dhe e Hapur e Indo-Paqësorit (FOIP)” nuk është e qartë se çfarë do të thotë kjo në praktikë për Oqeanin Indian. Ka ende pak prova se Shtetet e Bashkuara janë një aktor serioz në kundërshtimin e ndikimit që Pekini po blen me Iniciativën e Rripit dhe Rrugës.

Aktorë të rinj “jo-tradicionalë” në Oqeanin Indian

Por Kina nuk është faktori i vetëm i ri në Oqeanin Indian. Disa lojtarë të rinj “jo-tradicionalë” janë bërë aktivë në rajonin e Oqeanit Indian, gjë që mund ta bëjë mjedisin rajonal të sigurisë shumë më kompleks sesa në të kaluarën. Këto përfshijnë fuqitë e mesme rajonale si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE), Turqia dhe Irani, të cilat kanë luajtur pak ose aspak rol në sigurinë e Oqeanit Indian në kohët moderne. Ato vende të angazhuara më parë me problemet e brendshme ose lokale, për disa arsye po luajnë një rol më aktiv në çështjet e Oqeanit Indian, dhe ka të ngjarë të luajë një rol edhe më të madh në të ardhmen.

Aktualisht po shohim një garë nga aktorë të rinj si Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Turqia për të ndërtuar bazat detare dhe ushtarake në të gjithë Bririn e Afrikës. Arabia Saudite ka finalizuar kohët e fundit një marrëveshje për krijimin e një baze detare në Xhibuti. Aleati i saj, Emiratet e Bashkuara Arabe (që Sekretari Amerikan i Mbrojtjes James Mattis dikur i quajti “Sparta e Vogël”), sapo ka ndërtuar objekte të mëdha detare dhe ajrore në Assab në Eritrea e afërt dhe drejton një qendër trajnimi në Mogadishu të Somalisë.

Nga ana e saj, Turqia ka nënshkruar së fundi një marrëveshje mbrojtëse me Sudanin nën të cilën Turqia do të rindërtojë portin e vjetër të Suakin në Detin e Kuq, ku thuhet se do të përfshijë zhvillimin e objekteve detare. Kjo do të vinte në krye të objekteve ushtarake ekzistuese të Turqisë në Katar (ku tani janë të vendosur tre mijë trupa) dhe në Mogadishu.

Rezultati e menjëhershëm i këtyre lëvizjeve në Bririn e Afrikës është rivaliteti midis dy blloqeve të reja të fuqisë së Lindjes së Mesme: Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Egjiptit në njërën anë dhe Turqisë, Iranit dhe Katarit nga ana tjetër. Konflikti ndërmjet këtyre blloqeve rivale në Jemen ka një element të fortë detar, duke përfshirë një bllokadë detare të rrugëve furnizuese rebele nga Irani. Kjo ka ngritur vlerën e palëve që kanë baza detare në zonë.

Rivaliteti ndërmjet këtyre dy blloqeve ka rihapur gjithashtu një numër rivalitetësh dhe mosmarrëveshjesh të tjera të hershme në rajon. Marrëveshja e kohëve të fundit midis Turqisë dhe Sudanit, e cila përfshin një elementë të bashkëpunimit rreth mbrojtjes dhe inteligjencës, ka rigjeneruar tensionet midis Sudanit dhe Egjiptit, përfshirë mbi një kufi të pazgjidhur dhe akuza mbi mbështetjen për terrorizmin. Vetëm pak ditë pas marrëveshjes Turqi-Sudan, trupat egjiptiane (me mbështetjen e Emirateve të Bashkuara Arabe) u vendosën në Eritrea, me sa duket në lidhje me një digë që Etiopia planifikon të ndërtojë përgjatë lumit Nil dhe që Egjipti e konsideron si një “kërcënim ekzistencial”. Nëse kjo tingëllon e koklavitur, kjo është për shkak se e tillë është situata.

Këto rivalitete janë gjithashtu duke u spostuar më tej në Oqeanin Indian. Arabia Saudite është angazhuar nëpërmjet diplomacinë aktive të çeqeve me shtetet ishullore të vogla (myslimane) të Komoros dhe Maldivet, në një përpjekje për të sfiduar rivalin rajonal, Iranin. Të dy këto vende kanë marrëdhënie të këqija diplomatike me Iranin dhe Katarin dhe kanë nënshkruar gjithashtu Aleancën Islamike Ushtarake të Sauditëve kundër Terrorizmit (IMAT). Edhe pse shumë njerëz do ta konsideronin të pamundur, potenciali për një bazë detare saudite në Maldive do të rriste ndjeshëm presionin ndaj Iranit. Marrëdhënia e ngushtë e Arabisë Saudite me Maldivet është gjithashtu një shqetësim në rritje për Indinë.

Emiratet e Bashkuara Arabe, një aleat i ngushtë saudit, gjithashtu po hapë krahët e saj. Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dhënë mbështetje të gjatë financiare dhe politike për shtetet ishullore të vogla të Oqeanit Indian, duke përfshirë dhënien e ndihmës së konsiderueshme mbrojtëse për Sejshellët. Emiratet e Bashkuara Arabe tani po ndërtojnë një rol më të gjerë politik në Oqeanin Indian, duke përfshirë marrjen e kryesimit e Indian Ocean Rim Association (IORA) – grupit politik pan-rajonal të Oqeanit Indian – nga 2019. Kjo do t’i japë Emirateve një platformë të rëndësishme për të formuar axhendën rajonale. Nga ana tjetër, Irani, armiku i Emirateve të Bashkuara Arabe, së shpejti do të marrë kryesimin e Indian Ocean Naval Symposium (IONS), grupimi pan-rajonal detar. Kjo gjë duket si dikça e keqe për përpjekjet e vendeve të tjera në rajon për të përmirësuar efektivitetin e këtyre grupimeve.

Për të mos e anashkaluar, Turqia po rindërton një rol në Oqeanin Indian. Turqia nuk është parë pranë Oqeanit Indian për gati një shekull që nga ditët e Larencit të Arabisë. Por gjatë viteve të fundit vendi ka kaluar në një “rizgjim global”, i cili përfshin një kujtim kombëtar të lavdive të Perandorisë Osmane. Në kulmin e tyre, osmanët ushtruan ndikim në të gjithë Oqeanin Indian, përfshirë kryerjen e ekspeditave detare në Ngushticën e Malacca dhe më gjerë. Osmanët u mburrën edhe me një protektorat në Aceh, në Indonezinë e sotme (një nga rajonet më fundamentaliste dhe separatiste në atë vend). Kjo histori e pasur tani po zhvarroset dhe ne duhet të presim që të dëgjojmë më shumë rreth saj në vitet e ardhshme.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan është duke u ngritur si mbrojtës i popujve myslimanë të rrethuar në të gjithë rajonin. Turqia ka qenë një nga mbështetësit më të shquar ndërkombëtar të popullsisë muslimane Rohingya në Myanmar dhe në shtator 2017 ishte vendi i parë që i dha ndihmë Rohingyas gjatë periudhës së fundit të spastrimit etnik nga regjimi i Myanmarit.

Marina turke gjithashtu është rikthyer në Oqeanin Indian dhe ka qenë pjesëmarrës aktiv në operacionet kundër piraterisë, përfshirë tre komanda të Combined Task Force 151, koalicionit shumëkombësh të marinës që shoqëron anije tregtare përmes Gjirit të Aden. Zhvillimi i një baze turke detare në Suakin në Detin e Kuq do të zgjeronte ndjeshëm praninë rajonale të Marinës Turke dhe mund të nxiste një garë të vogël mes Turqisë dhe rivalëve të tillë si Egjipti dhe Arabia Saudite për dominimin detar të Detit të Kuq.

Këto rivalitete që zhvillohens në Oqeanin Indian janë në një masë të madhe të nxitur nga rivalitetet e përqëndruara në Gjirin Persik dhe Levantin. Por, siç pamë edhe në Luftën e Ftohtë, nxitimi i vendeve më të pasura dhe më të fuqishme për ndikim midis shteteve të vogla dhe të dobëta të Oqeanit Indian mund të përhapë një paqëndrueshmëri të konsiderueshme politike në të gjithë rajonin.

Dyshime rreth SHBA-së si Fuqi e Qendrueshme

Ndryshimet në mjedisin strategjik të Oqeanit Indian gjithashtu nënvizojnë dyshimet lidhur me angazhimin e Uashingtonit ndaj rajonit dhe disa aktorë rajonalë duket se po pozicionohen për atë që shohin si një tërheqje të pashmangshme të forcave të SHBA-ve.

Miqtë dhe konkurrentët e Amerikës janë shumë të vetëdijshëm se revolucioni i SHBA-së për pordhimin e naftës nga shist argjilor i ka vënë Shtetet e Bashkuara drejt rrugës për t’u bërë eksportuesi më i madh neto i naftës në botë gjatë dekadës së ardhshme. Kjo do të thotë se Gjiri Persik mund të bëhet një imperativ më pak strategjik për Shtetet e Bashkuara, ose të paktën t’i japë Shteteve të Bashkuara më shumë opsione. Roli i SHBA-së në Gjirin Persik është, natyrisht, një element thelbësor në mbizotërimin global të SHBA-ve, por vjen me një kosto të madhe ekonomike. Është e mundshme që administrata e tanishme (ose e ardhshme) e SHBA-së, të mund të arrijë në një pikë ku ata të pyesin pse Flota e Pestë e SHBA-së po mbron naftën kineze. Këto dyshime janë rritur në shumë vende përkundër angazhimit të vazhdueshëm të forcave të mbrojtjes të SHBA-së në rajon. Ata janë përforcuar vetëm nga qendrimet e paqendrueshme të administratës Trump.

Një rajon kompleks dhe shumëpolar

Interferenca e këtyre faktorëve po shtynë Oqeanin Indian drejt një mjedisi strategjik shumë më shumëpolar dhe kompleks. Ndryshe nga Paqësori, i cili mbetet një mjedis strategjik thelbësisht bipolar (plus problemi i Koresë së Veriut), teatri i Oqeanit Indian po bëhet gjithnjë e më shumëpolar. Kjo përfshin fuqitë kryesore të tilla si Shtetet e Bashkuara, India dhe Kina dhe një tufë e fuqive të mesme perëndimore, të tilla si Australia, Franca dhe Japonia. Por fuqitë e “reja” të mesme, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabinë Saudite, Turqinë dhe Pakistanin, dhe me kalimin e kohës, Irani dhe Indonezia, do të bëjnë gjithnjë e më shumë prezencën e tyre të ndjerë. Disa nga këto fuqi “të reja” të mesme mund të mos jenë domosdoshmërisht armiqësore ndaj interesave të SHBA-ve, të paktën për momentin, por të gjithë ato eventualisht do të ndjekin interesat dhe axhendat e tyre./The Diplomat – Lexo.al

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat