Cili do të jetë atleti dhe atletja më e mirë në Kosovë?

Atletika

Cili do të jetë atleti dhe atletja më e mirë në Kosovë?

Nga: K.G. Më: 25 dhjetor 2021 Në ora: 17:44
Cili do të jetë atleti dhe atletja më e mirë në Kosovë?

Si çdo federatë tjetër sportive edhe Federata e Atletikës së Kosovës, do t’i shpall laureatët më të mirë për vitin 2021. 

Është një punë e vështirë për të zgjedhur më të mirët në secilën kategori kur kihet parasysh edhe rezultatet që janë arritur gjatë këtij viti.

Presidenti i Federarës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani, e vlerëson si vit të suksseshëm, veçmas suksesi i madh i Muhamet Ramadanit, kampion i Evropës U-20 në hedhjen e gjyles.  

Ceremonia do të mbahet të dielën (nesër) në orën 14.00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve (në sallën e kuqe) në Prishtinë.

 “Të arriturat e atletëve janë lansuar në mediat tona përgjatë vitit 2021 por megjithatë dua të përsërisë faktin se shpalosjet e rezultateve që do i bëjmë në mbrëmjen e ‘Laureatët e vitit – Gala athletics’, janë rezultate të bazuara në poentimin e rregulluar nga Federata Botërore e Atletikës dhe po ashtu në bazë të rregullores së Federatës Atletike të Kosovës.

Përzgjedhja është bërë duke u bazuar në 4 rezultatet më të mira të mundshme të arritura brenda këtij viti si dhe 4 plasmanët e atletëve, në  disiplinat e tyre.

Në këtë manifestim do të shpallim më të dalluarit për kategoritë e tyre.

Pasi që në sportin e atletikës, bazuar në rregullat e saja: atletët, sipas moshës së tyre, ndahen në 7 kategori, e ato janë:

- Yllka dhe fatosa
-  pionier të rinjë
- pionier
- junior të rinjë
- junior
- senior dhe
- veteranë.

Përveç  më të mirëve në të gjitha kategoritë e lartcekura, do të shpërblehen edhe:
- Trajneri më i mirë i viti 2021
- Punëtori sportiv i vitit 2021
- Klubi i mirë i viti 2021
-   Bashkëpunëtorët e Federatës,
-   Donatorët e FAK-ut”,
njofton Federata e Atletikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat