Picasso dhe Giacometti, një ekspozitë e përbashkët

Art

Picasso dhe Giacometti, një ekspozitë e përbashkët

Më: 1 janar 2017 Në ora: 16:31
Ilustrim

Një ekspozitë masive që i kushtohet Picasso dhe Alberto Giacometti do të hapet vitin tjetër në Katar.

Picasso – Giacometti do të hapet me 22 shkurt në Fire Station Artist në Doha, një ekspozitë që këtë vit ishte e hapur në fillimit në Paris.

Më shumë se 80-të punë nga koleksionet e dy muzeve, Musee National Picasso dhe Fondation Giacometti në Paris janë pjesë e ekspozitës. Nuk mungojnë as “The She Goat” nga Picasso dhe “Tall Woman” nga Giacometti.

Kuratorët thonë se ka një lidhje mes punëve të të dy artistëve, influenca e tyre në lëvizjen surrealiste dhe kthimi më pas në realizëm pas luftës.

Katari po provon ta ringjallë jetën kulturore me anë të ekspozitave të tilla prestigjioze. Muzeu Kombëtar do të hapet vitin tjetër në këtë vend, edhe pse ishte planifikuar të hapej këtë vit. Në anën tjetër, për momentin janë mbi 500 punë artistike të artistes irakiane Dia al Azzawi që janë ekspozuar në Muzeun e Artit Modern.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat