Arti i pasluftës, ekspozitë në “Tate Britain” të Londrës

Art

Arti i pasluftës, ekspozitë në “Tate Britain” të Londrës

Më: 20 qershor 2018 Në ora: 11:31
Muzeu britanik i Artit, “Tate Britain”

Muzeu britanik i Artit, “Tate Britain” po e shënon vitin e fundit të 100-vjetorit të parë të Luftës Botërore me një ekspozitë të madhe, duke eksploruar mënyrën sesi u transformua arti nga konflikti dhe rrjedhojat e tij.

“Pasojat: Art në zgjatjen e Luftës së Parë Botërore” nuk është e vetmja ekspozitë që e trajton këtë temë dhe kushdo që i ka ndjekur eventet përkujtuese të 4 viteve të fundit i njeh pak a shumë punimet në dy dhomat e para të saj.

Por ajo përcjell një frymë tjetër. Njëra prej sallave të çon në frontin perëndimor dhe në peizazhet e llogoreve të realizuara nga artistë si Paul Nash dhe William Orpen.

E dyta fokusohet te shoqëria e pasluftës dhe tenton të dëshmojë shkallën e vuajtjeve, humbjen e jetëve dhe pyetjet shpesh të kontestuara të përkujtimit dhe përjetësimit.

Pak devijime ka këtu nga imazhi i konfliktit që na është përcjellë prej literaturës mbi atë që njihet si “lufta e madhe”.

Kuratorët për çdo rast përcjellin një perspektivë shumë më të gjerë nga sa kemi parë deri tani. Më e rëndësishmja është se ata janë larguar nga historitë kombëtare për të përfshirë artin e bërë në Francë dhe Gjermani.

Është një qasje që me sukses nxjerr në pah dallimet dhe përvojat e përbashkëta të artistëve në këto vende, si dhe ndërveprimet ndërkombëtare të asaj periudhe. Qasja në artin gjerman është veçanërisht interesante, pasi artistët në këtë vend luftuan me humbjen kombëtare, pasuar nga kolapsi i zgjatur ekonomik i pasluftës dhe trazirat politike.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat