Hapet ekspozita e krijuesit Agron Mulliqi

Art

Hapet ekspozita e krijuesit Agron Mulliqi

Më: 24 maj 2017 Në ora: 06:45
Katalogu i ekspozitës

Sot në ambientin e Muzeut të Kosovës, krijuesi Agron Mulliqi do të hap ekspozitën personale të tij.

Ekspozita ka si kurator kritikun e artit Ilir Muharremin i cili për veprat e Mulliqit thotë se arti i Mulliqit zbukuron jetën dhe në vete ngërthen forma në raport me jetën sociale, i lidh të pa edukuarit me ligje të mirësjelljes, pastërtisë, njerëzillëkut, të heshturin e bënë të zhurmshëm, thyen heshtjen mu në kohën që duhet.

Ky art sipas tij ruan edhe dhembjet, përjashton tmerret, neveritë, pavarësisht këtyre përpjekjeve, shpërthen përsëri, në përputhje me origjinën shpirtërore, nxjerrë në pah anën domethënëse. 

"Kam përshtypjen se Mulliqi në vete ndjenë tepri forcash të cilat janë zbukuruese dhe si përfundim ai kërkon të çlirohet nga kjo tepricë duke krijuar vepra arti të nisura nga rrethanat së pari shpirtërore, shoqërore, psikologjike, imagjinatave dhe të gjitha peshojnë në një barometër plot imazhe domethënëse” shton ai. 

Kryesisht veprat janë të punuara në letër, me kompozicion horizontal, në të cilat dominon begatshmëria përmbajtjesore, çiltëria kompozicionale, pastërtia, sinsibiliteti i linjës, duke u përkrahur nga ngjyrat, e bëjnë konstituivin e formës, figurave-kompozcionale, dhe janë tipare të Mulliqit. 

“Format thyen, ndeshën njëra me tjetrën, ose ndërhyjnë mu në mes të figurave, dhe krijojnë gjeometrinë veçanërisht në kompozicionet horizontale ku vërejmë fytyra dhe jo vetëm si aksentim kompozicional, por duke u bërë pjesë përbërëse e strukturës koloristike kompozcionale. Përmes linjës ritmike, simetrisë, asimetrisë, mbarështohen nga fryma poetike e lëvizjeve shqetësuese, portreteve, autoportreteve të vetë artistit. Trikotomia e tij: ngjyrë-formë-linjë harmonizon gjuhën unikale shprehëse e cila rrugëton drejt dekadave të ardhshme”, shkruan në katalogun e ekspozitës kuratori Muharremi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat