Forca e Erdoganit, dilema e Erdoganit

Analiza

Forca e Erdoganit, dilema e Erdoganit

Nga: Maximilian Popp Më: 1 korrik 2018 Në ora: 14:37
Presidenti Erdogan

Pas zgjedhjeve në Turqi, Presidenti Erdogan është më i fuqishëm se kurrë. Rrethanat e suksesit të tij e bëjnë sundimin e tij të pambrojtur ndaj krizave. Parashikimet janë të zymta.

Rexhep Tajip Erdogan ia arriti qëllimit të tij të jetës, me fitoren e tij në zgjedhjet presidenciale të së dielës së kaluar: ai zëvendëson themeluesin e shtetit, Ataturkun si politikanin më të fuqishëm turk. Erdogan duhet ta gëzoi këtë moment, spse tash e tutje nuk do të jetë lehtë për të. Ditët e para pas zgjedhjeve tashmë e kanë treguar këtë. Erdogan ka minimizuar partinë e tij, AKP aq shumë sa që nuk ishte në gjendje të fitoi shumicën në zgjedhjet parlamentare që përputheshin edhe me votimin presidencial. Ai duhet të hynte në një aleancë me partinë, MHP ultranacionaliste, e cila çuditërisht arriti të fitonte 11% të votave. MHP do të kërkoi një limit për bashkëpunimin e përbashkët. Ka të ngjarë që udhëheqësi i MHP, Devlet Bahçeli, të bëhet zëvendëspresident në qeverinë e re. Ai do të bëj çmos që ta shtyjë Turqinë edhe më shumë djathtas. “ Ne e shpëtuam Erdoganin, tani e tutje llogarisim atë që duam “, tha zëvendës shefi Bahçelis Sefer Ayçan.

 Problemet që e rëndojnë Turqinë, nuk do të zhduken me këtë rezultat të zgjedhjeve, përkundrazi, me gjasë, ato do të përkeqësohen më tej, nga koalicioni i AKP dhe MHP. Shoqëria turke është e ndarë dhe e përqarë. Nga njëra anë Erdogan adhurohet si shpëtimtar, kurse nga të tjerët shihet si një despot. Erdogan mundohej të ishte pajtues pas fitores së tij. Në fjalimin e tij pas fitores tha se dëshironte të ishte president i të gjithë turqëve. Po në të njejtën kohë ai njoftoi se do të vazhdonte  “Luftën kundër terrorizmit”, pa u luhatur. Dhe kuptohet, terroristët janë për te të gjithë ata që s`pajtohen me mendimin e tij.

Koalicioni i drejtuar nga MHP me gjasë do ta intensifikoi represionin ndaj kurdëve. Ministri i tij i brendshëm Syleyman Soylu ia tërhoqi vërejtjen të mërkurën edhe njëherë partisë HDP që njihet si pro kurde për terrorin e PKK. ( Partia Komuniste e Kurdistanit ) “ Ata nuk kanë të drejtë që të jetojnë, të shkojnë kudo që dëshirojnë”. Ngjallet frika se Erdogan në fund të fundit do ta forcoi PKK përmes sulmeve të tij ndaj HDP.

Tensionet politike tashmë kanë efekt gjithnjë e më negativ në ekonomi. Megjithëse prodhimi i brendshëm bruto i Turqisë vitin e kaluar u rritë me 7,4 %, Erdogan nuk mund të mbështetet në bumin ekonomik që të zgjasë më tutje. Shenjat e një krize po intensifikohen.

Lira që nga fillimi kundrejt dollarit një të katërtën ka humbur në vlerë.

Inflacioni kohë të gjatë është konstant njëmbëdhjetë përqind.

Kompanitë turke kanë borxh të akumuluar në vlerë prej 222 miliardë dollarësh.

Çdo i pesti turk, nga mosha 14 deri në 23 vjeç është i papunë.

Agjencia e nominimit Standard, uli aftësinë paguese të Turqisë në nivel junk.

Erdogan, për të fituar besimin e investitorëve, do të duhet të zvogëlojë shpenzimet qeveritare dhe të rrisë normat e interesit. Lihet përshtypja sikur ai s`do të arrijë që ta bëjë këtë. Në pranverën e ardhshme, turqit votojnë në qytete për kryebashkiakët. Erdogan dëshiron të sigurojë fitoren elektorale dhe t`i përsërisë ngadhnjimet si në të kaluarën, duke investuar miliarda në industrinë e ndërtimit. Politika e tij monetare e udhëhequar nga ai, qysh këtë vitë mund të pësoi krizë të njejtë siq pësoi Greqia disa vite më parë.

 Për perëndimin, Erdogan mbetet, një partner i pakëndshëm. Ai rreth vetes së tij ka mbledhur nacionalistët, që gjatë fushatës zgjedhore sulmonin Evropën dhe SHBA- të. Suksesi i tij do da inkurajojë atë të vazhdoi këtë politikë. Sidomos në Lindjen e Mesme, Turqia do ta rrisë prezencën e saj. Në pranverë, ushtria turke dëboi një pjesë të PKK nga provinca siriane, në qytetin  Afrin. Ndërhyrjen e rradhës kundër PKK, Erdogan po e përgaditë në pjesën veriore të Irakut. Mundësisë për t`iu bashkuar EU- së, Turqia ka kohë që është distancuar dhe larguar. Ajo më shumë i është afruar Rusisë se sa partnerëve të saj të NATO-s.

Opozita pas disfatës së zgjedhjeve duhet së pari të konsolidohet. Tre parti opozitare punuan sëbashku për herë të parë në zgjedhje. Sidoqoftë, është e diskutueshme nëse kjo aleancë do të zgjasë veçanërisht pasi të tre partitë nuk kanë një projekt të përbashkët. Kandidati i lartë Muharrem Inça ka qenë në gjendje t`i frymëzojë votuesit për një fushatë të guximshme. Detyra e tij tani do të jetë, për ta riorganizuar opozitën. Problemi i tij është se shansi i ardhshëm për një ndryshim demokratik të pushtetit do të jetë vetëm në pesë vitet e ardhshme.

Nga gjermanishtja: Sherif Ramabaja

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat