Kombëtarja e Kosovës synon medalje në Kampionatin Ballkanik U-18 në atletikë, që do të mbahet nesër në Tivar të Malit të Zi.
Atletët janë mirë të përgatitur dhe në secilën disiplinë, qoftë vrapuese qoftë teknike, kërkojnë më të mirën.
Halil Sylejmani, president i Federatës së Atletikës së Kosovës, beson e shpreson në paraqitje sa më të mirë dhe të kthehen me rezultate dinjitoze nga Tivari.
“Federata Atletike e Kosovës me atletët Junior (U-18) do të përfaqësojë Kosovën në Kampionatin Ballkanik të Atletikës me tetë atlet, 6 meshkuj dhe 2 femra.
Atletët tanë që do e përfaqësojnë Kosovën në Kampionatin Ballkanik janë: Olti Bytyqi në disiplinën 800 metra, Ezan Kryeziu në disiplinën 800 metra, Enis Bytyqi (400 metra), Emine Januzi (100 metra), Delvinë Hajdari (100 metra), Albian Kuqi (hedhja e gjyles), Amel Abazoviq (hedhja e diskut) dhe Ibush Ademi (kërcim së gjati), njofton Federata e Atletikës së Kosovës.
.
Ekipi i Kosovës është në përbërje të kryetarit Halil Sylejmani, udhëheqësi i ekipit Adrian Mazreku, trajnerët: Kadri Shala dhe Faik Baliq.