Serbia ka sheklur konventat e Gjenevës (1949)

Analiza

Serbia ka sheklur konventat e Gjenevës (1949)

Nga: Prof. Dr. Mehdi Hyseni Më: 3 nëntor 2018 Në ora: 10:08
Prof. Dr. Mehdi Hyseni

Pavarësisht nga fakti se kohët e fundit janë intesifikuar angazhimi dhe përpjekjte diplomatike të bashkësisë ndërkombëtare (OKB-ja, BE-ja, NATO-ja , Grupi i Kontaktit, OSBE-ja), që përmes sanksioneve ekonomiko-financiare ndërkombëtare, duke mos përjashtuar edhe ndërhyrjen ushtarake të NATO-s, ta detyrojnë Serbinë të heqë dorë nga agresioni dhe terrori gjenocidal mbi shqiptarët në Kosovë, duke qenëse makineria ushtarako-policore e paramilitare po vazhdon me të njëjtin intensitet  vrasje, plagosje, përndjekje, arrestime…,bombardime (duke përdorur të gjitha llojete e armëve) të popullsisë civile shqitare në brezin kufittar Kosovë-Shqipëri, si dhe  në rajonin e Drenicës dhe të Klinës.  Këto skena të përditshme të dramës së përgjakshme të populist shqiptar në Kosovë, i provon edhe Raporti zyrtar i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut të Kosovës(publikuar më 24 gusht 1998), sipas të cilir brenda kohës shkurt-gusht 1998 nga forcat policore, paramilitare dhe militare serbe  “janë vrarë 612, janë plagosur mbi 300, të zhdukur 800, mbahne peng 400, mbi 150 janë  arrestuar e burgosur dhe, kundër shumicës prej tyre është ngritur padia penale. Ndërkaq,  mbi 382 mijë shqiptarë  të tjerë, si pasojë e agresionit të armatosur serb kanë braktisur vatrat e tyre. Janë shaktërruar mbi 400  vendbanime dhe mbi 14 mijë shtëpi. Ndërsa sipas raportit të fundit të KMLDNJ-së , bërë në fund të muajit shtator 1998, del se shifra e të vrarëve shqiptarë ka arritur mbi 1500 sish.

E vlen të nënvizojmë  se 49% të vraraëve dhe të plagisurve janë fëmijë , gra e pleq, përqindje kjo, që dëshmon se viktima të operacioneve luftarake të forcave serbe, kanë qenë kryesisht  popullsia  civile shqiptare, që është në kolizion flagrant me parimet dhe me rregullat e së drejtës humanitare nd?rkombëtare dhe të së drejtës ndërkombëtare të luftës.

Si për nga forma, ashtu edhe  për nga dimensioned, veprat monstruoze të regjimit kolonial serb ndaj shqiptarëve përbëjnë krim të rëndë penal dhe cenim të drejtpërdrejtë të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare të luftës dhe të drejtave e parimeve kryesore njerëzore e humanitare, të sanksionuara në konventat dhe në traktatet ndërkombëtare.

Sipas së drejtës ndërkombëtare të luftës (ashu si parashikojnë konventat ndërkombëtare, të miratuara në fund të shekullit XIX dhe XX), përdorimi i forcës  së armatosur dhe i  aksioneve të tjera, lejohet vetëm ndërmjet forcave të armatosura të palëve ndërluftuese, kurrsesi kundër popullatës civile, luftëtarëve të plagosur dhe të sëmurëve, siç po vepron pushteti kolonial serb kundër shqiptarëve në Kosovë, që nga muaji shkurt 1998.

Veprimet johmane dhe anticivilizuese të Srbisë agresore ndaj luftëtarëve të UÇK-së dhe populates civile shqiptare, janë në kundërshtim dhe të dënueshme sipas Konventës së Gjenevës për Mbrojtjen e Personave Civilë në Kohë Lufte (1949), pikërish në bazë nenit 27 të Konventës së Katërt të Gjenevës, të Rregullores së Hagës, neni 22 (1907) dhe Protokollit Numër 1 të Konventës së Gjenevës (1974), ku, ndër të tjera, thuhet: “ Janë të ndalueshme masat e reprezalieve kundër personave dhe objekteve të mbrojtura me konventa ndërkombëtare dhe me këtë Protokoll”.

Reprezaliet, format dhe metodat e egra të TERRORIT GJENOCIDAL SERB  mbi popullsinë civile shqipatare në Kosovë, janë të barasvlershme me ato në Bosnjë dhe në Kroaci (Vukovar e gjetkë), që kanë të njëjtin qëllim-SHFAROSJEN dhe SPASTRIMIN ETNIK të shqiptarëve nga trojet e tyre autoktone. Dënimi i këtillë kolektiv i shqiptarëve nga regjimi  kolonial militarist i Slobodan MIlosheviqit (që nuk mund të justifikohet me psikopatologjinë e krimit kolektiv) është rreptësisht i ndaluar me nent 33 e 34 të Konventës  së Katërt të Gjenevës, me nenin 50 të Rregullores së Hagës, me nenin 1 të Konventës së Mosparashkrimit të Krimeve të Luftës dhe të Krimeve Kundër Njerëzimit (1968) dhe me nenet 1,2 dhe  3 të Konventës së Ndalimit dhe të Dënimit të Krimit të Gjenocidit (1948).

Gjithashtu,  përgjegjësi dhe krime ndërkombëtare përbëjnë edhe plaçkitjet e pasurive të tundshme dhe të patundshme të shqiptarëve në Kosovë (në zonat e luftës dhe jashtë tyre) nga ushtarët, nga paramilitarët dhe nga policia vrastare serbe, të cilat janë të ndaluara  sipas nenit 47 të Rregullores së Hagës dhe, sipas nenit 33 të Konventës së Tretë të Hjenevës dhe sipas nenit 17 të Deklaratës Univesale të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara (1948). Po ashtu, edhe rrënmi dhe shkatërrimi i mijëra shtëpive dhe i vendbanimeve shqiptare nga  bombardimet e forcave militare serbe, janë të dënueshme sipas nenit 25 të Rregullores së Hagës (1907).

Pa marrë parasysh aspiratat dhe pretendimet hegjemoniste dhe  territorial të Serbisë, që Kosovën edhe më tej ta mbajë nën kthetrat e përgjakshme të sundimit kolonial 100-vjeçar (gjatë operacioneve luftarake kundër popullsisë civile dhe njësiteve guerile të UÇK-së) kjo ka qenë e detyruar t’i repsektonte dispozitat e Konventave të Gjenevës, të sanksionuara në kaudrin e sistemit juridik të së drejtës ndërkombëtare të luftës. Shembujt e sipërtheksuar të veprimeve kriminale të soldateskës serbe ndaj popullit të pambrojtur shqiptar në Kosovë, provojnë sheshit se pushteti i egër kolonial policor dhe militarist i Slobodan Milosheviqit, i ka shkelur pa precedencë Konvengtat e Gjenevës (1949), dhe ka kryer krime të gjenocidit. Për këto krime të luftës pikësëpafri mban përgjegjësi penale ndërkombëtare, planifikuesi dhe urdhënësi i tyre, kryeatari i Serbisë, Slobodan MIlosheviq.

E vlen të theksojmës se, burim i të gjitha këtyre krimeve, masakrave dhe reprezalieve të  ushtrisë, të policisë dhe të fallangave paramilitare vrastare serbe, të kryera mbi popullsinë civile shqptare dhe ndaj ushtarëve të UÇK-së, është kolonialzmi gjenocidal serb në Kosovë (1912-1998).

Mirëpo, pikërisht ky segment i politikës pushteuse të regjimit militarist të Slobodan Milosheviqit ndaj shqiptarëve dhe ndaj Kosovës, nuk është marrë në konsideratë (qoftë tërthorazi) në objektivat e politikës së brendshme dhe të jashtme të Republikës së Kosovës (1990), as nuk është trajtuar qoftë në formë sipërfaqësore(dezulatve) nga presidenti Ibrahim Rugova në takimet e tij të nivelit të lartë diplomatik me shtetarët e Evropës së Bashkuar e as me ata të  Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Pikërisht, për shkak të injorimit të problemit kolonial serb, që është ndërlidhur në mënyrë shkakësore me të drejtën e vetëvendosjes, bashkësia ndërkombëtare ende ngurron që elementi kolonial të çështjes së Kosovës ta marrë si bazë juridike ligjore për ta caktuar përgjegjësinë dhe pozitën juridike ndërkombëtare të Serbisë si force sunduese koloniale në Kosovë dhe në terriktoret e tjera të Shqipërisë  veriore dhe lindore etnike, të kolonizuara nga Serbia dhe nga Mali i Zi që nga tetori i vitit 1912.

Agresori serb të ndëshkohet sipas Kartës së OKB (Keu VII, nenet 41 e 42) !

 Për shkak të agresionit të drejtpërdrejtë kundër Republikës së Kosovës, Serbia militariste e Slobodan Milosheviqit, urgjentisht duhet të ndëshjohet nga bashkësia ndërkombëtare, në bazë të neneve 41 e 42 (Kreu VII) të Kartës së Kombeve të Bashkuara, sepse me këtë rast, përpos ushtrimit të gjenocidit dhe të agresionit shtetëror ser mbi popullatën e pambrojtur civile shqiptare (që shkaktoi qindra e mijëra vrasje, plagosje, ekzekutime, kidnapime  të fëmijëve, të grave, të pleqve, të rinjve, si dhe mijëra arratisje brenda dhe jashtë kufirit të Kosovës mbi 100 mijë shqiptarë), rrezikohet paqja dhe siguria jo vetëm në Ballkan, por edhe në Evropë, dhe më gjerë.

Pra, OKB-ja për të marrë në mbrojtje (për ta shpëtuar) popullin e pambrojtur të Kosovës, i cili së bashku me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në krye është duke zhvilluar luftë vetëmbrojtëse dhe të drejtë kundër agresorit serb, duhet të marrë këto masa ndëshkuese: “ Këshilli i Sigurimit mund të caktojë masa që duhet marrë, pa përfshirë përdorimin e forcave të armatosura, për zbatimin e vendimeve të tij, dhe u bën thirrje anëtarëve të Kombeve të Bashkuara që t'i zbatojnë këto masa. Në to përfshihen ndërprerja e plotë ose e pjesshme e marrëdhënieve ekonomike, e komunikacioneve hekurudhore, detare, ajrore, postare, telegrafike e radiofonike, e ndërlidhjeve, si dhe prerja e marrëdhënieve diplomatike”. (Neni 41 i Kartës.- Shih: Karta e e Kombeve të Bashkuara dhe Statuti  I Gjykatës Ndërkombëtare,”8 Nëntoru”, Tiranë, 1987,f.38 dhe 38).

Mirëpo, duke qenë se këto masa të parashikuara në nenin 41 të Kartës së theksuar, Slobodan Milosheviqi deri tani i ka injoruar në mënyrë të paskrupullt, duke shkelur edhe Kobentat e Gjenevës (1949), parimet  dhe nenet e Kartës së OKB-si dhe të gjitha parimet e rregullat e  së drejtës ndërkombëtare të luftës dhe të së drejtës humanitare ndërkombëtare ( këtë e provojnë edhe maskarat dhe gfjenocidi i paparë i makinerisë ushtarako-policore e paramilitare serbe mbi popullatën civile shqiptare, të painvolvuar në operacionet ndërluftuese, gjatë gjashtëmujorit të pare të vitit 1998). Prandaj, është koha e fundit, që kundër militarizmit dhe agresionit luftarak dhe gjenocidal i së ashtuqujaturës RF Jugosllave, të zbatohet në veçanti neni  42 i Kartës së OKB-së: “… të ndërmarrë veprime me anë  të forcave ushtarake ajrore, detare ose tokësore, sipas nevojës për ruajtjen ose rivendosjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare. Në këto veprime përfshihen demonstrime force, bllokada dhe veprime të tjera, që kryhen me anë të forcave ushtarake ajrfore, detare ose tokësore të anëtarëve të Kombeve të Bashksuara”. (Po aty, f.37).

Duke qenë se respektimi i parimeve dhe i objektivave të Kartës së Kombeve të Bashkuara, GARANTON MBROJTJEN DHE SIGURINË  KOLEKTIVE  të  Republikës së Kosovës ( 1990), si dhe sigurinë e paqen në rajon, Kombet e Bashkuara  janë të obliguara që: 1)Pushtuesin kolonial serb ta shpallin aggressor; 2) Serbisë agresore t’i parashtrohet kërkesa ultimative, që urgjentisht t’i pezullojë të gjitha veprimet luftarake ushtarako-policore dhe paramilitare nga territori i okupuar i Republikës së Kosovës; 4)Të ndërmarrë aksione të ashpra ushtarake  kundër agresorits erb, sepse vetëm në këtë mënyrë, do të mund ta detyronte Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale, që të heqte dorë nga përshkallëzimi i agresionit luftarak mbi popullatën civile shqiptare, dhe në përgjithësi nga sundimi i saj kolonial njëshekullor në Kosovë, përkatësisht në territoret e Shqipërisë Lindore (Anamorava). (Dr.Mehdi Hyseni, shih: “Dituria Islame”, viti XIII, nr.104, korrik, gusht, shtator , Prishtinë, 1998, f.34-35).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat