Ekspozitë kolektive e studentëve në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë

Art

Ekspozitë kolektive e studentëve në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë

Më: 30 maj 2018 Në ora: 18:39
Ekspozitë në Fakultetin e Edukimit në Gjakovë

Në  ambientin e Fakultetit të  Edukimit në  Gjakovë , u hap për herë të parë ekspozita kolektive e studentë ve nga programi parashkollor, e kuruar nga artisti Ilir Muharremi. Ekspozita u organizua në  kuadër të  lëndëve: Metodologji e arteve figurative dhe Punëdore me modelim. Muharremi para se të  niste fjalimin citoj një  thënie nga artisti kubist Pablo Picasso: ““Çdo fëmijë është artist. Problemi është si të mbesim të tillë pasi të rritemi.” Sipas tij, të  rriturit janë më  pak artist se fëmijët dhe këto edukatore të  ardhshme pikërisht prekin këtë  problem, artin në  raport me fëmijët. Shaban Buza, rektor i Universitetit të Gjakovës foli fjalë miradije për punën krijuese të studentëve. “Vërtetë është bërë një punë e madhe dhe serioze nga studentët”, u shpreh ai.

“Ato u prezantuan me piktura, video-art dhe instilacione. E mira është  se studentët përveç që  mësojnë  për pikturën, ngjyrën, stilin, mësojnë  edhe artin koncepuatl gjë  që  aplikohet tashmë  në  krejt botën dhe fëmijët shumë  lehtë  fitojnë njohuri edhe për këtë . Pastaj aplikohet edhe metodologjia. “Piktruat janë të  ndryshme duke filluar nga realizmi klasik, kalohet te poentilizmi, ekspresionizmi-abstrakt, surrealizmi, modernizmi...”, tha Muharremi në  hapje. “E mira e kësaj është  se studentët kanë  fituar njohuri për shumë  elemente figurative duke filluar nga më të  thjeshta: vija, forma e deri te përfitimi i ngjyrave, gjë  të  cilën tashmë  janë të  aftë  ta aplikojnë në  çdo institucion”. Sipas tij, në  prani të  profesorit Muharremi ata bën edhe aranzhimin e pikturave, element ky që  kërkon profesionalizëm. “Nëse pikturat aranzhohen keq, atëherë  edhe mund të  duken keq”, tha Muharremi.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat