“Përjetime”, një risi në krijimtarinë time

Art

“Përjetime”, një risi në krijimtarinë time

Nga: Malta Cekaj Më: 5 nëntor 2018 Në ora: 16:30
Ekspozita

Sot në ambientet e Muzeut Kombëtar ka hapur ekspozitën e tij piktori i talentuar Arben Shira. Kjo ekspozitë përmban peisazhe, portrete të ndryshme si dhe natyra të qeta. Ekspozita ka një titull mjaft intrigues, “Përjetimet”. Në një intervistë eskluzive për “Politologjia”,  piktori Arben Shira shprehet se në Shqipëri është e vështirë të jetohet vetëm me pikturë.

Si titullohet ekspozita juaj e fundit dhe sa piktura ka?

Ekspozita ime të fundit e kam quajtur Përjetime”.

Është një ekspozitë që përfshin shumë piktura me tematika nga më të ndryshmet.

- Sa ekspozita keni hapur në këtë Muzeum dhe sa keni hapur në përgjgithësi dhe në vende të tjera?

-Nuk është hera e parë që unë vi në Shqipëri me një ekspozitë, ekspozita e fundit është ekspozita e katërt  në Tiranë dhe kam hapur shumë të tjera,  në përgjithësi ekspozita të hapura në Itali.

- Pse këmbëngulni në Muzeun Kombëtar në hapjen e ekspozitave tuaja?

I bëj ekspozitat tek Muzeu se është me pagesë demokratike, tek galeria s’mi bëjnë se s’kam të njoftur atje. Fatkeqësisht në Shipëri ende vazhdon ti jepet mundësia në pikturë apo çdo fushë tjetër vetëm atij që ka miq.

- Cila është e veçanta e kësaj ekspozite dhe cila gjini dominon?

E veçanta e kësaj ekspozite ështe se në pikturat e  mija  moderne,  realiteti interpretohet me një fryme të re.

- Peisazhim natyra e qetë dhe portreti që ndërthuret me abstrakten qëndrojnë në themel të krijimtarisë suaj, pse këmbëngulni në këto 3 gjini?

Unë në gjithë krijimmtarinë time mundohem që t’i trajtojë të gjithë gjinitë e pikturës, të cilat rishikohen gjithmonë në prizmin e vizionit tim.

- Kur je ndjerë më keq në krijimtari dhe pse?

Krijimtaria të jep një elizir, lumturia, indiferenca dhe moskuptimi të vret përkohësisht. Pra unë në jam ndjerë gjatë krijimtarisë sime vetëm kur të tjerët rrin indiferent ndaj artit dhe nuk arrijnë as ta kuptojnë atë që ti bën.

- Mendoni se në Itali gjetët strehën e ngrohtë për krijimtari dhe pse?

Në Itali gjeta shumë gjëra por shumë kam lënë në Shqipëri, por vështirë të gjesh atë që do sot dhe kjo është kudo.

- Sot në Shqipëri a ka një ndjesi më të rritur ndaj pikturës nga artdashësit, a është rritur numri i dashamirësve dhe bleërsve të pikturës?

Në kohët e globalizmit ka një largim nga vlerat kjo, se proritet ka jeta materiale ka nje konglomerat vlerash të ndryshme dhe shumë amatorizëm në art.

- Ku përqëndrohet sot në botë piktura, në çfarë gjinie apo rryme?

Nuk kam pas një të sukseshme por vleresime të veçanta të artdashësve dhe kritikëve.

- E keni menduar të ktheheni në Shqipëri dhe të jetoni me pikturë?

Dua te kthehem në Shqipëri por është e pamundur jetesa me pikturë këtu, duke parë që unë jetojë vetëm me pikturë. Duke qenë se këtu nuk jetohet me art, nuk di të them se kur mund të kthehem në Shqipëri.

- Kush është pengu juaj në profesion?

Ashtu si në çdo profesion, apo aspekt tjetër të jetës ka pengje, dhe unë e kam një peng. Pengu im është mbyllja me pikturën time dhe vështirësit për ta çuar atë kudo në botë.

Image
Image
commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat