Tingëllon pesimizëm por për hire të realitetit më duhet të them se në Kosovë rrethanat e përgjithshme sociale politike nuk do të bëhen mirë gjatë kohë. Shkaqet pse do të ndodhë një gjë e tillë janë të shumta, por kam konsideratën se “ Causa prima” e të gjitha të këqijave që ndodhin në Kosovë është fakti se elitat politike të ne absolutisht nuk kanë pasur , nuk kanë e as nuk do të kenë gjatë presion qytetarë qoftë e dhe më të voglin për çfarëdo papërgjegjësie cila do qoftë ajo. Është një rregull e pashkruar sociologjike se sa më i shtypur të jetë një popull rëniet në letargji janë të pa evitueshme bashkë me të edhe asociacionet protestuese. Kush e dëshmon këtë ma mirë se qytetari ynë i pasluftës, ç’far nuk është bërë në kurrizin e tij. Për më tepër në këtë kontekst të ne po ndodhë një fenomen tmerrësisht i çuditshëm jashtë çdo parashikimi shkencor ngase sipas disa sondazheve të organizuara nga hulumtues te jashtëm prestigjioz, populli ynë del më i lumtur në Evropë. Më i lumtur se suedezët, gjermanet etj. Ky me të vërtetë është rast i rëndë i një patologjie sociale i paparë në botë. Ku e gjen një lumturi të tillë ky popull jam tepër kurioz ta dijë. I varfër, i zhvatur, i papunë, i injoruar nga institucionet në ekstrem. Ndoshta kjo është cilësi e popujve me kulturë të mangët iluministe, politike. A mund dhe si mund të jetë i kënaqur punëtori ynë me orar ditorë 16 orësh pune, me pagë që të trishton, pa sigurim social shëndetësor , pa mbrojtje ne punë, pa pushim javor, vjetor. Dhe çuditërisht këta s’kanë asociacionin elementar protestues qoftë edhe ne festa simbolike.
A mund dhe si mund të jetë i kënaqur studenti qe pas diplomimit e pret lopata, studenti që gjysmën e mësimdhënësve e takon vetëm ditën e provimit dhe të tillët me doktoratura , të falsifikuara, te blera që s’dinë ti kryqëzojnë dy fjalë ligjëratave. Në këtë kontekst do ta theksoja rastin e katedrës së sociologjisë ngase kjo është mostra ma reprezentative e të gjitha të këqijave që ndodhin në arsimin tonë. Kjo katedër më tepër i ngjanë një sulltanati me emnuka sesa katedrës së universiteti. Përplot kodoshllëqe pa asnjë projekt serioz hulumtues , me doktoratura pllagjiante, te falura. Me profesor që ka kryer elektron dhe ligjëron sociologji. Kjo nuk ndodhë kund ne boten akademike, E studentet heshtin. Kjo është e pafalshme ngase studentet historikisht kanë qenë kategoria ma senzitive sociale, antipod i të keqes. Por studenti ynë i sotshëm është i instrumentalizuar, pa vizione, soditës, apatik që askund nuk i ngjanë atyre te viteve të tetëdhjeta. Në këtë shtet ku lulja e të keqes është në pranverën e vërtetë, si mundë të jetë i kënaqur pensionisti i sëmurë i lodhur, me lot për faqe, që nuk din çfarë të bëjë kacidhet e pensioni. Të blejë barëra apo ushqim. Po të sëmurët pa kujdesin elementar shëndetësor që masakrohen financiarisht nga mjekët dhe farmacistet tanë, që nuk kanë as ulëse në korridoret e klinikave. Është e tmerrshme ti shikosh të sëmurit nga kanceri me grahma të vdekjes se si para sallave te kemoterapisë detyrohen te qëndrojnë ne këmbë. Si mund të jetë i kënaqur Sportisti që për lojën e zhvilluar ka kundërvlerë një gjellë groshe Pastaj personat me aftësi të kufizuar, fëmijët që nuk kanë mbrojtje elementare nga shteti.
Edhe po të ekzistoj ndonjë nivel pakënaqësie te shtresat sociale e sipërshënuar, nuk ka kush ta kanalizoj këtë sepse e gjithë ” elita” intelektuale në vrap pas kacidheve është rreshtuar politikisht duke qenë konformist dhe certifikues të cilit do pushtet. Mjafton të mos u preket komoditeti ekzistencial. Nuk është rastësi që “intelektualet” e tillë që nuk i rezistojnë dot vezullimit të parasë mbajnë pa ndërgjegjen elementare edhe shtatë-tetë vende pune, ndërsa mijëra të diplomuar rrinë pa punë.
PRIVATJA DHE SHTETËRORJA
Shkak tjetër që do ti zgjas jetën të keqes në Kosovë është fenomen tjetër interesant që po ngjet kaherë të ne e që është i mirëseardhur për çdo pushtet siç është rasti i privatizimi të madh të jetës nga qytetarët duke i këputur interferencat shtetërore në stilin: “ Kjo është punë shteti dhe nuk është për mua”, “Ani le të vjedhin kjo s’më prek në xhep” . Me këtë psikologji tragjike asnjëherë nuk do të këputet rrënja e të keqes, asnjëherë nuk do të ndërtohet shteti i mirëqenies dhe lumturisë së njerëzve. Mbyllja e thellë në privatësinë jetësore pa vrarë mendjen se ç’bën shtetit do të jetë bumerang me pasoja të llahtarshme.