Ka një histori të re për origjinën e çokollatës

Analiza

Ka një histori të re për origjinën e çokollatës

Më: 13 nëntor 2018 Në ora: 09:11
Qokollata

Dëshmitë e reja arkeologjike, sugjerojnë se njerëzit e kanë kultivuar dhe konsumuar kakaon – bimë nga e cila prodhohet çokollata – rreth 5.300 vjet më parë, ose 1.500 vjet më herët se sa mendohej më parë. Për më tepër, kakao fillimisht u kultivua në rajonet ekuatoriale të Amerikës së Jugut, dhe jo të Amerikës Qendrore.

Në një shkrim të botuar së fundmi në “Nature Ecology & Evolution”, thuhet se ‘teobroma cacao”, bima nga e cila prodhohet çokollata, u zbut nga Mesoamerikanët rreth 5.300 vjet më

parë në rajonin e Amazonës së Epërme në Amerikën e Jugut. Para këtij studimi, dëshmitë arkeologjike flisnin për një origjinë të kakaos në Amerikën Qendrore rreth 3.900 vjet më parë.

Rezulton se kakao ishte jashtëzakonisht e rëndësishme për Mesoamerikanët, përpara mbërritjes së evropianëve. Mendohet se me farat e kakaos, prodhoheshin një shumëllojshmëri ushqimesh dhe pijesh (por jo çokollata e mirrfilltë siç e njohim ne sot – ajo u shpik vetëm në vitet 1850).

Një nga autorët e studimit, Sonia Zarrilo nga Universiteti i Kalgarit në Kanada shkruan:Kakao ishte ekonomikisht dhe politikisht e rëndësishme, pasi farërat ishin një mall kryesor në tregti. Ato përdoreshin si një mjet pagese. Kakao, kultivohej në plantacione të mëdha.

Pijet e ndryshme të çokollatës, dhe sidomos shkuma e pastër e krijuar nga kakao, luante një rol të rëndësishëm në ritualet, festat dhe konsumin e elitës, dhe për përgatitjen e saj përdoreshin enë të veçanta. Pemët e kakaos, farat dhe pijet, qenë gjithashtu të lidhura ngushtë me mitet dhe perënditë e tyre”- shprehet ajo.

Një nga faktet kryesore që e mbështet këtë tezë, është larmia më e lartë gjenetike e kakaos dhe llojeve të saj të ngjashme, të cilat ndodhen në rajonet ekuatoriale të Amerikës së Jugut; 22 lloje të ndryshme të bimës teobroma dhe 17 lloje të të ngjashmeve të saj të egra, të njohur si Herrania. Ato kultivohen në kryesisht në Amazonë, ndërsa vetëm dy lloje të kultivuara të teobromës ekzistojnë në veri të Kosta Rikës.

Studimi vëren se teobroma kakao, kultivohej shumë në bregun ekuadorian në Paqësor para ardhjes së spanjollëve. Zarrilo dhe kolegët e saj, kërkuan prova në Santa Ana-La Florida në Ekuador. I vendosur në Amazonën të Epërme, ky është vendi më i vjetër i njohur i fist Majo-Çinçipe, të cilët janë të njohur se kanë banuar këtë zone rreth 5.450 vjet më parë.

Dëshmitë e zbuluara nga ekipi i Zarilos, që përfshinin edhe studiues nga Universiteti i British Kolumbias, Universiteti i Kalifornisë dhe disa institucione të tjera, vunë në dukje përdorimin e çokollatës në mesin e Majo-Çinçipe midis 5.300 dhe 2.100 vjet më parë. / bota.a

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat