432 mijë USD për pikturën e parë të inteligjencës artificiale

Art

432 mijë USD për pikturën e parë të inteligjencës artificiale

Më: 26 tetor 2018 Në ora: 20:02
Portreti i Edmond Belamy

Ishte hera e parë që shtëpia më prestigjioze e ankandeve Kristis në New York nxirrte në shitje një vepër arti të krijuar nga inteligjenca artificiale. Përtej debatit dhe për habinë e të gjithëve piktura u shit për 432 mijë dollarë, një shifër kjo shumë e lartë krahasuar me atë ajo që i kishte vënë Kristis para shistjes nga 7 deri në 10 mijë mijë dollarë.

Pjesë e 11 punëve që tregojnë një familje imagjinare, portreti i Edmond Belamy u krijua në kompjuter nga tre djem të rinj në Paris. Ai u prodhua duke përdorur një algoritëm dhe një grup të dhënash prej 15,000 portretesh të pikturuara midis shekujve 14 dhe 20.

Shitja tërhoqi një vëmendje të konsiderueshme të medias dhe ngriti një pyetje të madhe nëse kjo teknologji do të ndikojë në tregun e artit në të ardhmen. Ekspertët thonë se është herët për përfundime, por e sigurt është se diçka do të ndryshojë në mënyrën e të bërit art.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat