Kolonia e Artistëve hap ekspozitë në Skenderaj

Art

Kolonia e Artistëve hap ekspozitë në Skenderaj

Më: 1 tetor 2018 Në ora: 19:37
Pamje nga ekspozita

Në Shtëpinë e Kulturës “Hasan Prishtina” në Skenderaj është hapur sot një ekspozitë me punime nga Kolonia e Artistëve, ku me punimet e tyrë kanë marr pjesë 14 artistë.

Drejtori i Kulturës në Komunën e Skenderajt, Ramiz Shala ka falenderuar të gjithë të pranishmit, në emër të Kryetarit të kësaj komune, Bekim Jashari.

Shala: Falendërojmë të gjithë  pjesëmarrësit e Kolonisë së Artistëve

“Vërtetë na keni bërë të ndihemi mirë, sepse edhe vetë punimet e juaja, kolazhet, figurat, e dëshmojnë më së miri përkushtimin tonë të përbashkët edhe për artin edhe për historinë, sidomos për punën tuaj. Më vjen mirë që ky edicion i dytë bashkë me koloninë e artistëve në Skenderaj, po tentojmë të bëjmë tradicional, në kuptimin organizativ, e për nga forma, vitin e ardhshëm bashkë me Gazin do të bëjmë më shumë në marketingun dhe hapësirën e mediave, por pse jo edhe punën profesionale”, ka shtuar Shala.

Falenderues është shprehur edhe drejtori i Kultunës në Komunën e Mitrovicës, Tafil Peci, duke u shprehur se ky vend ku po mbahet ekspozita, mund të inspirojë edhe më shumë artistët.

Peci: Vendi ku po mbahet ekspozita, inspiron edhe vetë artistët

"Vet fakti që në këtë komunë ku po mbahet edhe ekspozita është vendlindja e heroit kombëtar Adem Jashari, përveç se është inspirim në aspektin politik dhe ushtarak, është inspirim edhe për vetë artistët. Të cilët duhet me u ndi edhe më të veçum”, shtoi Peci.

Pjesëmarrës ishin artistë nga Drenasi, Skenderaj, Prishtina e po ashtu edhe Mitrovica.

Këtyre artistëve u janë ndarë edhe çertifikata nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Kryetari i shoqatës së artistëve, Gazmend Hamiti është shprehur mirënjohës për mundësinë që u është dhënë për këtë ekspozitë.

Hamiti: Shpresojmë që ky edicion të zgjerohet edhe në trevat tjera

“Është edicioni i dytë, kemi bo dy ditë punë, jemi shumë të kënaqur me organizimin, punimet janë shumë të mira dhe shpresojmë të bëhet tradicionale, dhe me zgjeru edhe në trevat tjera”, theksoi Hamiti.

E kënaqur nga kjo ekspozitë është ndarë edhe Aneta  Hasani, artiste nga Mitrovica.

Hasani: Jam krenare që kam qenë pjesëmarrëse

“Jam ndjerë shumë mirë dhe shumë krenare që na kanë ftu neve mitrovicalive, na ka ardh mirë edhe nga kryetari i shoqatës, Gazmend Hamiti, u kon dy ditore por ka qenë shumë e suksesshme”, theksoi Hasani.

 Skender Idrizi, artist nga Mitrovica, ka vlerësuar se për kohën që kanë pasur në dispozicion kanë bërë vepra të mrekullueshme.

Idrizi: Për dy ditë, është bërë një punë e mrekullueshme

“Unë  më shumë i kisha përgëzu krijuesit që kanë arrit për një kohë të shkurtë, dhe vlerësoj që kjo punë e mirë dhe e bukur, ka me i inspiru që në vitin tjetër edhe me investu e po ashtu edhe me qenë edhe më të organizuar”, tha Idrizi.

Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur deri më 5 tetor dhe u prezantuan 26 punime, raporton KosovaPress.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat