Vdes ish-presidenti i Federatës, që u dënua për korrupsion

Atletika

Vdes ish-presidenti i Federatës, që u dënua për korrupsion

Nga: K.G. Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 15:10
Vdes ish-presidenti i Federatës, që u dënua për korrupsion

Ish-presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Atletikës, Lamine Diack, i cili u dënua për korrupsion vitin e kaluar, ndërroi jetë të premten në shtëpinë e tij në Senegal në moshën 88-vjeçare.

"Ai vdiq në shtëpi rreth orës 2 të mëngjesit,  vdekje natyrale," konfirmoi djali i tij Massata Diack.

Diack drejtoi IAAF nga viti 1999 deri në vitin 2015 dhe në shtator të vitit të kaluar u dënua në Francë me katër vjet burgim,  për korrupsion me rastin e mbulimit të skandalit të dopingut që tronditi atletikën ruse.

Ai u dënua për pranimin e parave ruse për të financuar fushatën presidenciale të Macky Sall në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012 në këmbim të ngadalësimit të procedurave anti-doping. Prokuroria kishe thënë se Diack mori rreth 3.5 milionë euro ryshfet nga atletë të dyshuar për doping.

Megjithatë, senegalezi nuk ka qenë kurrë në burg. Ai mbeti në arrest shtëpiak dhe më pas u lirua me kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat