Kreativiteti rezonues i akteve në pikturën e Albana Ejupit

Art

Kreativiteti rezonues i akteve në pikturën e Albana Ejupit

Nga: Bislim Aliu Më: 29 tetor 2017 Në ora: 10:08
Bislim Aliu

Pa dyshim, Albana Ejupi, krijuese e re e cila premton shumë, me vetëdije e zgjodhi rrugën e vështirë, në shpërfaqjen e akteve dhe të siluetave. E zgjodhi aktin e femrës dhe dashurinë e madhe që ka ndaj saj. Megjithatë, ajo ia doli, që të jetë korrekte, e sinqert dhe tejet konkretizuese në shpërfaqjen e kësaj lëmie të vështirë. Këmbëngultësia e saj për ta realizuar sa më mirë këtë lëmi, treguan kjartas veprat e saja të ekspozuara në këtë ekspozitë individuale, e cila ishte; sa ndjesore e sensitive, aq edhe konkretizuese e përmbajtësore.

Pa dyshim, kreativiteti i çdo krijuesi, paraqet shpërfaqjen dhe interesimet e veta shpirtërore të cilat me ndjenjen e lartë idealizuese  i paraqet në veprat artistike. Këto interesime shpirtërore, varg e vijë, ia mundësojnë krijuesit, që të jetë rrëfimtar i denj; sensitive, ndjesor e përmbajtësor. Ndaj, kjo shpërfaqje ndjesore, e dallon secilin krijues veç e veç, meqë interesimet e krijuesve, dallojnë në mes vete, për konkretizimin dhe për sensualen që paraqet secili krijues në veprën artistike.

Zatën, kjo shpërfaqje në imazhet e fiksuara dhe ky ndjesim konkretizues, u vërejt dendur në veprat e Albana Ejupit, e cila para do ditësh, në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, e organizoi  ekspozitën individuale, e (treta me radhë), me tërësinë; “Shpalosje Aktesh dhe Sinteza  Siluetash”.

Kjo ekspozitë individuale, e piktores së re dhe  shumë premtuese Albana Ejupi, gjithsesi paraqet një punë korrekte, vetëmohuese dhe këmbëngulëse, drejt një kreativiteti solid, me shpërfaqje të lartë ndjesore dhe tejet idealizuese.

Të 12 pikturat e prezantuara, të formatit të madh, janë një dëshmi reale, të një kreacioni idilik, të një fryme të re dhe tejet shpesdhënëse. Zatën, piktorja Ejupi (1994), një emër që premton shumë në artet tona pamore. Ajo me pedantëri ravijëzuese, ia hapi udhën vetës, që të bëhet një piktore e zellshme, me një idealizëm të mirëfilltë dhe me shpërfaqje përmbajtësore.

Pa dyshim, shpërfaqja dhe kreativiteti i saj në pikturë, gjithnjë e ka tendencën e një gjurmimi , drejt labirinteve të larta kërkimore. Në këtë kërkim, piktorja e zellshme Ejupi, e zgjodhi me knaqësi shpërfaqjen e akteve dhe të siluetave, të cilën piktorja me intimen më të lartë përpiqet t’i realizojë këtë dashuri idilike që piktorja e ka në shpirtëroren e vet.

Vizatimi linear dhe konkretizimi i tij në formësimin e figurës

Image

Pa dyshim, Albana Ejupi, krijuese e re dhe e talentuar, me vetëdije e zgjodhi rrugën e vështirë, në shpërfaqjen e akteve dhe të siluetave. E zgjodhi aktin e femrës dhe dashurinë e madhe që ka ndaj saj. Megjithatë, ajo ia doli, që të jetë korrekte, e sinqertë dhe tejet konkretizuese në shpërfaqjen e kësaj lëmie tejet të vështirë. Këmbëngultësia e saj, për ta realizuar sa më mirë këtë lëmi, treguan kjartas veprat e saja të ekspozuara, në këtë   ekspozitë individuale, që ishte; sa ndjesore e sensitive, aq edhe konkretizuese e përmbajtësore.

Pikktorja Ejupi, me një vizatim linear, përpiqet të jetë sa më konkrete në paraqitjen e këryre akteve dhe të siluetave. Megjithatë, ajo ndonjëherë, në disa vepra, këtë vizatim, e përdorë edhe në formë kroki. E njeh bukur vizatimin dhe shpërfaqet me ndjesim të lartë, në konkretizimin e akteve dhe të siluetave, që me kërsheri përfaqësohen edhe si akte.

Albana Ejupi, krijuese e re dhe e talentuar, që ka një afinitet dhe dashuri të madhe për artet pamore, në veprat e shtjelluara, përherë i shpërfaq, ndjenjat dhe emocionet e veta, në konkretizimin sa më real në aktet e saja të preferuara. Ajo këtë dashuri, gjithnjë e sintetizon dhe e realizon, me një kërshëri të lartë të ndjesimit shpirtëror e përmbajtësor.

Zatën, këtë ndjesim të lartë dhe këtë origjinalitet sensitive, piktorja e shpërfaq bukur, sidomos në veprën “Pa titull I” 92017), kur shihet kjartas një femër e shtrirë, duke soditur, duke soditur larg në thellësi apo duke menduar, për dashurinë e madhe që ka për burrin, fëmijët apo, ndoshta për shoqet e saj të fëmijërisë… Ajo këtë vështrim soditjeje e realizon me idealizëm edhe në veprën “ Të kthyer në kujtime” 92017), ku shihen dy akte, njeri i ulur dhe tjetri i shtrirë, të paraqitura me një saktësi vizatimore, por gjithnjë në mendime. Zatën kë dy kompozime, sikur u japin një dinamikë shprehëse këtyre akteve konkretizuese.

Megjithatë këtë dinamikë emocionale dhe shpresdhënëse, por edhe këtë kompozicion të lartë konkretizues, e vërejmë, ku më shumë e ku më pak, edhe në veprat e tjera, si: “ Ta lësh botën anash “ (2017), “ Pa titull III” dhe në “ Pa titull IV” (2017).

Intimiteti i shpërfaqjes në aktet idealizuese

S’do mend se piktorja Albana Ejupi, ku më pak e ku më shumë, në veprat e saja, hetohet kjartas intimiteti i saj në shpërfaqjen idealizuese; akte, silueta apo edhe në kroki. Piktorja me vijë të qartë e përkufizon aktin apo siluetën. Ndonjëherë, edhe këtë përkufizim anësor, në formë kroki, e jep brendinë e akteve, të cilat me kërshëri të shtuar i materializon aktet dhe siluetat e brendisë.

Piktorja Ejupi, ka një sens të veçantë edhe për ngjyrë. Atë e përdorë, si një materializim, jo në tërë sipërfaqen e veprës, por më tepër në vendet e preferuara që i konkretizon piktorja. Dhe, me këtë konkretizim, ajo e cakton esencën dhe domethënien e veprës. Ndaj, me këtë kuptim, ajo këtë materializim, e vazhdon dhe e vazhdon gati në secilën vepër!

Pa mëdyshje, ekspozita individuale e Albana Ejupit, e organizuar në Galerinë e Ministrisë së Kulturës, me tërësinë; “Shpalosje Aktesh dhe Sinteza Siluetash”, u mirëprit bukur nga artdashësit e shumtë. Ajo, zatën, ishte një ngjarje e veçantë artistike dhe estetike. Dhe, njëherit, kjo krijuese e re dhe e talentuar, me veprat e ekspozuara, treguan dendur shpërfaqjen shpresdhënëse, të piktores idealizuese, sensitive dhe tejet përmbajtësore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat