Art në kryeqytet…

Art

Art në kryeqytet…

Më: 10 dhjetor 2016 Në ora: 12:47
Arti ne rrugë

Kabinat elekrike, vizat e bardha për kalimtarët, pallatet shumëngjyrëse, këto janë disa nga mënyrat që Bashkia e Tiranës ka zgjedhur t’i kthejë në art për kryeqytetin.

Ndryshimet e fundit që janë bërë në kryqytet, sjellin në vëmëndje të qytetarëve kohën kur kryeministri aktual, Edi Rama, qëndronte në krye të bashkisë së Tiranës nga viti 2001.  Në ketë vit, nisi “ngjyrosja” e pallateve nga piktori me funksion kryebashkiak.

Edhe me kryetarin aktual në Tiranë, Erion Veliaj, prej disa muajsh, piktorët e Bashkisë së Tiranës kanë marrë përsipër të ndryshojnë pamjen e kryeqytetit duke moderuar pamjen e tyre përmes artit.  Në total do të jenë rreth 150 të tilla në të gjithë qytetin, ndërkohë që pjesa më e madhe e tyre kanë përfunduar së pikturuari.

Bota e fëmijëve ka marrë vëmendjen më të madhe në këtë projekt përmes filmave të animuar. “Lupen” “Angry Birds”, “Super Mario”, “Sponge Bob”, “Minions”, por edhe seriali për të rritur “Breaking Bad”; janë disa nga imazhet, përzgjedhja e të cilave është bërë në varësi të vendndodhjes së kabinës.

Sa u takon bojërave me të cilat po lyhen këto kabina, ato janë enkas për ambiente të jashtme, për t’i rezistuar kësisoj kohës.

Përmes statusit në rrjetin social “Facebook”, kryetari i bashkisë së  Tiranës, Erion Veliaj, shkruan se “pak nga pak po e zëvëndësojmë shëmtinë me art, ndotjen me pastërti, gjumin me punë konkrete. Fundviti e gjen Tiranën më të mirë në çdo detaj”. 

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat