”Si i shpëtuan sherbetit të Stambollit, Fatos Nano dhe Sali Berisha, lidhja e Edi Ramës me ‘Kardashlerin’ e madh” - Bota Sot
”Si i shpëtuan sherbetit të Stambollit, Fatos Nano dhe Sali Berisha, lidhja e Edi Ramës me ‘Kardashlerin’ e madh”

Analiza

E enjte, 15 nëntor 2018

”Si i shpëtuan sherbetit të Stambollit, Fatos Nano dhe Sali Berisha, lidhja e Edi Ramës me ‘Kardashlerin’ e madh”

Agron Gjekmarkaj Nga Agron Gjekmarkaj Më 20 tetor 2018 Në ora: 18:20
Rexhep Taip Erdogan dhe Edi Rama

Prej vitesh marrëdhëniet ndërmjet Rexhep Taip Erdoganit dhe Edi Ramës mund te përkufizohen me këngën shkodrane “në zaman të asaj furie”  “Kardashleri” i vogël po i ngjet gjithnjë e më shumë atij të madhit !

Me gjase të dyve në hojet e xhanit të llaftaruar nga ëndrra sundimi demokracia për të cilën flasin ju duket një biçimllek e zuzari allafrenga. Zet e kanë fjalën e lirë të dy. Shpifje, shpifje, shpifje e thërrasin. Njeri ka ëndrra perandorake tjetri vilajeti.

Tanimë udhëheqësi i Turqisë aktuale është identifikuar me “lavdinë” e Perandorisë Osmane dhe në emër të saj dëshiron ti rindërtoje objektivat e veta diplomatike e strategjike me vendin tone e të tjera shtete ballkanike. Nuk duhet të lodhemi se përsërituri që pushtimi otoman është fatkeqësia me e madhe që i ka ndodhur kombit tonë përgjatë gjithë historisë së tij!

Me të lidhen ikja nga Europa, thyerjet shpirtërore e identitete ! Siç e thotë Kadare tek një novele e tij e famshme , ata sollën “eklipsin e syrit” shume me i dhimbshëm se ai i henës dhe diellit.

Gjatë kësaj periudhe “bashkëjetesë” momentet me të lavdishme janë Kryengritjet me qëndresën frymëzuese të Skënderbeut, Rilindja dhe Pavarësia Kombëtare qe na ndanë nga perandoria por jo nga otomanet!

Qysh nga revolucioni i gjithanshëm i Ataturkut e deri sa u shfaq doktrina e Davatogluse ne fillim te viteve 2000 e një samit te Sarajeves,ish-minister i jashtëm i Erdoganit Turqia ka qene miqsore dhe pa tendenca ndikimi ne punet e brendshme te Shqiperise.

Fatos Nano u tentua i pari nga sherbeti dhe jaseminët e Stambollit. Sali Berisha i dyte pas shihareteve që dha gjate segmentit 92-97 i shpëtoi atij tentacioni dhe nuk e futi anijen ne Dardanele. Ndërsa prej disa vitesh na ofrohet miqësi me spekter vasaliteti.

Në fillim pasi u bëmë anëtar te Konferencës Islamike u “pushtuam” nga shkollat e Gylenit megjithese e donim Shqipërinë si gjithe Europa , ato shkolla nuk po vinin. Tani na kërkohet që ata ti zbojmë dhe ti zëvendësojmë me shkolla te licencuara nga ministria e arsimit te Ankarse. Përsëri lind një pyetje etike për orientimin mendor e kulturor!

Image

Fëmijët shqiptare do të edukohen me shkolle perëndimore apo lindore? A vazhdon qe dielli te linde nga perëndon siç thoshte Naim Frasheri është një pyetje kjo për Kryeministrin Edi Rama! Dje një fakt pozitiv është konsumuar. Nuk dihet ne është linje e re diplomatike e qeverise shqiptare apo një shkëndije krenarie e ministrit Ditmir Bushati për të cilin thuhet se nuk shihet me sy te mire nga Rexhepi. Bushati kërkesës se ministrit te jashtëm turk Mehmet Çavasoglu për të mbyllur shkollat gyleniste dhe për të dorëzuar personelin e tyre dhe te tjerë ndjekës te klerikut ne azil për kletatje ne Turqi ju përgjigj duke ju referuar standardeve dhe konventave europiane. Ky ishte nje refuzim dhe vendosje e nje kufiri te ri, një pozicionim për t’u përshëndetur. Me shpresën se gjaku nuk behet hirre i sugjerojmë Ditmir Bushatit te lexoje here pas here epopene e Kara Mahmut Bushatliut i quajtur Karagega kur ne tavoline i vendosin fermane vasaliteti se do te jete me i qete , me i qarte edhe ne te ardhmen.

Por kjo vlen edhe për Kryeministrin te cilin e inkurajojmë për miqësi te mire me Turqit dhe Udhëheqësit e tyre. Na dhimbset qerratai kur shfaqet ne haremin politik te Erdoganit se na dhimbset vendi te cilin ende e duam si gjithe europa me një Kryeministër i cili idelogjine iluministe te kontinentit nuk e përtyp si çamçakiz propagandë teksa pi me nargjile elikzire totalitarizmi. / Panorama

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test