"Vitia kolonia e Artit 2016"

Art

"Vitia kolonia e Artit 2016"

Më: 7 tetor 2016 Në ora: 18:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kolonia artistike këtë vit u organizua me artist nga e gjithë Kosova, kurse në vitin e kaluar ishte organizuar me artist nga Amerika.

 Kordinator dhe ideator i këtij projekti ishte Mervan Mustafa kryetar i shoqatës se artistëve figurative “Gursel Sylejmani” Realizimin e këtij projekti e mundësoj Ministria për Kulturë.Rini dhe Sport, si dhe drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport në Viti.

Për gjatë tri ditëve me radhë kjo koloni mblodhi rreth vetes 25 artist ky projekt u organizua me qëllim të promovimit të vlerave kulturore e artistike si dhe shkëmbimin e ideve dhe përvojave mes artistëve ku për qëllim kishte edhe prezantimin e bukurive natyrore nga vendi ynë.

Kjo koloni u mbajt në fshatin Letnicë të Komunës së Vitisë , ky fshatë është i banuar nga tri komunitete si i tillë ka një shtrirje shumë të mirë gjeografike si dhe pamje atraktive e piktoreskë, ku ja vlen të promovohet si vend turistik.

Punimet që u realizuan gjatë kësaj kolonie gjatë ditëve të ardhshme do të prezantohen në një ekspozitë kolektive në Galerinë e qytetit të Vitisë.

Ky është projekti I fundit qe u realizua nga Shoqata e artistëve “Gursel Sylejmani” pas disa projekteve qe ishin realizuar gjatë muajve të kaluar, si në Francë, Zvicër e Amerikë. Tradita për organizimin e këtij projekti do të vazhdoj edhe gjatë viteve të ardhshme.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat