Kreativiteti i lartë poetik në pikturën e Alush Shimës

Art

Kreativiteti i lartë poetik në pikturën e Alush Shimës

Nga: Bislim Aliu Më: 16 janar 2017 Në ora: 09:38
Bislim Aliu

Pa mëdyshje, kreativiteti i lartë i çdo krijuesi  të mirëfilltë, është një enigma e lartë e idealizmit dhe shprehjes së tij kreative. Dhe, pa dyshim, ajo është shpirtërorja më e lartë e krijuesit. Gjithsesi, ky rezonim i shprehjes kreative, është një qasje e brendshme, e cila e detyron vazhdimisht krijuesin që të shprehet me ndjenjën më të lartë kreative. S’do mend se këtë kreativitet solid, e kanë vetëm ata krijues, që në brendinë e vet e kanë shpërfaqjen më të lartë përmbajtjesore Dhe, në këtë shpërfaqje kreative dhe përmbajtjesore, bën pjesë edhe kreativiteti  rezonues i Alush Shimës. Kjo ekspozitë madhore, u organizua në  bashkëpunim në mes Galerive Kombëtare të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Piktori Shima, para do ditësh, në Galerinë Kombëtare të Kosovës, e organizoi ekspozitën individuale të pikturave të titulluar “Në zgjerim të Intimes” , që gjithsesi tregon, kreativitetin e lartë dhe të veçantë, të shpërfaqjes poetike dhe fare përmbajtjesore.  Kemi rastin të shohim një përzgjedhje të jashtëzakonshme nga opusi i gjerë të piktorit Shima të krijuara në vitet e fundit.

Të 50 punimet e ekspozuara, tregojnë nivelin më të lartë kreativ dhe intimitetin e tij të veçantë të shprehjes së tij kreative, e cila është, sa sensitive e ndiesore aq edhe kreative e përmbajtjesore. Ky intimitet është i tij dhe mbetet përherë vetëm i tij. Alush Shima lindi në Tiranë në vitin 1942. U shkollua në Tiranë në përkujdesjen e pedagogëve dhe piktorëve të shquar, Sali Shijaku dhe Nexhmedin Zajmi. Gjer më tani, pati ekspozita individuale, përveç në Tiranë edhe në; Londër, Chicago, Ilinois, Singapur… ku shpërfaqi ndiesimin më të lartë në kreativitetin e tij shprehimor. Për kreativitet të lartë, ai mori shumë shpërblime dhe mirënjohje, e më e njohura është; “ Mjeshtër i Madh” në vitin 2012 nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë. Dhe, për 50 vjet veprimtarie kolosale, ai krijoi, shtegtoi dhe pasuroi krijimtarinë e tij madhore sensitive e përmbajtjesore.  Jeton dhe krijon në Tiranë.

Poetizimi i lartë në natyra të qeta

Pa dyshim, pjesën më të madhe të kësaj ekspozite tejet madhore e përbëjnë natyrat e qeta. Këto tablo, paraqesin një shprehje tejet të lartë me një kreativitet të veçantë. Në këto tablo , është shpërfaqur intimiteti i tij kreativ me shpërfaqje të lartë ndiesore. Pa dyshim, në këto natyra të qeta, shihet qartas shpërfaqja e formësuar me format (objektet) e zgjedhura; lule, vazo, gjethe, karrige, fruta, gota… të cilat janë të vendosura në kompozicion tejet të lartë.

Vlen të theksohet veçantia e lartë poetike, e cila në vete e ka intimën  e lartë idealizuese dhe shpërfaqjen e  realitetit, por me një gjuhë të re të realizmit.  Piktori me vetëdije të lartë, orvatet për të vendosur një unitet të ri në pikturë. Ky unitet, është i dukshëm në secilën tablo të tij. Zatën, ky kreativitet, pak më ndryshe, e cilësojnë piktorin Shima, si një risimtar në shpërfaqjen tejet rezonuese e përmbajtjesore. Dhe, nga gjithë ai potencial i shpërfaqjes kreative, për rezonim më të lartë do t’i veçoja tablotë;  “Natyrë e qetë” I, “Natyrë e qetë II, “në karrige”, “Natyrë e qetë me fruta”, ‘Brendi”, “Brendi me vazo”, “Brendi me perde”, “Natyrë e qetë me gjethe” e ndonjë tjetër. Në të gjitha këto vepra, është sensualja dhe mbarshtrimi i veçantë i intimës së lartë shpirtërore.

Image

Kreativiteti tejet ndiesor në peizazhet idilike

Kreativiteti i piktorit Shima dhe idealizmi i shpërfaqjes tejet idilike, u vërejt dendur edhe në peizazhet e ekspozuara. Ato rrëfenin kjartas, intimitetin e tij ndiesor dhe shpërfaqjen e lartë sensitive. S’do mend se kreativiteti i piktorit Shima, në tërësi është me shpërfaqje përmbajtjesore. Në këtë përmbajtje, është kreativiteti i lartë piktural, me veçantinë e tij intime dhe, gjithmonë varg e vijë, në veprat e tij, do të mbetet veçantia e tij. Në këto peizazhe të ekspozuara, është kreativiteti ndiesor, sensitive dhe shpërfaqja më e lartë e intimitetit fare përmbajtësor. Kjo shpërfaqje idealizuese dhe tejetmbarshtruese, në peizazhet e tij, dominon veçantia e përdorimit të ngjyrës, e cila tregon kjartas kreativitetin më të lartë të shprehjes pikturale.

Peizazhet e piktori Shima në vete e kanë një poetikë të lartë shprehimore, por edhe një muzikë të qetë shpirtërore, që ia japin pikturës së tij një shkallë  të lartë të veçantisë kreative dhe intimës së tij shpirtërore. E, mu kjo shpirtërore e veçantë dhe tejet idealiste, shpërfaqet vazhdimisht në veprat e madhërishme  dhe sensual të piktorit Alush Shima.

S’do mend se shpërfaqja tejet idealizuese, në peizazet e tij, është  vazhdimisht e veçantë, madhështore dhe idealizmin , sidomos në atë mbarshtrimin idealist të shpërfaqur.  Ai dhe vetëm ai, e shprehu sensin e vet përparimtar dhe modern në këto peizazhe. Dhe, pati të drejt dhe pati shumë sukses. Andaj, ky kreativitet i veçantë dhe përparimtar i shprehur në pikturat e tij, është  mbase, veçantia e tij dhe do të shëmbllen gjithnjë si një veçanti “Alushiane”me rezonim dhe shpërfaqje tejet përmbajtësore.

Në mesin e shumë peizazheve të prezantuara, me idealizëm të theksuar, për mënyrë e shprehjes së lartë, do t’i veçoja tablotë; “Peizazh” “Peiazh” II, “Peizazh me mullar”, “Muzg”, “Kodrat”, “Saranda”, “Liqeni artificial”, “Rrethina”, “Liqeni”, “Peizazh nga veriu”, e ndonjë tjetër. Të gjitha këto peizazhe dendur tregojnë kreativitetin më të lartë, sensitive, ndiesor të piktorit tejet madhor Alush Shimës.

Andaj, duke i shikuar pikturat e Shimës, të rrokë mallëngjimi në njërën anë dhe, në anën tjetër, të rrokë drithërima e lartë prekëse, e imazheve si porosi, si energji  dhe për problematikën në përgjithësi. Ndaj, në pikturat e tij, i gjejmë ngjyrat fascionuese, subtile, ndiesore, që gjithnjë ravijëzojnë ndjeshëm me sensin më të lartë kreativ. Piktura e Shimës, është pikturë meditative me intelektualizëm të theksuar, ku vazhdimisht në tablotë e tij, i vërejmë imazhet e tij me plot porosi. Në anën tjetër, e vërejmë mjeshtërinë e lartë të pikturimit, qasjen teknologjike, krejtësisht vetjake dhe shprehjen shumë të lartë të rrëfimit.

Në përgjithësi, mund të themi, se piktori Alush Shima, ka ndjeshmëri shumë të lartë për harmonizimin magjik të ngjyrave, me fakturë tejet origjinale dhe duke e ruajtur vazhdimisht ritmin e trajtave që përherë angazhohet në unifikimin e formës dhe të hapësirës. Andaj, kjo baraspeshë figurative, ngërthen në vete bërthamën e vet dhe dimensionin filozofik të artit modern bashkëkohor.

Ekspozita individuale  Alush Shimës,  e organizuar në Galerinë Kombëtare të Arteve në Kosovë, ishte një ngjarje e rëndësishme artistike dhe estetike të një piktori madhor, me shprehje të veçantë dhe tejet intimiste. Ky intimitet përherë shpërfaqet me bukurinë e lartë të ndjeshmërisë artistike.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat