A do ta ndezë Erdogani Mesdheun në një zjarr!

Analiza

A do ta ndezë Erdogani Mesdheun në një zjarr!

Sherif Ramabaja Nga Sherif Ramabaja Më 28 mars 2018 Në ora: 12:49
Rexhep Taip Erdogan

Erdogani vepron hapur kundër perëndimit. i vë nën presion mediat dhe opozitën. Ai marshoi së fundit në Siri për t`i nënshtruar kurdët. Tani autokrati i paparashikuar Erdogan matet edhe me shtetin fqinj Greqinë.

Pas dështimit të puçit ushtarak në Turqi, Erdogani reagon në mënyrë autokratike. Në shtetin e vetë është vu në ndjekje duke persekutuar opozitën dhe mediat, kurse në politikën e jashtme mbështetet në forcën ushtarake. Marshimi i trupave turke dhe aleatëve në Siri ishte për keqardhje. Jo se shkelej sovraniteti i në shteti fqinj, Sirisë, po për atë se trupat ushtarake të Erdoganit nuk luftonin kundër shtetit islamik IS dhe kundër trupave të Asadit po pikërisht kundër milicëve kurd. Milicët kurd ishin aleat të preferuar të perëndimit në luftimin e terroristëve të Is. Ata posedonin një territor mjaft të gjërë që trupat e Asadit nuk do të mund të ktheheshin lehtë sërish në këtë pjesë të banuar me kurdë.

Tensionet historike

Tash për tash kërcënuese janë tensionet në rritje mes të Turqisë dhe Greqisë. Konfliktet mes këtyre dy fqinjëve kanë një traditë të gjatë. Ky konflikt daton që nga koha e rënies së Perandorisë Otomane. Në atë kohë, ushtria turke nën Mustafa Kemal Pashën, më mirë i njohur si Ataturku, arriti t`i refuzonte forcat e huaja të ndërhyrjes dhe të siguronte integritetin territorial të Turqisë së sotme. Por hapësirën detare Turqia nuk mundi ta mbronte, kështu që pothuajse të tërë ishujt rreth brigjeve turke i takuan Greqisë. Qeveria e Erdoganit dhe nacionalistët turq flasin për një poshtërim të cilin nuk munden ta kapërdijnë. Këtë e cilësojnë si një pushtim nga Greqia të ishujve të tyre në detin Egje. Pra tash tensionet e krijuara nuk janë për t`u habitur. Gjithashtu këto tensione janë edhe bazë për armatosje dhe blerjen e tankeve Leopard 2 nga të dyja palët. Kështu erdhi deri te absurditeti që Greqia e vogël dhe një vend malor, e ngarkuar me borxhe financiare deri në fyt, të ketë numrin më të madh të trupave ushtarake të blinduara në Evropë.

Shtytje e re retorikës agresive

Pas grusht shtetit në Turqi dhe me një president gjithnjë e më agresiv ekziston rreziku që konflikti të ndizet mes fqinjëve, që do të kthehej në një zjarr të hapur. Retorika dhe veprimet e Erdoganit kanë krijuar një ambient shumë të pasigurt. “Ne në historinë tonë më të re, në regjionin tonë, diçka të ngjashme, nuk kemi përjetuar”. Thotë Nikolas Katsimpras, profesor në New Yorker Columbia Universitet. Sa i thellë është mosbesimi mes këtyre dy vendeve e tregon rasti i dy rojeve kufitare grek në zonën kufitare me Turqinë. Ushtarët në fillim të marsit në një mot të keq kishin humbur rrugën dhe ishin gjendur në zonën kufitare turke. Kjo nuk do të duhej të ishte një problem i madh për dy vende siç janë këto, që janë edhe anëtare të Natos, po Turqia këtë e bëri të madhe. Të gjitha përpjekjet për t`u liruar rojet kufitare kanë dështuar deri më tani. Përveç kësaj, mes këtyre dy vendeve, ekziston edhe konflikti i Qipros. Në vitin 1974 ushtria turke pushtoi pjesën veriore të Qipros. Ankaraja ka instaluar atje Republikën Turke të Qipros Veriore, një strukturë që njihet vetëm nga Turqia si shtet.

 Së fundit anijet luftarake turke u përpoqën të parandalojnë hulumtimin e burimeve natyrore në këtë zonë. Dy ishuj të pabanuar proklamohen si të tyre nga të dyja shtetet. Këto shkurre nuk kanë vlerë, po të dyja vendet pohojnë se janë të tyre dhe përfshihen në zonat e tyre ekonomike. Në shkurt anijet turke donin ta fundosnin një anije shpuese të kompanisë italiane të naftës, ndërsa një anije patrullimi turke përdori forcën ndaj një anije të Gardës Bregdetare Greke.

 Për shkak të zonave kufitare të diskutueshme, konflikti mes Turqisë dhe Greqisë po bartet edhe në hapësirën ajrore. Pjesën më të madhe të kohës Turqia shkel hapësirën ajrore të Greqisë, në zonat e pretenduara nga të dyja palët. Shumë grekë kanë frikë tani, siç raportohet nga “Standard” se Turqia do të vazhdoi të eskaloi situatën dhe mund të sjell një ndryshim në status qua me mjete ushtarake. Një invazion i madh si ai i viti 1974 në Qipro, nuk konsiderohet i realizueshëm, po Turqia mund të pushtoi ndonjë ishull të pabanuar dhe të vogël./ Stern/ Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat